Osmani: Të punojmë bashkë ‘për ta rrëzuar’ regjimin e Putinit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se vendet perëndimore duhet të bëhen bashkë dhe të ‘rrëzojnë’ regjimin e Presidentit rus Vladimir Putin. “Nëse e lejojmë Putinin të marrë atë që do, do të jetë fundi i demokracisë që njohim”, ka thënë Osmani për televizonin Al Jazeera. “Prandaj, vendet të vogla dhe të mëdha […]
Biden: Të vazhdojmë me sanksione, ‘kështu do të ndalet Putin’

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se NATO kurrë nuk ka qenë më e bashkuar, e kundërta e asaj çfarë ka pritur Presidenti rus Vladimir Putin. Gjatë konferencës për media nga samiti që po mbahet në Bruksel, presidenti amerikan njoftoi për sanksionet ndaj 400 individëve dhe entiteteve, përfshirë ato ndaj më shumë se 300 anëtarëve […]
Vdes ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright

Ka vdekur në moshën 84 vjeçare ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright. Shumëherë e cilësuar si “kampione e demokracisë”, Albright do të kujtohet për rolin e saj në përpjekje për të ndaluar spastrimin etnik në Kosovë gjatë fundit të shekullit të kaluar. Një veterane me karrierë të gjatë në politikën e jashtme të SHBA-ve, Albright […]
Zgjedhjet e Serbisë: Serbët e Kosovës mund të votojnë në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se serbët e Kosovës mund të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi, duke votuar në komunat brenda territorit serb. Kosova ka refuzuar propozimin e vendeve të QUINT-it rreth votimit të serbëve në territorin e saj për zgjedhjet e Serbisë. Kryeministri Albin Kurti pas takimit virtual […]
Kurti: NATO nuk po bënë mjaftueshëm për Ukrainën

Aleanca e NATO-s nuk është duke bërë mjaftueshëm në ndihmë të Ukrainës, ka deklaruar Kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Kur është pyetur nga BBC për qëndrimin e tij në lidhje me zonën e ndalim-fluturimit mbi qiellin e Ukrainës, Kurti ka kërkuar që të bëhet më shumë në ndihmë të popullit ukrainas. “NATO-ja e di më […]
DASH: Kosova ‘të mos devijojë’ nga plani për tranzicion të FSK-së

Shtetet e Bashkuara i mirëpresin aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO, por kërkesat për anëtarësim janë komplekse dhe kërkojnë një qasje afatgjate dhe të kujdesshme, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit. Përgjigjja nga Departamenti amerikan i Shtetit vjen pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një letre […]
Lulzim Basha jep dorëheqje si kryetar i Partisë Demokratike

Lulzim Basha ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Në mbledhjen e përbashkëte të kryesisë, grupit parlamentar dhe kolegjit të kryetarëve të PD-së, Basha të hënën njoftoi se ka dhënë dorëheqje për shkak të krizës së thellë që ka përfshirë partinë. Vendimi i Bashës vjen pas rezultatit në zgjedhjet e […]
Osmani i kërkon Bidenit ‘përkrahje aktive’ për anëtarësim të Kosovës në NATO

Presidentja Vjosa Osmani i ka dërguar letër Presidentit amerikan Joe Biden për t’i kërkuar ndihmë ‘aktive’ në procesin drejt anëtarësimit të Kosovës në NATO. Në letrën e saj, Osmani ka shkruar se Kosova aktualisht është një faktor kyç në promovimin e stabilitetit rajonal dhe ka përmendur arritjet e shtetit në respektimin e demokracisë. Sic transmetin […]
Kosova aplikon këtë vit për anëtarësim në BE, thotë Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se gjatë këtij viti Kosova do të aplikoj për anëtarësim në Bashkimin Europian. Në një intervistë për televizionin zviceran Blick, Kurti tha se shpreson që gjatë vitit pesë shtetet e BE-së që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës të bëjnë hapin e madh drejt njohjes. “Ne do të […]
Biden e thotë për herë të parë: ‘Putin është një kriminel lufte’

Presidenti amerikan, Joe Biden, e quajti për herë të parë presidentin rus Vladimir Putin ‘një kriminel lufte’ , pasi forcat ruse goditën edhe një herë civilë në pushtimin e tyre të Ukrainës. Biden bëri komentin në përgjigjen e tij ndaj një gazetari, i cili e pyeti nëse mendonte se Putin po kryente krime lufte. “Po, […]