Liberalizimi i vizave: Komiteti i PE-së do ta ketë në rend dite

Këtë të enjte, Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme do ta ketë në rend dite edhe çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. “Votime: Propozimi i Parlamentit për rregullat për votimin e evropianëve dhe qëndrimin në zgjedhjet komunale në shtetet tjera të BE-së (rapor. Joachim Brudzinski). Liberalizimi […]

KFOR i dorëzon përgjigjen Serbisë, nuk tregohet përmbajtja

Serbia ka marrë përgjigje nga KFOR-i në kërkesën e saj për futje të një numri të ushtarëve serbë në territorin e Kosovës. Ministria serbe e Mbrojtjes ka bërë të ditur se të premten mbrëma i është dorëzuar përgjigja nga përfaqësues të KFOR-it në pikëkalimin kufitar në Merdare. Pa dhënë detaje të tjera, Ministria e Mbrojtjes […]

Vdes ish-futbollisti italian Gianluca Vialli

Ka vdekur në moshën 58-vjeçare ish-futbollisti i njohur italian Gianluca Vialli. Ish-sulmuesi i famshëm vuante nga tumori në pankreas që e zbuloi në 2017. Askokohe ishte pjesë e stafit të Roberto Mancinit te përfaqësuesja e Italisë. Pas kurave shëndeti i Vialli u përmirësua, por me kalimin e kohës problemet u rikthyen. Gianluca Vialli është një […]

Kurti: Duhet ende trysni mbi Serbinë

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të bëjnë “trysni shtesë” ndaj Serbisë për të arritur marrëveshjen finale me Kosovën, ka deklaruar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. “Kosova ka shënuar hapa të mëdhenj në vitet e fundit, kemi stabilitet institucional dhe raporti i progresit është më i miri që ka pasur vendi ynë. Fakti që […]

Dogana e Kosovës: Mbi 1.5 miliardë euro të hyra gjatë vitit 2022

Dogana e Kosovës ka shënuar 1 miliard e 531 milionë euro të hyra përgjatë vitit 2022. Gjatë një konference për media, Drejtori i Doganës, Agron Llugaliu, ka njoftuar se gjatë këtij viti janë shënuar 11.23 përqind të hyra se në vitin paraprak. Edhe importi dhe eksporti kanë regjistruar rritje gjatë vitit të fundit. “Vlera  e […]

Chollet: Propozimi i BE-së “do të ketë në bazë njohjen e ndërsjelltë”

Propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë “do të ketë në bazë njohjen e ndërsjelltë”, ka deklaruar Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Pritet që së shpejti Chollet të vizitojë Kosovën dhe Serbinë. Gjatë vizitave, ai do të flas edhe për tensionet e fundit të shkaktuara […]

Britaniku Peach takon Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti

I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka takuar të enjten në Prishtinë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti. Diplomati britanik përshëndeti përpjekjet për të zbutur tensionet në veriun e Kosovës dhe ka inkurajuar riintegrimin e serbëve të Kosovës në institucionet kosovare, ka njoftuar Ambasada e […]

Opozita reagon pasi Hovenier ‘tha se njohja reciproke tani nuk është e mundur’

Deputetë nga partitë opozitare në Kosovë kanë reaguar pasi u raportua se Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka deklarua se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë ‘tani nuk është e mundur’. Qëndrimin e ambasadorit amerikan e publikoi në The Economist, gazetari Tim Judah. “Hovenier më tha se përderisa qëllimi përfundimtar ishte njohja reciproke e […]

Irlanda gjobit kompaninë Meta me 390 milionë euro

Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave gjobiti të mërkurën me 390 milionë euro kompaninë Meta, që përfshin rrjetet Facebook dhe Instagram për shkelje të privatësisë në internet. Po kështu ky autoritet e ndaloi kompaninë që të detyrojë përdoruesit evropianë, të pranojnë reklama të personalizuara bazuar në aktivitetin e tyre në internet. Masa ndëshkimore mund […]

Presidentja Osmani dekreton Ligjin e Pagave

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka dekretuar Ligjin e Pagave për Sektorin Publik. “Zyra e Presidentes ka pranuar për shpallje, Ligjin Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, sot, më 4 janar 2023. Pas analizave ligjore nga Zyra e Presidentes, Presidentja Osmani e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, po […]