Rusia bombardon një bazë ushtarake në Ukrainë afër kufirit me Poloninë

Një bazë ushtarake në perëndim të Ukrainës, afër kufirit me Poloninë, është sulmuar të dielën nga raketat ruse. Zyrtarët vendorë kanë thënë se nga ky sulm kanë mbetur të vdekur së paku 35 persona dhe janë lënduar më shumë se 130 të tjerë. Kjo bazë e sulmuar gjendej 10km larg kufirit të Ukrainës me Poloninë […]

Arrestohen mbi 800 protestues në Rusi

Më shumë 800 persona janë arrestuar gjatë ditës së dielë në Rusi pas protestave të mbajtura në disa qytete të vendit. Sipas njoftimit të organizatës jo-qeveritare OVD-Info, protestat kundër luftës në Ukrainë u mbajtën në 37 qytete ruse dhe u arrestuan 817 protestues. Ndërkohë, siç transmeto BBC, forcat e rendit në Moskë kanë njoftuar për […]

Rritja e çmimeve: Protestohet në disa qytete të Shqipërisë

Pas rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe të naftës, gjatë ditës së enjte janë mbajtur disa protesta në disa qytete të Shqipërisë. Dhjetëra qytetarë të qytetit te Kukësit protestuan duke kërkuar uljen çmimeve të cilat kanë pësuar rritje ditëve të fundit si dhe kanë kërkuar rritjen e pagave për të përballuar jetesën. Siç transmeton […]

Macron ‘nuk po sheh zgjidhje diplomatike’ me Rusinë

Presidenti francez Emmanuel Macron nuk sheh të ndodh së shpejti ndonjë zgjidhje diplomatike me Rusinë në lidhje me luftën në Ukrainë. “Unë nuk shoh një zgjidhje diplomatike në orët e ardhshme apo edhe ditët në vijim,” u tha Macron gazetarëve në Versajë përpara një samiti të liderëve të Bashkimit Evropian. Presidenti francez më tej tha […]

Harris: Duhet të ketë hetim ndërkombëtar ndaj krimeve në Ukrainë

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris mbështeti sot thirrjet për një hetim ndërkombëtar për krime lufte ndaj Rusisë lidhur me agresionin e saj në Ukrainë dhe bombardimin e civilëve. Gjatë një vizite në kryeqytetin polak Varshavë, Harris dënoi ato që ajo i cilësoi si “mizori të përmasave të paimagjinueshme”. Harris shprehu indinjatën për bombardimin […]

‘Të paktën 71 fëmijë të vrarë’ në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Që nga 24 shkurti kur filloi pushtimi rus në Ukrainë janë vrarë të paktën 71 fëmijë dhe më shumë se 100 janë plagosur, tha të enjten një zyrtar i Parlamentit ukrainas. Ky numër i viktimave u dha mes zemërimit për bombardimin që ndodhi të mërkurën në një spital fëmijësh në Mariupol, për të cilin zyrtarët […]

Në Prishtinë marshohet në përkrahje të Ukrainës

Në përkrahje të popullit ukrainas dhe kundër pushtimit rus, në Prishtinë të hënën u bë marsh për të dënuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës.   Në marshin solidarizues morën pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, deputetë të Kuvendit dhe diplomatë të huaj të akredituar në Kosovë. “Është me rëndësi që zëri ynë të dëgjohet anekënd botës […]

GJND fillon seancën dëgjimore me argumentet kundër Rusisë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka filluar seancën dëgjimore ku Ukraina paraqet argumentat e saj verbale kundër Rusisë. Ukraina i ka kërkuar gjykatës të marrë masa paraprake duke e urdhëruar Rusinë të ndalë të gjitha operacionet ushtarake në këtë vend. Rusia ka vendosur të mos përfaqësohet me juristët e saj në këtë seancë të gjykatës më […]

Kriza e refugjatëve nga Ukraina, ‘më e shpejta që nga Lufta e Dytë Botërore’

Numri i refugjatëve që po largohen nga lufta në Ukrainë së shpejti pritet të kalon 1.5 milionë njerëz, tregojnë të dhënat e fundit nga agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkaura (UNHCR). “Kjo është kriza e refugjatëve me lëvizjen më të shpejtë që ndodh në Ervopë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore,” kanë […]