Macron fiton mandatin e ri si president i Francës
Emmanuel Macron siguroi edhe pesë vite të tjera në krye të shtetit francez pas një fitoreje bindëse ndaj rivales Marine Le Pen. Macron fitoi me 58.55% me 41.45%, një diferencë më e madhe nga sa pritej. Lideri i qendrës u tha mbështetësve të ngazëllyer në këmbët e Kullës Eifel se tani zgjedhjet u mbyllën dhe […]
Zgjedhjet në Francë: Projeksionet e nxjerrin Macronin fitues
Projeksionet e televizioneve franceze tregojnë se Emmanuel Macron ka fituar mandatin e dytë në zgjedhjet presidenciale të Francës me 58 për qind të votave.Francezët kanë votuar më 24 prill për tòë zgjedhur presidentin e tyre për pesë vjetët e ardhshëm. Macron ka garuar kundër kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Ajo besohet se […]
Kosova arrin marrëveshje me Bankën Botërore për rreth 51 milionë euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën Botërore, e cila parasheh një mbështetje prej rreth 51 milionë euro për të mundësuar zbatimin e reformave institucionale, që përmirësojnë ambientin e të bërit biznes, rritjen e konkurrencës, dhe mundësimin e tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër. “Gjatë takimeve […]
Ekstradimi i Assange në SHBA duket i pashmangshëm
Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka pranuar kërkesën për apel të Julian Assange, duke e hapur kështu rrugën ekstradimit të themeluesit të WikiLeaks për në Shtetet e Bashkuara. Vendimi i gjykatës fshiu një nga shpresat e fundit se procesi mund të kthehej në favor të tij. Tani fati i 50-vjeçarit Assange është […]
Rusia ‘synon të marrë’ të gjithë Ukrainën jugore dhe lindore
Moska synon të marrë nën kontroll të gjithë Ukrainën jugore dhe lindore, ka deklaruar një gjeneral rus. Agjencitë shtetërore ruse të lajmeve cituan zëvendëskomandantin e qarkut ushtarak qendror të Rusisë, gjeneralin Rustam Minnekayev të thoshte se Moska synonte të merrte Donbasin, ta lidhte me gadishullin e Krimesë dhe të merrte nën kontroll të gjithë jugun […]
Kosovë-Serbi: Vazhdon të jetë në fuqi ‘regjimi i letrave ngjitëse’
Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për mosarritjen e një marrëveshjeje për targat e veturave gjatë takimit të fundit në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Zëdhënësi evropian Peter Stano ka deklaruar se vazhdon të jetë në fuqi marrëveshja e kaluar. Pasi nuk ka një marrëveshje për zgjidhje të përhershme, regjimi i letrave ngjitëse do të vazhdojë […]
Tërmeti në Bosnje i merr jetën një gruaje
Tërmeti që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Bosnje dhe Hercegovinë i ka mrrë jetën një gruaje. Mediat e vendit raportojnë se bëhet fjalë për një grua në të njëzetat nga Stolaci e cila ka vdekur pasi gurët e kanë goditur derisa ishte në shtëpinë e saj në momentet e dridhjes së tokës. Sipas portaleve […]
Në Gjermani, 27 për qind e popullsisë ‘me prejardhje migracioni’
Numri i qytetarëve gjermanë “me prejardhje migracioni” është në rritje. Një sondazh i fundit tregon se më shumë se një e katërta e njerëzve që jetojnë aktualisht në Gjermani, ose janë të lindur jashtë vendit ose kanë të paktën një prind emigrant. Shifrat e fundit të publikuara nga Agjencia Gjermane e Statistikave Destatis, tregojnë se […]
‘Biden jo i ashpër sa duhet me Rusinë’, mendojnë amerikanët
Një sondazh në Shtetet e Bashkuara ka treguar se shumë amerikanë nuk mendojnë se Presidenti Joe Biden është treguar mjaftueshëm i ashpër me veprimet e tij kundër luftës së Rusisë në Ukrainë. Sipas një sondazhi të agjencisë së lajmeve “Associated Press” dhe Qendrës për Kërkime e Çështjeve Publike “NORC”, 54% e amerikanëve mendojnë se Presidenti […]
Përplasja Berisha-Alibeaj, reagon ambasadorja amerikane në Shqipëri
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas përplasjes që ka ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut aktual të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Gjatë seancës plenare, Berisha shtyu bashkëpartiakun e tij duke ia marrë fjalën nga foltorja e Kuvendit. Në reagimin e saj, ambasadorja Kim tha se i përkasin […]