Ministrja gjermane paralajmëron “vendime të mira” nga dialogu Kosovë-Serbi

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambercht, ka paralajmëruar se në takimin e radhës të palëve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë pritet të ketë një dinamikë të re. “Ky proces shpresoj që do të marrë një dinamikë të re dhe që do të ketë edhe vendime të mira më 13 maj, në Bruksel,” ka […]
Kurti pas takimit me Vuçiq: Ai nuk distancohet nga Millosheviq, e as nga Putin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është deklaruar pas takimit të mërkurën me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, duke thënë se ky i fundit mbetet me “qëndrimet e vjetra”. “Nuk ka distancim nga Millosheviqi, nuk ka distancim nga Putini, dhe përveç që ka qëndrime të vjetra, ka edhe sjellje të çrregullta do të thosha,” tha Kurti […]
Scholz takon Kurtin: Dialogu ‘duhet të sjellë’ marrëveshjen gjithëpërfshirëse

Objektivi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme, ka deklaurar të mërkurën Kancelari gjerman Olaf Scholz. Pas takimit me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kancelari gjerman tha se ka inkurajuar Kurtin për konstruktivitet në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. “Objektivi i dialogut të Brukselit është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, […]
Kosova ngritet në raportin për lirinë e mediave

Raporti i fundit i organizatës Reporterët pa Kufij (RSF) për lirinë e mediave në botë e ka radhitur Kosovën disa vende më lartë se vitin e kaluar. Në indeksin për vitin 2022, Kosova radhitet në pozitën e 61-të, disa vende më lartë në krahasim me vitin 2021 kur radhitej në pozitën e 78-të. Ndërsa, Shqipëria […]
BE konfirmon takimin ‘joformal’ të Lajçak me Kurtin dhe Vuçiqin

I dërguari i posaqëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, gjatë javës do të mbaj takim në Berlin me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ky takim është konfirmuar nga Zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, i cili ka deklaruar se takimi në Berlin […]
Donfried: Serbia qëndroi ‘në anën e duhur të historisë’ me vendimet në OKB

Qëndrimet e Serbisë në Kombet e Bashkuara gjatë votimeve për të dënuar pushtimin e Rusisë ndaj Ukrainës e kanë pozicionuar atë ‘në anën e duhur të historisë’, ka thënë Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried. Donfried ka vlerësuar votimin e parë të Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së […]
Rama: Kosova dhe Serbia ‘të arrijnë paqen përfundimtare’

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun dhe të ‘arrijnë paqen përfundimtare’. “Është në interesin e të dyja palëve, që të bëjnë paqen përfundimtare”, ka thënë Rama pas takimit me Komisionarin e Bashkimit Evropian për zgjerim e fqinjësi, Oliver Varherley. “Paqja nuk bëhet me mikun, paqja bëhet […]
Dritan Abazoviq zgjedhet Kryeministër i Malit të Zi

Kuvendi i Malit të Zi ka zgjedhur të enjten Dritan Abazoviqin si kryeministër të ri të vendit. Për zgjedhjen e Qeverisë votuan 45 deputetë nga gjithsej 81 sa janë në Parlamentin malazias, ndërsa 3 përfaqësues të socialdemokratëve ishin kundër. Për kabinetin e Abazoviqit votuan 16 deputetë të partive që përbëjnë Qeverinë nga Lëvizja Qytetare URA, […]
Kancelari Scholz do të pres në takim Kurtin dhe Vuçiqin

Javën e ardhshme, Kancelari gjerman Olaf Scholz do të takoj Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Të dy takimet do të zhvillohen në Berlin dhe liderët e vendeve nga Ballkani do të priten ndaras në takime, transmeton DW. Në qendër të takimeve do të jenë “qëndrimet ndaj luftës agresore të […]
Von der Leyen: Rusia po përdor gazin për shantazh

Kremlini njoftoi ndërprerjen e furnizmimit me gaz natyror të Bullgarisë dhe Polonisë, ndërsa kërcënoi se do të ndërpresë furnizimet edhe për vende të tjera. Zyrtarët evropianë e shohin vendimin rus si provokim të radhës dhe thanë se Moska po e përdor si shantazh ndërprerjen e gazit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha […]