Berisha në protestën e opozitës: “Edi Rama, ne të dy jemi armiq”

Ka përfunduar në mënyrë paqësore protesta e opozitës shqiptare mbajtur të enjten mbrëma në Tiranë. Gjatë fjalimit të tij, ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha shprehu fjalë të ashpra ndaj kryeministrit të tanishëm Edi Rama. “Edi Rama, ne të dy jemi armiq, është e rëndë ta them këtë por zemra ime fjalë tjetër nuk nxjerr. Ti do […]
Raporti i PE-së për herë të parë thekson ‘njohjen e ndërsjellë’ Kosovë-Serbi

Për herë të parë, raportet e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe Serbinë e theksojnë se marrëveshja përfundimtare mes dy vendeve duhet të bazohet në njohje reciproke. “Raporti e sqaron nevojën e normalizimit të marrëdhënieve bazuar në njohje të ndërsjellë. Ky është prioritet dhe parakusht për hyrjen në Bashkim Evropian për të dyja vendet”, ka thënë […]
Von Cramon: Viti 2024 mund të jetë fundi i dialogut Kosovë-Serbi

Fundi i mandatit të Miroslav Lajçak si ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi mund të jetë edhe përfundimi i këtij dialogu, ka thënë Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon. Mandati i Lajçak si i dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi përfundon në prill të vitit 2024, dhe sipas Von Cramon kjo datë ‘mund […]
Joseph: Putin fiton nga mungesa e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Askush nuk mund të thotë se nuk do të ndodhë ndonjë konflikt në Ballkanin Perëndimor, thotë Edward Joseph, ligjërues në Universitetin për Studime të avancuara Ndërkombëtare “John Hopkins”. Sipas Joseph, në mënyrë indirekte pushtimi rus në Ukrainë paraqet kërcënim edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Është kërcënues (pushtimi rus ndaj Ukrainës) në mënyrë indirekte. Shumë […]
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Osmani: Dëgjuam deklaratat “më pozitive” për liberalizimin e vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se gjatë samitit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor ka dëgjuar deklarata pozitive për liberalizimin e vizave për kosovarët. “Duhet të them se këto kanë qenë deklaratat më pozitive që i kemi dëgjuar deri më tani për liberalizimin e vizave”, ka thënë Osmani pas përfundimit të […]
Kosova dhe Shqipëria arrijnë 19 marrëveshje ndërqeveritare

Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar të hënën 19 marrëveshje dhe memorandume ndërqeveritare për fusha të ndryshme. Mbledhja e së hënës mes dy qeverive ishte takimi i tetë i tillë. Në takim, palët janë pajtuar për të punuar drejt lehtësimit të plotë të lëvizjes së lirë mes dy shteteve, më pas për të krijuar një platformë […]
Raporti i PE-së kërkon vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian që urgjentisht të ketë një vendim në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Në raportin e publikuar të martën, përveq kërkesës në lidhje me liberalizimin e viazave gjithashtu ka theksuar për herë të parë se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet […]
Vuçiq: BE-ja e dëshiron njohjen reciproke, jo Serbia

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj raportit të fundit të Parlamentit Evropian ku për herë të parë shprehet qëndrimi se Bashkimi Evropian pret “njohje reciproke” mes Serbisë dhe Kosovës. “Njohja reciproke është dëshira e tyre, është mirë që ata e duan, por ne nuk e duam”, deklaroi të mërkurën presidenti serb. Siç transmeton […]
Hill: Serbia të reflektoj nëse “pozicioni neutral” është i qëndrueshëm

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, deklaroi të hënën se Serbia duhet të mendojë se ku qëndron e ardhmja e saj dhe nëse “ky pozicion neutral” i Beogradit zyrtar është i qëndrueshëm. Ai tha se në këtë mënyrë, Serbia duhet të marrë vendimin e vet. Siç transmeton REL, Hill u […]
‘Gjërat po zhvillohen në dëm të Serbisë’ thotë Vuçiq pas takimit me Kancelarin Scholz

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi të premten se zhvillimet politike në Evropë po shkojnë në dëm të Serbisë. Pas takimit me Kancelarin gjerman Olaf Scholz në Beograd, presidenti serb tha se është befasuar që tani edhe Gjermania, sikurse Shtetet e Bashkuara, kërkojnë që marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë të sjellë edhe zgjidhje për njohjen […]