AKK nis procedurat hetimore ndaj zyrtarve të Listës Serbe

Për shkak të mos raportimit te rregullt të pasurive apo të dhënave të tyre, ndaj disa zyrtarëve të Listës Serbe kanë filluar procedurat hetimore. Agjencia kundër Korrupsionit ka bërë të ditur se zyrtarët ndaj të cilëve kanë filluar hetimet mbajnë pozita të ndryshme në nivel qendror dhe lokal në institucionet e Kosovës. Siç transmeton Kallxo.com, […]

Franca propozon dialog mes BE-së dhe Rusisë

Një dialog ‘të organizuar dhe të rregullt’ mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë, është propozimi që ka ofruar Franca. Nënsekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane, Clement Bonn, ka thënë se ndoshta BE-ja nuk është duke bërë mjaftueshëm në lidhje me sigurinë përballë fuqisë lindore. “Ajo që duhet të bëjmë është të qëndrojmë të bashkuar si perëndimorë, […]

Rikthehet në operim blloku B-2 i Termocentralit Kosova B

Gjatë mesnatës të së dielës është rikthyer në funksion blloku B-2 i Termocentralit Kosova B. Ka qenë Kryeministri Albin Kurti që njoftoi për rikthimin e këtij blloku e që më pas u konfirmua edhe nga Korporata Energjetike e Kosovës. Në njoftimin e KEK thuhet se njësia B-2 është duke prodhuar me kapacitet të plotë dhe […]

Masat e reja anti-Covid: Lëvizja ndalohet në ora 22:00

Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten mbrëma masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit. Me masat e reja, lëvizja e qytetarëve ndalohet nga ora 22:00 deri në 05:00. Aktivitetet e gastronomisë lejohen deri në orën 21:00. Muzika në lokalet e gastronomisë lejohet deri në orën 20:30, transmeton Gazeta Express. Masat e reja nuk parashohin […]

Situata me Covid-19: Nuk pritet mbyllja e shkollave

Ministria e Arsimit nuk parasheh mbylljen e shkollave edhe pse është rritur numri i fëmijëve të infektuar me variantin e ri të koronavirusit. Zëvendësministri Dukagjin Pupovci ka thënë se do të vazhdohet me respektimin e masave ekzistuese. “Një masë radikale mund të jetë mbyllja e shkollave për një periudhë të caktuar, por nuk shohim që […]

Në Mal të Zi, kryeministri kërkon zgjedhje të reja parlamentare

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare duke thënë se vendi ndodhet në krizë politike. Pas përpjekjes së URA dhe PSD dhe satelitëve të tyre për të formuar qeveri të re të minorancës, është bërë e qartë se zgjedhjet e reja janë e vetmja rrugë për të […]

Paralajmërohet “përditësim” i masave kundër variantit Omicron

Varianti Omicron i koronavirusit do të sjellë “përditësim” të masave kundër përhapjes së virusit, është paralajmëruar të enjten nga qeveria e Kosovës. Pas mbledhjes së Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë Covid-19, është konfirmuar se të gjitha rastet e ditëve të fundit të infektimeve janë me variantin Omicron. Në njoftim thuhet se […]

Roberta Metsola zgjedhet Presidente e Parlamentit Evropian

Roberta Metsola, një politikane kristiandemokrate nga Malta, u zgjodh sot në detyrën e Presidentes së Parlamentit Evropian. Me një mandat prej 2 vitesh e gjysmë, ajo do të zëvendësojë në këtë post David Sassoli, i cili ndërroi jetë javën e kaluar. “Ndihem e nderuar nga kjo përgjegjësi që po më besoni. U premtoj se do […]