Vdes Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli

Ka vdekur në moshën 65 vjeçare Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli. Nga mesi i muajit dhjetor, Sassoli ishte shtruar në një spital italian pasi vuante nga jofunksionimi normal i sistemit imunitar. Gjatë ditës së martë, flamujt u valëvitën në gjysmë shtizë në godinën e Parlamentit Evropian, për të nderuar presidentin e ndjerë të këtij […]
Rriten edhe çmimet e shërbimeve në banka

Ngritja e çmimeve në Kosovë do të ndodh edhe për shërbimet e kryera në bankat komerciale. Klientët e Raiffeisen Bank nga muaji shkurt do të duhet të paguajnë 1.5 euro për mirëmbajtjen e llogarisë dhe jo 0.75 euro siç kanë paguar deri tani. Ilirjana Tahiraj, zëdhënëse në Raiffeisen Bank, ka thënë për REL se rritja […]
Gjatë janarit pritet vizita e Erdogan në Shqipëri

Gjatë muajit janar pritet që Shqipërinë ta vizitoj Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan. Siç transmeton Euronews Albania, presidenti turk do të mbajë një fjalë përshëndetëse në seancën e parë të parlamentit shqiptar për sezonin e ri. Seanca e parlamentit do të mbahet më 17 janar. Nuk është e qartë se si do të jenë […]
Rashica shënon golin e parë për Norwich City

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, ka shënuar golin e parë për Norwich City. Rashica shënoi golin vendimtar në fitoren kundër Charlton Athletic gjatë vikendit, në kuadër të xhiros së tretë në FA Cup. Rashica kishte munguar në gjashtë ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit. Ai u shpreh shumë i gëzuar për fitoren […]
Kryeministri Kurti viziton Telekomin: “Valën do ta bëjmë lider në Kosovë”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar të hënën Telekomin e Kosovës dhe ka premtuar se do ta largoj atë nga kriza. Kurti tha se gjatë këtij viti qeveria e drejtuar nga ai synon që Telekomin ta vendos “në binarët e zhvillimit”. “Ne jemi të interesuar që Telekomin, Valën ta bëjmë lider në Kosovë, ashtu […]
Mbi 62 për qind e kosovarëve kanë marrë dy vaksinat kundër Covid-19

Mbi 70 për qind e qytetarëve në Kosovë janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid-19, derisa mbi 62 për qind, apo 789.946 qytetarë, kanë marrë të dy vaksinat. Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën se tani për tani nivelet e vaksinimit në Kosovë janë ndër më të lartat në rajon. Ministria […]
Nga nesër fillon gjysmëvjetori i dytë shkollor, opsion mbetet mësimi online

Nga dita e hënë fillon gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në Kosovë. Në njoftimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit theksohet se do të mbetet në nivel të komunave të vlersojnë se cilët skenarë të mësimit do të aplikohen duke marrë parasysh situatën me pandeminë […]
Ambasadori amerikan Hovenier mbërrin në Kosovë

Ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, ka mbërritur në Prishtinë. Përmes një postimi në Twitter, i ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë i ka dhuruar mikëpritje ambasadorit të ri amerikan. “Sot e mirëprita në Prishtinë ambasadorin e emëruar Jeff Hovenier. Ka qenë një nder të shërbej si i ngarkuar me […]
Policia e Kosovës konfiskon 272 pajisje për prodhim të kriptovalutave

Në një aksion të zhvilluar në komunën e Leposaviqit, policia ka konfiskuar 272 pajisje për zhvillimin e kriptovalutave. Në një njoftim nga Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, bëhet e ditur se është arrestuar edhe një person. Ministri Sveçla ka thënë se ky aksion ishte organizuar me qëllim të zbulimit dhe konfiskimit […]
Stabilizohet furnizimi me energji elektrike në Kosovë

Moti i mirë dhe rënia e çmimeve në berzat ndërkombëtare kanë ndikuar që furnizimi me energji elektrike të stabilizohet në fillim të vitit të ri. Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), Viktor Buzhala, ka thënë për Kallxo.com se ky ndryshim ka ardhur për shkak të motit të mirë dhe uljes së […]