Pensionohet Majlinda Kelmendi, kampionja e botës në xhudo

Dy herë kampionja e botës në xhudo, kosovarja Majlinda Kelmendi është pensionuar nga sporti aktiv. Përmes një ceremonie shtetërore të organizuar të hënën, Kelmendi u nderua nga Presidentja Vjosa Osmani me urdhrin “Shotë Galica” për vepra trimërie dhe guximi. “Ajo me të drejtë cilësohet si legjendë e sportit të xhudos, heroinë e Kosovës. Në tre […]

Aung San Suu Kyi dënohet me dy vite burgim

Liderja e rrëzuar nga pushteti në Myanmar, Aung San Suu Kyi, është dënuar me dy vite burgim nga ushtria që dhjetë muaj më parë mori pushtetin në vend. Gjatë ditës së hënë u bë e ditur se Suu Kyi është dënuar me katër vite burgim për nxitje kundër ushtrisë dhe thyerje të rregullave kundër Covid-19, […]

Trafiku Urban njofton për aplikimin e masave të reja

Nga 6 dhjetori, personat që duan të udhëtojnë me autobusët e Trafikut Urban do t’ju kërkohet t’i plotësojnë masat e reja kundër Covid-19. Pas masave të aprovuara nga Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate Trafiku Urban ka njoftuar se nga e hëna do të lejohen brenda një autobusi vetëm 17 udhëtarë. “Gjithashtu, duke u bazuar […]

Tetë raste me AIDS gjatë këtij viti në Kosovë

Tetë raste të personave të prekur me HIV/AIDS janë shënuar gjatë vitit 2021 në Kosovë. Ky numër është më i madh se vitin e kaluar, kur u regjistruan dy raste. Megjithatë, nga Klinika Infektive thonë se kjo nuk është shqetësuese. “Zakonisht numri i të infektuarve brenda vitit gjithmonë është sjellë 4 deri 5, kemi pasur […]

‘Ndalesat në udhëtime janë të padrejta’, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së

Ndalesat për të udhëtuar ndaj atyre që nuk janë të vaksinuar kundër Covid-19 janë të padrejta, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres. “Derisa virusi nuk njeh kufij, ndalesat për udhëtime të cilat izolojnë një shtet apo rajon janë jashtëzakonisht të padrejta e madje edhe joefektive”, tha Guterres në një konferencë për media. […]

KEDS kërkon rritje të çmimit të energjisë

KEDS ka kërkur nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë që të rritet çmimi i energjisë për 7 për qind. ZRRE-ja aktualisht është duke shqyrtuar kërkesën e KEDS-it, si dhe përmbushjen e kushteve për hapjen e shqyrtimit të jashtëzakonshëm. Në rast se ZRRE-ja vlerëson se janë përmbushur këto kushte do të njoftojë operatorët dhe publikun me […]

Çmimi Ballon d’Or: Lionel Messi e fiton për të shtatën herë

Sulmuesi argjentinas i Paris St-Germain, Lionel Messi, ka fituar çmimin Ballon d’Or (Topi i Artë) për të shtatën herë. Messi, 34 vjeçar, e fitoi këtë çmim për futbollistin më të mirë të vitit 2021 pasi ndihmoi Argjentinën të fitoj Kupën Amerika dhe arriti të shënoj 40 gola gjatë vitit – 28 me Barcelonën, katër me […]

Çfarë dihet deri tani për variantin Omicron?

Një variant i ri i koronavirusit është identifikuar në Afrikën e Jugut, duke shënuar rritje të infeksioneve në provincën Gauteng. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ky varaint “përbën shqetësim” dhe se “provat paraprake sugjerojnë një rrezik të shtuar riinfektimi me këtë variant”, krahasuar me variantet e tjera. Kjo do të thotë që ata persona […]

Frika nga varianti Omicron: Ministria rishqyrton masat këtë javë

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të rishqyrtohen masat që janë në fuqi kundër Covid-19. “Duke pasuar parasysh situatën epidemiologjike lidhur me COVID-19, variantet në qarkullim dhe , me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës, gjatë javës së ardhshme do të rishqyrtohen masat në fuqi dhe do të marren […]

Nga fillimi i pandemisë, në Kosovë u mbyllën mbi 2,600 biznese

Të dhënat nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Ministrinë e Industrisë tregojnë se në Kosovë gjatë këtij viti janë mbyllur 1,330 biznese. Të dhënat tregojnë se gjatë vitit të kaluar ishin mbyllur 1,346 biznese. Pandemia ka detyruar shumë ndërmarrës të mbyllin bizneset e tyre për shkak të mosmbulimit të shpenzimeve. “Ka qenë shumë mirë. […]