Dhjetra të vdekur nga zjarri në një kishë në Egjipt

Së paku 41 persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të zjarrit në një kishë në Egjipt. Është raportuar se dhjetra të tjerë janë lënduar, derisa shumë nga viktimat kanë humbur jetën nga shtypja e turmës duke u munduar të largohen nga hapësirat e kishës. Në momentin e defektit elektrik që shkaktoi zjarrin mendohet se në […]

Shqipëria e dërgon në Këshillin e Evropës rezolutën kundër Dick Martyt

Shqipëria ka dërguar zyrtarisht në Këshillin e Evropës rezolutën që i konsideron të pabaza pretendimet për kryerjen e trafikut të organeve njerëzore gjatë vitit 1999 nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes rezolutës së miratuar javë më parë në parlamentin shqiptar kërkohet ndryshimi i dokumentit të miratuar në Asamblenë e Këshillit të Evropës më […]

Ambasadori britanik në Shqipëri: Do të ketë ‘non grata’ të tjera gjatë vitit

Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith ka paralajmëruar se do të ketë shpallje ‘non grata’ të tjera nga Britania e Madhe në drejtim të politikanëve dhe biznesmenëve shqiptarë që minojnë sundimin e ligjit. “Ju do të shikoni më shumë rreth kësaj, më vonë këtë vit e më tutje. Kjo do jetë diçka që do të […]

Pahor: Mungon një dialog i fortë mes Kosovës dhe Serbisë

Ka mosbesim mes palëve dhe kjo e pamundëson një dialog të fortë, ka thënë Presidenti slloven Borut Pahor në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. “Nëse nuk ka dialog të fortë, ekziston gjithmonë rreziku që të ndodhin ngjarje të tilla që mund të rrisin tensionet. Aktualisht nuk ka një dialog të fortë”, është shprehur […]

Stoltenberg do të takoj Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të priten në takime në Bruksel nga shefi i Nato-s, Jens Stoltenberg. Takimet do të ndodhin më 17 gusht, një ditë para se Kurti dhe Vuçiq të zhvillojnë raundin e ri të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Sipas njoftimit për media nga […]

Mali i Zi: Vriten 10 persona pas një konflikti familjar

Një tragjedi ka ndodhur pasditen e të premtes në Cetinjë të Malit të Zi, ku raportohet për të paktën 10 persona të vdekur pas një konflikti familjar. Mediat lokale kanë raportuar se një burrë 34 vjeçar ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi disa persona. Jozyrtarisht mediat raportojnë për dhjetë të vdekur dhe gjasht të […]

Sulmohet me thikë shkrimtari Salman Rushdie

Shkrimtari Salman Rushdie është therrur me thikë nga një person derisa po përgatitej të mbante ligjeratë në një institucion edukativ në New York. Policia ka konfrimuar se shkrimtari është therrur në qafë, derisa ndihma e parë i është dhënë në skenë dhe më pas është dërguar në spital përmes helikopterit.   Sulmi ka ndodhur në […]

Kurti: Krimi i organizuar në veri të vendit rrezikon sigurinë kombëtare

Krimi i organizuar në pjesën veriore të Kosovës e rrezikon sigurinë kombëtare, ka deklaruar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në lidhje me situatën e fundit të tensionuar në Mitrovicën Veriore, Kurti tha se ka ekzistuar rreziku që situata të përshkallëzohej në një konflikt të armatosur.   “Padyshim që rreziku ekziston, por ne bëjmë gjithçka që […]

Shqipëri, protestuesit hedhin ngjyrë të kuqe në muret e ministrisë

Protestuesit në Tiranë kanë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe muret e ndërtesës së Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë gjatë protestës së mbajtur ditën e hënë. Kjo protestë është e radhës pasi ditë më parë në plazhin e Himarës u mbyt një vajzë 7 vjeçare nga një ish-shef i Komisariatit i cili e goditi vajzën me […]

SHBA jep edhe 1 miliard dollarë ndihmë për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar edhe 1 miliardë dollarë ndihmë të radhës për Ukrainën, dërgesë kjo ushtarake më e madhja deri tani. Kjo do të jetë dërgesa më e madhe deri më tani e raketave, municioneve dhe armëve të tjera që do të dërgohet direkt nga depot e Departamentit të Mbrojtjes tek forcat ukrainase, transmeton […]