BE me ligje më të rrepta kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Bashkimin Evropian duhet të bëhet më efektive. Përfaqësuesit e shteteve anëtare dhe Parlamenti Evropian kanë rënë dakord të zgjerojnë ndjeshëm një direktivë ekzistuese për ndjekjet penale. Sipas Presidencës belge të Këshillit të BE, ndryshimet e planifikuara parashikojnë, ndër të tjera, që personat që me vetëdije përdorin shërbimet e viktimave […]

Dorëhiqet Kryeministri maqedonas Kovaçevski

Të dielën, në Maqedoninë e Veriut pritet të miratohet qeveria teknike pasi të enjten dhanë dorëheqje Kryeministri Dimitar Kovaqevski dhe Kryeparlamentari Talat Xhaferi. Në krye të qeverisë teknike do të vijë Talat Xhaferi, kryetar i deritashëm i Parlamentit. Në këtë mënyrë Maqedonia e Veriut do të ketë për herë të parë një kryeministër shqiptar, megjithëse […]

Rusia mund t’i përdorë armët bërthamore, thotë raporti i IISS

Një raport i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS) thotë se Rusia tani po e sheh si të mundshme përdorimin e armëve taktike bërthamore. “Rusia tani ka më pak besim në aftësitë e saj konvencionale për shkak të gjithçkaje që ka humbur në luftën me Ukrainën”, thotë William Alberque, autor i raportit dhe Drejtor i […]

Osmani-Pendarovski: Na bashkon rruga e integrimit evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur të enjten Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Sipas njoftimit të Presidencës, në këtë takim Osmani ka deklaruar se për të dy vendet “procesi i integrimit evropian është prioritet që na bashkon”.      Osmani ka thënë se përfshirja e Kosovës në Partneritetin për Paqe, e më pas […]

NATO nis stërvitjen më të madhe në dekada

Derisa tensionet gjeopolitike po përshkallëzohen, NATO-ja ka nisur stërvitjen e saj më të rëndësishme ushtarake që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Krahas rreth 90 mijë ushtarëve, edhe aeroplanë, helikopterë, dronë, tanke dhe makineri të tjera ushtarake të shteteve anëtare të NATO-s do të jenë pjesë e manovrave tokësore, detare dhe ajrore deri në muajin […]