Borrell: Ne mbështesim liberalizmin e vizave për Kosovën

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se Kosovës duhet t’i ofrohet liberalizimi i vizave. “Ne e mbështesim liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka deklaruar Borrell të hënën. Gjatë një takimi në Bruksel, Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutuan edhe për Ballkanin Perëndimor. Dialogu Kosovë – Serbi ka […]

Turqia nuk ka ‘qëndrim pozitiv’ për futjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Turqia nuk përkrah anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO pasi i cilëson si vende që brenda parlamenteve të tyre kanë përkrahës të terrorizmit. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se tani për tani nuk përkrah anëtarësimin e këtyre dy vendeve në NATO. “Ato vendet skandinave janë si bujtina të grupeve terroriste. Ka përkrahës […]

Kosova finalizon marrëveshjen 237 milionë dollarëshe me MCC-në

Marrëveshja “kompakt” me vlerë 236.7 milionë dollarë është finalizuar nga Qeveria e Kosovës me Koporatën Amerikane Sfidat e Mijëvjeqarit. Ky program ka dy projekte dhe njëri ka qëllim pavarësimin energjetik të Kosovës, ka thënë Ministrja kosovare e Ekonomisë Artane Rizvanolli. Është projekt mjaft inovativ i cili sheh drejt së ardhmes e cila do të ketë […]

Targat e veturave: Kosova dhe Serbia nuk arrijnë marrëveshje të re

Kryenegociatorët e Kosovës dhe ata të Serbisë nuk kanë arritur të pajtohen për një marrëveshje të re në lidhje me tragat e veturave që futen nga njëri vend në tjetrin. Të premten, pas takimeve të zhvilluara në Bruksel, Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak, njoftoi se nuk është arritur marrëveshje. “Sapo përfunduan takimet […]

Kosova dorëzon kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Ministrja kosovare e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se të enjten është bërë aplikimi për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës. “Kosova meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës dhe kjo procedurë që e kemi nisur sot do përfundojë me anëtarësimin e plotë të Kosovës në këshill të Evropës […]

Akuzat e reja: Ish-krerët e UÇK-së deklarohen të pafajshëm

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u deklaruan të pafajshëm për akuzat e reja të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Në seanca të ndara pranë Dhomave të Specializuara, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, por edhe ish-deputeti, Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për […]

Rusia iu kundërvu agresionit të NATO-s, thotë Putin

Vendet e NATO-s po përgatisnin pushtimin e Donbasit dhe Rusia iu kundërvu në mënyrë parandaluese, ka deklaruar të hënën Presidenti rus Vladimir Putin. Gjatë fjalimit të mbajtur në Sheshin e Kuq, në 77-vjetorin e fitores mbi Gjermaninë naziste, Putin e arsyetoi luftën në Ukrainë si mbrojtje të “tokave tona historike”. “Dhjetorin e kaluar, ne propozuam […]

Protestuesit e bëjnë me ngjyrë të kuqe ambasadorin rus në Poloni

Fytyra e ambasadorit rus në Poloni është bërë e tëra me ngjyrë të kuqe nga protestuesit të cilët e sulmuan atë në shenjë revolte ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë. Ambasadori Sergei Andreyev ishte pjesë e ceremonisë për vendosjen e luleve në një memorial në Varshavë kushtuar ushtarëve rusë të rënë gjatë Luftës së Dytë […]

Kurti pret të arrihen marrëveshje javën tjetër në Bruksel

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur optimist se gjatë javës tjetër mund të arrihen ‘disa marrëveshje’ në Bruksel mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Ai ka deklaruar se një nga marrëveshjet që shpreson të arrihet më 13 maj është edhe ajo për targat  e veturave. “Më 13 maj unë shpresoj që përfundimisht […]