LDK-ja nis konventën për ‘hartimin e programit ideologjik’

Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar të premten mbajtjen e Konventës së saj programore, qëllim i së cilës do të jetë hartimi i programit ideologjik dhe qeverisës të partisë. “Do të flasim për të ardhmen e të djathtës së Kosovës, për politikën e jashtme në sferën e re gjeopolitike, për mërgatën tonë bashkëpunimin rajonal, do […]

Rama: Kosova dhe Serbia ‘të arrijnë paqen përfundimtare’

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun dhe të ‘arrijnë paqen përfundimtare’. “Është në interesin e të dyja palëve, që të bëjnë paqen përfundimtare”, ka thënë Rama pas takimit me Komisionarin e Bashkimit Evropian për zgjerim e fqinjësi, Oliver Varherley. “Paqja nuk bëhet me mikun, paqja bëhet […]

Mbi 100 mijë punonjës preken nga rritja e pagës minimale, thotë raporti i GAP

Rritja e pagës minimale në 264 euro prek rreth 30% të tregut të punës apo rreth 105 mijë punonjës, thuhet në raportin e publikuar nga Instituti për Hulumtime të Avancuara – GAP. Në raportin e bazuar nga të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës thuhet tutje se 94% e të afektuarve nga rritja e pagës […]

Dritan Abazoviq zgjedhet Kryeministër i Malit të Zi

Kuvendi i Malit të Zi ka zgjedhur të enjten Dritan Abazoviqin si kryeministër të ri të vendit. Për zgjedhjen e Qeverisë votuan 45 deputetë nga gjithsej 81 sa janë në Parlamentin malazias, ndërsa 3 përfaqësues të socialdemokratëve ishin kundër. Për kabinetin e Abazoviqit votuan 16 deputetë të partive që përbëjnë Qeverinë nga Lëvizja Qytetare URA, […]

Zelensky do t’i flas Kuvendit të Shqipërisë

Presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky do të mbaj një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë përmes një video-lidhjeje më 3 maj. Lajmi është konfirmuar tashmë edhe nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla e cila ka thirrur për mbledhjen e seancës së posaçme të Kuvendit. Më herët Zelensky ka mbajtur fjalime në parlamentet e vendeve europiane, […]

Kancelari Scholz do të pres në takim Kurtin dhe Vuçiqin

Javën e ardhshme, Kancelari gjerman Olaf Scholz do të takoj Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Të dy takimet do të zhvillohen në Berlin dhe liderët e vendeve nga Ballkani do të priten ndaras në takime, transmeton DW. Në qendër të takimeve do të jenë “qëndrimet ndaj luftës agresore të […]

Osmani: Jemi përgjithmonë falënderues për kontributin sekretares Albright

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur Madeleine Albrightin “gardiane të lirisë e demokracisë” dhe zë i fuqishëm i popullit të Kosovës. Ajo, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, të mërkurën morën pjesë në ceremoninë mortore për ish-sekretaren amerikane, Albright. Ajo vdiq më 23 mars. “Jemi përgjithmonë falënderues për kontributin e jashtëzakonshëm të sekretares […]

Në Kosovë shënohet Dita e të Zhdukurve

Në shënim të Ditës së të Zhdukurve të Kosovës, Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ka ndriçuar ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës me numrin 1617, që është numri i personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës në Kosovë. “Duke e nxjerrë në dritë krimin ndaj popullit tonë, ne mund të shtyjmë ndërgjegjen ndërkombëtare […]

Von der Leyen: Rusia po përdor gazin për shantazh

Kremlini njoftoi ndërprerjen e furnizmimit me gaz natyror të Bullgarisë dhe Polonisë, ndërsa kërcënoi se do të ndërpresë furnizimet edhe për vende të tjera. Zyrtarët evropianë e shohin vendimin rus si provokim të radhës dhe thanë se Moska po e përdor si shantazh ndërprerjen e gazit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha […]

Shefi i OKB-së viziton Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, njoftoi se të mërkurën ka arritur në Ukrainë, një ditë pasi vizitoi Moskën, ku u takua me presidentin rus, Vladimir Putin. “Kam arritur në Ukrainë pasi kam vizituar Moskën. Ne do të vazhdojmë punon tonë për të zgjeruar mbështetjen humanitare dhe për të ofruar evakuim të […]