Liderët evropianë në Tiranë: Të përshpejtohet procesi i anëtarësimit të Ballkanit
Të hënën në Tiranë është mbajtur samiti njëditor i Procesit të Berlinit, ku të pranishëm ishin liderë evropianë përfshirë kancelarin gjerman Olaf Scholz. Scholz, ndër të tjera, deklaroi se “20 vjet pasi këtyre vendeve iu premtua pranimi, kjo duhet të ndodhë shumë shpejt”. Vendeve të Ballkanit Perëndimor u është premtuar perspektivë evropiane prej vitit 2003, […]
Franca në “nivelin më të lartë” shtetëror kundër terrorizmit pas sulmit në një shkollë
Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne, e ka vënë vendin në gjendjen më të lartë të alarmit kundër terrorizmit pasi një sulmues goditi për vdekje me thikë një mësues dhe plagosi një mësues tjetër dhe një roje sigurie. Sulmi ndodhi të premten paradite në shkollën e mesme Gambetta në qytetin verior Arras. Sulmuesi është arrestuar dhe është […]
Vritet një gazetar i Reuters në jug të Libanit
Një gazetar i agjencisë së lajmeve Reuters është vrarë të premten në pjesën jugore të Libanit, ka njoftuar agjencia e lajmeve përmes një deklarate. “Ne jemi thellësisht të pikëlluar kur mësuam se videografi ynë, Issam Abdallah, është vrarë”, thuhet në deklaratë. “Issam po punonte si pjesë e një ekipi të Reuters në Libanin jugor, i […]
“Veriu i Kosovës, vatër më e nxehtë se BeH”, thotë Milan Nic
Hulumtuesi i lartë në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, Milan Nic, ka konsideruar se tani për tani pjesa veriore e Kosovës është “vatër më e nxehtë” se Bosnja e Hercegovina për të shpërthyer në një konflikt të armatosur. “Veriu i Kosovës është vatër me e nxehtë se Bosnja e Hercegovina, që janë dy situata […]
Egjipti kishte paralajmëruar Izraelin përpara se Hamasi ta sulmonte, thotë kryetari i komitetit amerikan
Izraeli ishte paralajmëruar nga Egjipti për sulme të mundshme që mund të ndodhnin nga terriori i Gazës, tre ditë para sulmit të së shtunës të kryer nga Hamasi në pjesën jugore të territorit izraelit. Kështu ka deklaruar Kreu i Komitetit amerikan të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Michael McCaul. Pas kësaj ka reaguar […]
BBC mbron qëndrimin për mos t’i quajtur ‘terroristë’ anëtarët e Hamasit
Mediumi publik britanik, BBC, ka mbrojtur qëndrimin e vet për t’i mos përshkruar personat e organizatës palestineze Hamas si “terroristë” edhe pas sulmit të fundit në Izrael ku kanë mbetur të vdekur mbi 1,000 persona. Ky qëndrim i mediumit britanik ka nxitur shumë reagime. Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps, tha se […]
Policia e Kosovës pranon shtatë dronë nga SHBA-ja
Policia e Kosovës ka pranuar të mërkurën shtatë dronë të dhuruar nga Shtetet e Bashkuara si pajisje që do t’i shërbejnë për misione vëzhguese dhe taktike. Donacioni amerikan për Policinë e Kosovës vjen rreth tri javë pasi ajo u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 […]
Stoltenberg: Rritja e pranisë së NATO-s në Kosovë është e rëndësishme
Shtimi i trupave të NATO-s në Kosovë përmes misionit të KFOR-it është një hap i rëndësishëm, ka deklaruar Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. “Kemi parë rritje të re të tensioneve atje, prandaj është e rëndësishme që NATO-ja ka rritur praninë e saj në Kosovë”, tha Stoltenberg të mërkurën, transmeton REL. Më 6 tetor, […]
Borrell: Izraeli po bënë veprime kundër ligjit ndërkombëtar
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell ka thënë se blloku kundërshton një rrethim total të Gazës. “Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por kjo duhet të bëhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar, ligjin humanitar. Dhe disa vendime janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.” Borrell foli pas një takimi urgjent të ministrave […]
Biden: “Një e keqe e paimagjinueshme” ka goditur Izraelin
Populli i Izraelit është goditur nga ‘një e keqe e paimagjinueshme’, ka deklaruar të martën Presidenti amerikan Joe Biden. “Ka momente në jetë … kur një e keqe e paimagjinueshme godet botën. Populli i Izraelit jetoi një moment të tillë këtë fundjavë,” tha Biden duke folur nga Shtëpia e Bardhë. “Ky është një akt i […]