SHBA ndan 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një pako të re ndihme ushtarake për Ukrainën e cila do të ketë vlerën e 800 milionë dollarëve. Në këtë pako përfshihen municione, armë, transportues të blinduar të personelit dhe helikopterë. “Kjo paketë e re ndihme do të përmbajë shumë nga sistemet e armëve shumë efektive dhe me aftësi […]

Zgjedhjet në Francë: Macron dhe Le Pen në balotazh

Presidenti i tanishëm francez Emmanuel Macron do të kërkoj mandatin e ri në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, derisa kundërkandidat do të ketë Marine Le Pen. Në raundin e parë të zgjedhjeve, mbajtur të dielën, Macron mori 27.6 për qind të votave, Le Pen mori 23 për qind. Macron dhe Le Pen garuan kundër […]

Rusia po provokon uri në botë, paralajmëron BE

Bombardimet e Rusisë dhe bllokimi i porteve në Ukrainë po pamundësojnë transportimin e grurit dhe kështu po provokohet uria në botë, ka paralajmëruar Bashkimi Evropian. Kryediplomati evropian Josep Borrell deklaroi të hënën se është duke u krijuar valë tronditëse në kohën kur ekonomia globale veçse po përballet me pasojat e pandemisë së koronavirusit. “Ata po […]

Biden kërkon që Putin të përballet me gjyq për krime lufte

Presidenti Joe Biden bëri thirrje të hënën për një gjyq për krime lufte kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe tha se do të kërkonte ashpërsimin e sanksioneve pas njoftimeve të fundit për mizori në Ukrainë. “E keni parë se çfarë ndodhi në Buchan”, pyeti zoti Biden. Ai shtoi se Putini “është një kriminel lufte.” Komentet e Presidentit […]

Serbisë i kërkohet ‘të pozicionohet’ kundër pushtimit rus të Ukrainës

Deputetë të Parlamentit Evropian kanë kërkuar që Presidenti serb Aleksandar Vuçiq të qartësojë qëndrimin e shtetit të tij karshi luftës në Ukrainë. Grupimi socialistëve dhe demokratëve në PE kanë kërkuar që Serbia të përafrohet me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë. “Serbia gjithashtu duhet të përafrohet me sanksionet e BE-së kundër Rusisë pas luftës së […]

Kurti: Serbia nuk është vend demokratik, ‘BE-ja ta dënoj këtë autokraci’

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vlerësuar se rezultati i zgjedhjeve të së dielës në Serbi nuk është befasues dhe për këtë ‘nuk ka pasur dilema’.   Të dielën në Serbi u mbajtën zgjedhjet presidenciale,  të jashtëzakonshmet parlamentare dhe ato lokale për qytetin e Beogradit, Borit dhe 12 komunave të tjera. Sipas rezultateve preliminare të […]

Tremujori i parë i ATK-së: 40 milionë euro më tepër të hyra se viti paraprak

Administrata Tatimore e Kosovës, ka arritur që në tremujorin e parë të vitit 2022 t’i realizojë mbi 177 milionë euro të hyra tatimore. Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka thënë se në raport me planin, kanë mbi 23 milionë të hyra të realizuara apo mbi 15 për qind, ndërsa në raport me vitin paraprak të […]

Në Prishtinë hapen pika të reja për ushqimin e qenve endacakë

Komuna e Prishtinës ka hapur 18 pika të reja ushqyese për qentë endacakë. Me këtë, numri i përgjithshëm i këtyre pikave në kryqytet ka arritur në 23. “Në bazë të studimeve, aty ku ka pas pika ushqyese nuk ka pas sulm ndaj njerëzve. Ne vazhdojmë ta analizojmë situatën dhe ta përmirësojmë situatën”, ka thënë kryetari […]

Katar 2022: Zvicra, Serbia dhe Brazili në një grup

Të premten është hedhur shorti për ndeshjet në grupe për Kampionatin Botëror Katar 2022. Një grup mjaft intersant do të jetë Grupi G ku do të përballen mes veti kombëtaret e Zvicrës, Serbisë dhe Brazilit. Kombëtarja e katërt në këtë grup është Kameruni. Në Grupin B, kombëtarja e Anglisë do të përballet me atë të […]

Stoltenberg: Rusët nuk po tërhiqen nga Ukraina, po riorganizohen

Forcat ushtarake ruse nuk po largohen nga pozicionet e tyre në Ukrainë, vetëm po riorganizohen, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Stoltenberg i bëri këto komente pas njoftimeve të Kremlinit për ulje të operacioneve ushtarake rreth Kievit, ndërsa bombardimet po vazhdonin. Sipas tij, trysnia ruse ndaj Kievit dhe qyteteve tjera pritet të […]