Kosova mund t’i shes qymyr Maqedonisë së Veriut

Pas përfundimit të dimrit, Kosova do të mund ta furnizoj me qymyr Maqedoninë e Veriut. Edhe pse tani në Kosovë problemet me energji elektrike vazhdojnë të jenë ditore, sipas drejtorit të KEK-ut gjërat mund të ndryshojnë pas stinës së dimrit. “Sigurisht pas pranverës kur kushtet klimatike janë më të volitshme, dhe kërkesa për energji fillon […]
Shënohet rekord i remitencave në Kosovë

Gjatë vitit 2021 është shënuar rekord i vlerës së remitencave në Kosovë. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, nga muaji janar deri në muajin tetor të këtij viti vlera e remitencave në Kosovë ka arritur në 955 milionë euro apo 160 milionë euro më shumë se vitin 2020. Përveç remitencave, shpenzimet e jorezidentëve në Kosovë, […]
Mbi 100 mijë raste me Covid-19 brenda ditës në Francë

Franca ka regjistruar të dielën numërin më të madh të infektimeve me Covid-19. Mbi 100 mijë raste të reja të infektimeve u regjistruan në vend gjatë njëzet e katër orëve të fundit, numri më i lartë ditor që nga shpërthimi i pandemisë. Edhe numri i pacientëve të shtrirë në spitale për shkak të sëmundjes është […]
24-vjeçi shqiptar vullnetar për ukrainasit kundër Rusisë

Një ish-ushtar i ushtrisë shqiptare ka zgjedh të radhitet si vullnetar në ushtrinë e Ukrainës në pjesën e tensionuar të kufirit me Rusinë. Emanuel Bazanji thotë se ky vendim i tij ka të bëjë me demokracinë. “Ajo që na bashkon është dashuria për lirinë, dashuria për demokracinë dhe dashuria për të ndihmuar njerëzit,” tha Bazanji […]
28 incidente ndaj gazetarëve gjatë këtij viti në Kosovë

Mbi njëqind kërcënime brenda disa ditëve janë regjistruar ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi për shkak të qëndrimeve të tija të shprehura publikisht. Në total, gjatë vitit 2021 në Kosovë janë regjistruar 28 incidente ndaj gazetarëve, ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. “Jo domosdo të gjitha sulme fizike, por ka pasur vazhdimisht kërcënime […]
Maqedoni e Veriut: Shënohet rasti i parë me Omicron

Varianti Omicron është detektuar në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar të premten Ministria maqedonase e Shëndetësisë. Rasti i parë me këtë variant të koronavirusit është bërë në spitalin privat Zhan Mitrev në Shkup, tek një person i cili ka ardhur në vend nga Britania e Madhe, transmeton Alsat M. Bëhet fjalë për një riinfeksion, pacienti […]
Rasti i Gërdecit: Hapet rruga për gjykimin e ish-ministrit Mediu

Gjykata e Lartë në Shqipëri ka rrëzuar ankimin e ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për të rihapur procesin gjyqësor ndaj tij në lidhje me shpërthimin në Gërdec që ndodhi 13 vite më parë. Me vendimin e sotëm, për Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe […]
Tre arsimtarë, një polic dhe një avokat dënohen për keqpërdorim seksual të së miturës nga Drenasi

Disa vite burgim janë dhënë për të akuzuarit në rastin e keqpërdorimit seksual të një të miture nga Drenasi, rast ky që u bë publik gjatë vitit 2019. Arsimtari Shkëlzen Xhekaj është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me katër vjet e gjysmë burgim, transmeton Koha.net. Ai është shpallur fajtor për veprën penale të “keqpërdorimit […]
Kastriot Berisha zgjedhet gazetari i vitit nga AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shpallur gazetarin hulumtues Kastriot Berisha si më të mirin në profesionin e tij për vitin 2021. Berisha është gazetar i portalit Kallxo.com, derisa është vlerësuar për punën e tij hulumtuese në sektorin e drejtësisë. “Shpresoj që ky çmim të jetë mesazh i qartë për të gjithë zyrtarët publikë, për […]
Putin kërcënon perëndimin me masa “ushtarake-teknike”

Rusia do t’i kundërpërgjigjet veprimeve “jomiqësore” të vendeve perëndimore, ka deklaruar Presidenti rus Vladimit Putin. “Në rast të vazhdimit të qëndrimit, dukshëm agresiv, të kolegëve tanë perëndimorë, ne do të ndërmarrim masa e duhura ushtarake-teknike”, tha Putini gjatë një takimi në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë. Putin për javë të tëra ka akuzuar Shtetet e […]