Opozitari rus Navalny dënohet me 19 vjet burgim

Politikani rus Aleksei Navalny është dënuar të premten me 19 vjet burgim nga një gjykatë në Moskë. Navalny është shpallur fajtor nën akuzat për ekstremizëm në lidhje me Fondacionin e tij Kundër Korrupsionit. Dënimi i ri e gjen politikani opozitar rus duke mbajtur dënimin e tij me burgim prej nëntë vite. Gjykata në Moskë, e […]
Samiti i NATO-s: Duhet përkushtim i vazhdueshëm ndaj Ballkanit Perëndimor

Shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të një rëndësie strategjike për NATO-n dhe kërkohet përkushtim i vazhdueshëm për sigurinë dhe stabilitetin e këtij rajoni, është thënë të martën në ditën e parë të samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë. “Ne do të vazhdojmë ta përmirësojmë dialogun tonë politik dhe bashkëpunimin praktik, me qëllim të mbështetjes […]
Aleksandar Vulin sanksionohet nga SHBA për “veprime korruptive dhe destabilizuese”

Shefi i inteligjencës së Serbisë, Aleksandar Vulin, është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përfshirje në aktivitete korruptive dhe destabilizuese. Kështu ka njoftuar Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit. Vulin është Drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), derisa më herët ka shërbyer si ministër […]
Kosovës dhe Serbisë nuk po u dërgohen të njëjtat mesazhe të forta, thotë Serwer

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë duke bërë gabim të rëndë duke mos u dërguar “të njëjtat mesazhe të forta” Kosovës dhe Serbisë, thotë Profesori amerikan Daniel Serwer. “Jam i sigurt se Kryeministri [Kurti] është në dijeni të shqetësimeve amerikane. Jam i sigurt se edhe Presidenti Vuçiq po ashtu, por Uashingtoni dhe Brukseli nuk […]
Kancelari Scholz: Zgjedhjet në veri të Kosovës të mbahen sa më shpejt

Zgjedhjet e reja në komunat në veri të Kosovës duhet të mbahen sa më shpejt dhe të ketë një pjesëmarrje të lartë të votuesve, ka deklaruar Kancelari gjerman Olaf Scholz. Në prag të Samitit të Bashkimit Evropian ku do të flitet edhe për Kosovën, kancelari gjerman Olaf Scholz kërkon vënien në jetë të Marrëveshjes së […]
Kurti shpalos hapat për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti paraqiti të enjten një plan tetë pikësh për shtensionimin e situatës në veri të vendit. Kryeministri Kurti tha se Kosova është e gatshme të hedh hapa drejt shtensionimit të situatës në veri të vendit, duke theksuar nevojën për ndërmarrje të veprimeve urgjente drejt këtij qëllimi. “Hapat që ne i konsiderojmë […]
Kosova i shpall organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”

Qeveria e Kosovës i ka shpallur organizata terroriste dy “formacione ilegale” të cilat veprojnë në veri të vendit. “Bazuar në vlerësimet e institucioneve të sigurisë së Kosovës, formacionet ilegale ‘Mbrojtja Civile’ dhe komponenti i saj, ‘Brigada e Veriut’, paraqesin kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës”, ka deklaruara Kryeministri i […]
Këshilli Evropian mbështet idenë e një konference për Kosovën dhe Serbinë

Këshilli Evropian i ka dhënë mbështetje idesë për organizimin e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë për të arritur normalizimin e raporteve mes dy shteteve. “Mendoj se ka ardhur koha të kemi një qasje globale dhe të bëjmë hapa të qartë drejt normalizimit [të marrëdhënieve Kosovë-Serbi]”, ka deklaruar Presidenti i KE-së, Charles Michel. Michel […]
Tahiri: Rama po tregohet i anshëm, “i afërt me Vuçiqin”

Rama është i anshëm dhe i afërt me Serbinë, ka deklaruar ish-diplomatja kosovare Edita Tahiri duke komentuar propozimin e Kryeministrit të Shqipërisë për të kontribuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. “Në praktikën e negociatave, praktikohet që ndonjë palë e tretë dëshiron të japë shërbime të mira por në ato raste pala e tretë duhet […]
Policia kap sasi të madhe armatimi në Zveçan

Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të madhe armatimi afër Komunës së Zveçanit dhe sipas Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, me këtë aksion është parandaluar një sulm terrorist. “Falë angazhimit intenziv të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës dhe informatave/inteligjencës së pranuar, sot është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, rreth 100m […]