Në Shqipëri dështon seanca e tretë për zgjedhjen e presidentit

Edhe seanca e tretë e thirrur për zgjedhjen e presidentit të ri ka dështuar në Kuvendin e Shqipërisë. Shumica socialiste dhe opozita nuk kanë arritur as të hënën të gjejnë një emër konsensual që të jetë president i vendit për pesë vitet e ardhshme. Tani, në raundin e katërt, do të jetë shumica e Edi […]
Shqipëria zyrtarisht mbështet anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Qeveria e Shqipërisë edhe zyrtarisht ka dhënë qëndrimin e saj pro anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Përmes një vendimi, qeveria shqiptare ka miratuar protokollet për anëtarësimin e këtyre dy vendeve. “Miratuam në parim protokollet e aderimit në NATO për Finlandën dhe Suedinë. Pra, dhamë zyrtarisht dakordësinë tonë për zgjerimin e Aleancës dhe përfshirjen […]
Pas kërcënimit të rremë me bombë, rinis festivali “Mirëdita, dobar dan”

Edicioni i sivjetëm i festivalit “Mirëdita, dobar dan” u ndërpre për rreth një orë pas një alarmi për bombë, që më pas doli të jetë i rremë. Informacioni rreth bombës së dyshuar erdhi në e-mailin e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR), një prej organizatave që organizon festivalin, menjëherë pas nisjes së aktivitetit […]
Dështon raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit në Shqipëri

Edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit është djegur, pasi nuk kishte asnjë propozim nga opozita. Ndonëse në mes javë palët u dakordësuan për t’i lënë opozitës të drejtën për të propozuar e para kandidatin, marrëveshja nuk shkoi si duhet, pasi kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj, akuzoi socialistët për prishje të […]
Policia e Kosovës shkatërron dy laboratorë droge

Policia e Kosovës ka shkatërruar dy laboratorë të drogës, një në veri të Kosovës dhe një në Ferizaj, bëri të ditur ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla. Ai tha se në Izvor, në veri të Kosovës, që gjendet pranë kufirit me Serbinë, zyrtarët policorë dhe ata të doganave janë gjuajtur me armë zjarri, por […]
Shqipëri: SPAK-u godet 8 grupe kriminale

Një operacion i urdhëruar nga Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) ka patur në shënjestër 8 grupe kriminale shqiptare dhe në listën e të kërkuarve janë 32 figura të botës së krimit. Grupet e goditura vepronin kryesisht në Elbasan, por dhe në Tiranë e Durrës. Mes të arrestuarve është dhe një […]
Krerët e OVL-UÇK, Gucati dhe Haradinaj shpallen fajtorë

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur fajtorë krerët e OVL-UQK-së Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn. Hysni Gucati u dënua me 4 vite e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë dhe Nasim Haradinaj me 4 vite e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë. Gucati e Haradinaj u gjetën fajtor sepse mes datave 7 dhe 25 shtator […]
Suedia dhe Finlanda bëjnë kërkesat për anëtarësim në NATO

Finlanda dhe Suedia dorëzuan të mërkurën kërkesat për anëtarësim në aleancën e NATO-s. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleatët e NATO-s pajtohen se ky është një moment historik që duhet shfrytëzuar. “Mirëpres përzemërisht kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO. Ju jeni partnerët tanë më të ngushtë. Të gjithë […]
BE-ja pret që Serbia ‘të mos lërë asnjë dyshim’ në zgjedhjen mes Evropës apo Putinit

Bashkimi Evropian pret nga Serbia që t’i largoj të gjitha dyshimet dhe të përcaktohet në zgjedhjen e saj strategjike për integrimin evropian. Pas një takimi të Ministrave të Jashtëm evropianë mbajtur të hënën në Bruksel, Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, i bëri thirrje Serbisë që të mbështesë sanksionet evropiane ndaj Rusisë. “Të jesh […]
Turqia nuk ka ‘qëndrim pozitiv’ për futjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Turqia nuk përkrah anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO pasi i cilëson si vende që brenda parlamenteve të tyre kanë përkrahës të terrorizmit. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se tani për tani nuk përkrah anëtarësimin e këtyre dy vendeve në NATO. “Ato vendet skandinave janë si bujtina të grupeve terroriste. Ka përkrahës […]