Gjukanoviq pret ‘në të ardhmen e afërt’ përmbyllje të çështjes së demarkacionit

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se pret që çështja e demarkimit të kufirit mes Malit të Zi dhe Kosovës të përmbyllet ‘në të ardhmen e afërt’. “Nëse më pyesni nëse kjo çështje është zgjidhur, përgjigja ime është ‘Po’, dhe nëse duhet ta përmbyllim këtë proces të demarkacionit në terren sepse akoma […]

Kurti takon Këshilltarin amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me e Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, me të cilin kanë biseduar për disa tema të ndryshme. Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson, ka deklaruar se një ndër temat e diskutimit ka qenë edhe gjendja në Ukrainë. “Ata shkëmbyen pikëpamje mbi […]

Borrell: Ne mbështesim liberalizmin e vizave për Kosovën

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se Kosovës duhet t’i ofrohet liberalizimi i vizave. “Ne e mbështesim liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka deklaruar Borrell të hënën. Gjatë një takimi në Bruksel, Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutuan edhe për Ballkanin Perëndimor. Dialogu Kosovë – Serbi ka […]

Targat e veturave: Kosova dhe Serbia nuk arrijnë marrëveshje të re

Kryenegociatorët e Kosovës dhe ata të Serbisë nuk kanë arritur të pajtohen për një marrëveshje të re në lidhje me tragat e veturave që futen nga njëri vend në tjetrin. Të premten, pas takimeve të zhvilluara në Bruksel, Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak, njoftoi se nuk është arritur marrëveshje. “Sapo përfunduan takimet […]

Kosova dorëzon kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Ministrja kosovare e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se të enjten është bërë aplikimi për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës. “Kosova meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës dhe kjo procedurë që e kemi nisur sot do përfundojë me anëtarësimin e plotë të Kosovës në këshill të Evropës […]

Akuzat e reja: Ish-krerët e UÇK-së deklarohen të pafajshëm

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u deklaruan të pafajshëm për akuzat e reja të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Në seanca të ndara pranë Dhomave të Specializuara, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, por edhe ish-deputeti, Rexhep Selimi, u deklaruan të pafajshëm për […]

Rusia iu kundërvu agresionit të NATO-s, thotë Putin

Vendet e NATO-s po përgatisnin pushtimin e Donbasit dhe Rusia iu kundërvu në mënyrë parandaluese, ka deklaruar të hënën Presidenti rus Vladimir Putin. Gjatë fjalimit të mbajtur në Sheshin e Kuq, në 77-vjetorin e fitores mbi Gjermaninë naziste, Putin e arsyetoi luftën në Ukrainë si mbrojtje të “tokave tona historike”. “Dhjetorin e kaluar, ne propozuam […]

Kurti pret të arrihen marrëveshje javën tjetër në Bruksel

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur optimist se gjatë javës tjetër mund të arrihen ‘disa marrëveshje’ në Bruksel mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Ai ka deklaruar se një nga marrëveshjet që shpreson të arrihet më 13 maj është edhe ajo për targat  e veturave. “Më 13 maj unë shpresoj që përfundimisht […]

Pozicioni i Serbisë ‘asnjëherë më i vështirë se tani’, thotë Vuçiq

Pozicioni politik i Serbisë nuk ka qenë “kurrë më i rëndë”, ka deklaruar Presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Pas një takimi me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, të enjten në Berlin, Vuçiq tha se situata në të cilën ndodhet Serbia, marrë parasysh krizën në Ukrainë, është “pothuajse e pamundur”. Vuçiq tha se pozicioni i […]