Izraeli reagon pas deklaratës së Lavrov për Hitlerin

Izraeli zyrtar ka reaguar pas deklaratave të Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavror në lidhje me origjinën e ish-liderit nazist gjerman Adolf Hitler. Në një paraqitje të tij, Lavror deklaroi se edhe Hitleri “kishte gjak hebre”, duke thënë se “disa nga antisemitët më të këqij janë hebrenj”. “Fakti nuk i mohon elementet naziste në Ukrainë. […]

Abazoviq uron Fitër Bajramin nga xhamia në Ulqin

Kryeministri i sapozgjedhur i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar festën e Fitër Bajramit, pasi e ka falur atë në Xhaminë e Madhe në Pinjesh të Ulqinit, të hënën. Ai iu bashkua dhjetëra ulqinakëve në faljen e Bajramit. Me disa pamje të publikuara nga xhamia ku e ka falur namazin e Bajramit, Abazoviqi ka […]

“Thysenkrup – Polysius” do të ndërtojë fabrikën e çimentos në Klinë

Kompania gjermane “Thyssenkrupp – Polysius” do të ndërtoj fabrikën e çimentos në Klinë, duke sjellë kështu eksperiencën e saj 160 vjeqare në shërminin e të gjitha impianteve dhe sistemeve industriale. Tre inxhinierët e kompanisë “Thysenkrup – Polysius” vizituan zonën ku planifikohet të ndërtohet fabrika dhe u zotuan se do ta dizajnojnë në përputhje me standardet […]

LDK-ja nis konventën për ‘hartimin e programit ideologjik’

Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar të premten mbajtjen e Konventës së saj programore, qëllim i së cilës do të jetë hartimi i programit ideologjik dhe qeverisës të partisë. “Do të flasim për të ardhmen e të djathtës së Kosovës, për politikën e jashtme në sferën e re gjeopolitike, për mërgatën tonë bashkëpunimin rajonal, do […]

Mbi 100 mijë punonjës preken nga rritja e pagës minimale, thotë raporti i GAP

Rritja e pagës minimale në 264 euro prek rreth 30% të tregut të punës apo rreth 105 mijë punonjës, thuhet në raportin e publikuar nga Instituti për Hulumtime të Avancuara – GAP. Në raportin e bazuar nga të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës thuhet tutje se 94% e të afektuarve nga rritja e pagës […]

Zelensky do t’i flas Kuvendit të Shqipërisë

Presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky do të mbaj një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë përmes një video-lidhjeje më 3 maj. Lajmi është konfirmuar tashmë edhe nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla e cila ka thirrur për mbledhjen e seancës së posaçme të Kuvendit. Më herët Zelensky ka mbajtur fjalime në parlamentet e vendeve europiane, […]

Osmani: Jemi përgjithmonë falënderues për kontributin sekretares Albright

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur Madeleine Albrightin “gardiane të lirisë e demokracisë” dhe zë i fuqishëm i popullit të Kosovës. Ajo, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, të mërkurën morën pjesë në ceremoninë mortore për ish-sekretaren amerikane, Albright. Ajo vdiq më 23 mars. “Jemi përgjithmonë falënderues për kontributin e jashtëzakonshëm të sekretares […]

Në Kosovë shënohet Dita e të Zhdukurve

Në shënim të Ditës së të Zhdukurve të Kosovës, Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ka ndriçuar ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës me numrin 1617, që është numri i personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës në Kosovë. “Duke e nxjerrë në dritë krimin ndaj popullit tonë, ne mund të shtyjmë ndërgjegjen ndërkombëtare […]

Shefi i OKB-së viziton Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, njoftoi se të mërkurën ka arritur në Ukrainë, një ditë pasi vizitoi Moskën, ku u takua me presidentin rus, Vladimir Putin. “Kam arritur në Ukrainë pasi kam vizituar Moskën. Ne do të vazhdojmë punon tonë për të zgjeruar mbështetjen humanitare dhe për të ofruar evakuim të […]

Macron fiton mandatin e ri si president i Francës

Emmanuel Macron siguroi edhe pesë vite të tjera në krye të shtetit francez pas një fitoreje bindëse ndaj rivales Marine Le Pen. Macron fitoi me 58.55% me 41.45%, një diferencë më e madhe nga sa pritej. Lideri i qendrës u tha mbështetësve të ngazëllyer në këmbët e Kullës Eifel se tani zgjedhjet u mbyllën dhe […]