Deputetja ukrainase Friz falënderon Kosovën
Deputetja ukrainase, Iryna Friz, ka falënderuar Kosovën për mbështetje në kohën kur vendi i saj po përballet me rrezikun e luftës nga Rusia. Duke shpërndarë postimin e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, në përkrahje të Ukrainës, deputetja Friz ka bërë thirrje që të krijohen marrëdhënie zyrtare me shtetin e Kosovës. “Faleminderit shumë miqve tanë nga […]
Opozita bëhet njëzëri kundër shtrenjtimit të energjisë
PDK, LDK dhe AAK janë bërë bashkë për të kundërshtuar Qeverinë në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike. Të mërkurën, në Kuvendin e Kosovës dështoi të miratohet rezoluta e opozitës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Vetëm 30 deputetë morrën pjesë në votim, duke mos ofruar kuorumin e mjaftueshëm. Pas kësaj, përfaqësuesit e tri partive kryesore […]
AKK nis procedurat hetimore ndaj zyrtarve të Listës Serbe
Për shkak të mos raportimit te rregullt të pasurive apo të dhënave të tyre, ndaj disa zyrtarëve të Listës Serbe kanë filluar procedurat hetimore. Agjencia kundër Korrupsionit ka bërë të ditur se zyrtarët ndaj të cilëve kanë filluar hetimet mbajnë pozita të ndryshme në nivel qendror dhe lokal në institucionet e Kosovës. Siç transmeton Kallxo.com, […]
Kërcënimi nga Rusia: SHBA dhe Britania tërheqin një pjesë të stafit nga ambasadat në Kiev
Shqetësimet rreth situatës në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë kanë bërë që Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe të largojnë një pjesë të stafit nga ambasadat e tyre në Kiev. Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë urdhëruar largimin e familjarëve të punonjësve në ambasadën në Kiev dhe thanë se të gjithë qytetarët amerikanë duhet […]
‘Rusia dëshiron një qeveri pro-ruse në Ukrainë’, thotë Ministria e Jashtme e Britanisë
Minisria e Jashtme e Britanisë së Madhe ka lëshuar një deklaratë ku thekson se ka informacione që tregojnë se Rusia dëshiron të imponoj një qeveri pro-ruse në Ukrainë. Sipas deklaratës, thuhet se qeveria ruse po ndihmonte ish-deputetin ukrainas Yevhen Murayev të vendosej në krye të një qeverie pro-ruse, transmeton VOA. Londra nuk dha asnjë provë […]
Franca propozon dialog mes BE-së dhe Rusisë
Një dialog ‘të organizuar dhe të rregullt’ mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë, është propozimi që ka ofruar Franca. Nënsekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane, Clement Bonn, ka thënë se ndoshta BE-ja nuk është duke bërë mjaftueshëm në lidhje me sigurinë përballë fuqisë lindore. “Ajo që duhet të bëjmë është të qëndrojmë të bashkuar si perëndimorë, […]
Rikthehet në operim blloku B-2 i Termocentralit Kosova B
Gjatë mesnatës të së dielës është rikthyer në funksion blloku B-2 i Termocentralit Kosova B. Ka qenë Kryeministri Albin Kurti që njoftoi për rikthimin e këtij blloku e që më pas u konfirmua edhe nga Korporata Energjetike e Kosovës. Në njoftimin e KEK thuhet se njësia B-2 është duke prodhuar me kapacitet të plotë dhe […]
Masat e reja anti-Covid: Lëvizja ndalohet në ora 22:00
Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten mbrëma masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit. Me masat e reja, lëvizja e qytetarëve ndalohet nga ora 22:00 deri në 05:00. Aktivitetet e gastronomisë lejohen deri në orën 21:00. Muzika në lokalet e gastronomisë lejohet deri në orën 20:30, transmeton Gazeta Express. Masat e reja nuk parashohin […]
Situata me Covid-19: Nuk pritet mbyllja e shkollave
Ministria e Arsimit nuk parasheh mbylljen e shkollave edhe pse është rritur numri i fëmijëve të infektuar me variantin e ri të koronavirusit. Zëvendësministri Dukagjin Pupovci ka thënë se do të vazhdohet me respektimin e masave ekzistuese. “Një masë radikale mund të jetë mbyllja e shkollave për një periudhë të caktuar, por nuk shohim që […]
Në Mal të Zi, kryeministri kërkon zgjedhje të reja parlamentare
Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare duke thënë se vendi ndodhet në krizë politike. Pas përpjekjes së URA dhe PSD dhe satelitëve të tyre për të formuar qeveri të re të minorancës, është bërë e qartë se zgjedhjet e reja janë e vetmja rrugë për të […]