SBASHK pezullon grevën deri në fillim të vitit të ardhshëm

Greva në arsim është pezulluar deri në janar të vitit 2023. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta dijë se greva nuk po përmbyllet. Uroj që Qeveria të marrë mësim të qartë dhe të mos e marrë si deklarim për fitore […]
Më 13 tetor BE-ja diskuton për liberalizimin e vizave për Kosovën

Bashkimi Evropian e ka futur në rend dite diskutimin e çështjes së liberlaizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Presidenca çeke e ka konfrimuar se kjo çështje do të diskutohet më 13 tetor. Në qershor të vitit 2016, Komisioni Evropian pati vlerësuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo […]
Festivali i Kafesë i bënë bashkë shqiptarët dhe serbët në Mitrovicë

Të enjten u mbajt për herë të parë Festivali i Kafesë afër Urës së Ibrit në qytetin e Mitrovicës. Motoja e këtij festivali ishte “Kojshi, hajde n’kafe”, duke i afruar kështu njërin me tjetrin qytetarët e dy pjesëve të qytetit. “Është hera e parë që po shoh diçka të tillë në qytet dhe kisha qejf […]
Në Angli i jepet lamtumira e fundit Mbretëreshës Elizabeta II

Gjatë ditës së hënë, përmes një ceremonie me pjesëmarrjen e liderëve botërorë, në Angli iu dha lamtumira e fundit Mbretëreshës Elizabeta II. Në Pallatin Uindsor u mbajt ceremonia përmbyllëse e varrimit të Mbretëreshës britanike. Udhëheqësi i ceremonisë, David Conner, u ka thënë mysafirëve se janë mbledhur për “t’ia dorëzuar Zotit, shpirtin e shërbëtores së saj, […]
Këshilli i Prindërve këshillon disa veprime në kohën e grevës në shkolla

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar në lidhje me grevën në shkollat publike të organizuar nga SBASHK-u. Përmes një njoftimi, ky këshill ka ofruar disa pika duke i bërë thirrje këshilleve të prindërve nëpër shkollat e vendit që t’i ndërmarrin ato. Në një nga këshillat, u bëhet thirrje prindërve që t’i dërgojnë fëmijët për […]
SHBA ndan miliona dollarë ndihmë për mbrojtjen e vendeve të Ballkanit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndajnë miliona dollarë ndihmë ushtarake për aleatët në Evropë, përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në njoftimin e Misionit amerikan në Nato bëhet e ditur për ndihmën përmes investimeve afatgjate për aleatët, ku përfshihet Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, por jo edhe Serbia. Nuk dihet ende se […]
“Nuk jemi në nxitim”, thotë Putin

Presidenti rus Vladimir Putin u zotua të premten të vazhdojë sulmin ndaj Ukrainës, pavarësisht kundërofensivës së fundit të forcave ukrainase dhe paralajmëroi se Moska mund të intensifikojë sulmet nëse forcat ukrainase vënë në shënjestër termocentralet dhe infrastrukturën tjetër në Rusi. Duke folur me gazetarët të premten pas pjesëmarrjes në një takim të Organizatës së Bashkëpunimit […]
21 vite nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA

Në Shtetet e Bashkuara janë kujtuar viktimat e sulmeve terroriste të kryera 21 vite më parë, në 11 shtatorin e vitit 2001. Një tingull kambane dhe një moment heshtjeje shënuan fillimin e përkujtimores në të ashtuquajturën pikën zero në Nju Jork, ku kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë u shembën nga sulmet e […]
Rritje e lartë e numrit të migrantëve të parregullt drejt BE-së

Një raport i Agjensia e Rojes Kufitare dhe Bregdetare e BE-së, Frontex, publikuar të premten, pohon se në tetë muajt e parë të këtij viti, në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian është shënuar numri më i lartë i migrantëve të parregullt që nga viti 2016. Sipas policisë evropiane të ruajtjes së kufijve rreth 188.200 […]
SHBA me sanksione ndaj Iranit për sulmet kibernetike

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe drejtuesit të këtij institucioni, me lidhje me sulmet kibernetike të kryera gjatë muajit korrik. Sanksionet e vendosura të premten u tha se kanë të bëjnë edhe me aktivitete të tjera kibernetike të Republikës Islamike ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre. Ky […]