SHBA mirëpret vendimin e Kosovës për propozimin evropian
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të pranuar propozimin evropian për dialogun me Serbinë është mirëpritur nga Shtetet e Bashkuara. Këtë e ka deklaruar të premten Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Në një postim në Twitter ai tha se ka biseduar për këtë çështje me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. “Tani na […]
Kurti ‘i gatshëm për takimin e radhës’ me Vuçiq
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i gatshëm për takimin e radhës me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Këtë e ka konfirmuar Kurti gjatë një bisede telefonike me Këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet. “Kryeministri Kurti konfirmoi gatishmërinë e tij për takime të radhës të nivelit të lartë politik dhe shprehu pajtimin e tij […]
Opozita proteston në Shqipëri: Kërkohet largimi i Kryeministrit Rama
Opozita në Shqipëri zhvilloi të shtunën protestë kundër Qeverisë. Sali Berisha dhe Ilir Meta dolën nga selitë e tyre dhe iu drejtuan bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. I pari foli kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili akuzoi qeverinë Rama për korrupsion dhe që po përdoret pushteti për të kapur shtetin. Më i gjatë […]
‘Përplasje mes grupeve dhe plaçkitje’ në qytezat turke të goditura nga tërmeti
Dy organizata gjermane që po ndihmonin në operacionet e kërkim-shpëtimit në rajonet e goditura nga tërmeti në Turqi kanë ndërprerë punën për shkak të sigurisë, pas raportimeve se disa grupe të paidentifikuara kanë filluar të përleshen mes vete. Gjithashtu, është raportuar se kanë ndodhur edhe të shtëna me armë. Grupi gjerman për kërkim dhe shpëtim […]
Tërmeti në Turqi: Numri i viktimave kalon 25,000
Numri i viktimave si pasojë e tërmetit në Turqi ka kaluar 25,000 dhe shpresat për të shpëtuar më shumë të gjallë janë duke u shuar edhe pse çdo ditë po ndodhin raste mrekullie të shpëtimeve. Dy tërmete goditën të hënën pjesën jugore të Turqisë, duke shkaktuar viktima dhe shembje të ndërtesave në tërritorin turk dhe […]
PE i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të përparojnë në procesin e dialogut
Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të avancojnë në procesin e dialogut që ndërmjetëson Brukseli. Këto komente janë bërë në një debat që është zhvilluar në këtë komision lidhur me raportet për Kosovën dhe Serbinë. Këto dy raporte janë hartuar nga raportuesit për këto dy […]
Roger Waters: Dënoj pushtimin e Ukrainës nga Rusia, por dënoj edhe provokatorët
Muzicienti i njohur anglez, ylli i grupit Pink Floyd, Roger Waters, ka mbajtur një fjalim para ambasadorëve në Kombet e Bashkuara ku ka dënuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia, por ka dënuar edhe “provokatorët” që sipas tij kanë nxitur këtë luftë. Rogers mbajti fjalim në Këshillin e Sigurimit përmes video-lidhjes, me ftesë të Rusisë. “Pushtimi […]
Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi arrin mbi 7,000
Më shumë se 7,200 persona kanë humbur jetën nga dy tërmetet që ndodhën të hënën në pjesën jugore të Turqisë, derisa me mijëra kanë mbetur të lënduar. Frika është se numri i viktimave do të shumëfishohet. Tërmeti i parë ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, me shkallë 7.8 afër qytetit Gaziantep. […]
Kurti: Pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
Qeveria e Kosovës e pranon propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë e ka deklaruar të hënën Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit që zhvilloi në Prishtinë me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Kurti tha se e konsideron si bazë të mirë propozimin e […]
Dy tërmete të fuqishme: Mbi 2,000 të vdekur në Turqi dhe Siri
Një tërmet i shkallës 7.8 ka goditur të hënën në mëngjes pjesën jugore të Turqisë dhe disa orë më vonë edhe një tjetër i shkallës 7.5 duke shkaktuar mijëra viktima në territorin turk dhe në Siri. Deri tani, raportohet për gjithsej 2,300 viktima në të dy shtetet dhe me mijëra të lënduar. Zëvendëspresidenti turk, Fuat […]