Hovenier: Asociacioni as edhe “një grimcë” nuk mund t’i ngjajë Republika Srpskas

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin formimin e një Asociacioni të Komunave me shumicë serbe i cili mund të ketë ndonjë ngjashmëri me Republika Srpskan në Bosnje. “Shtetet e Bashkuara nuk mbështet dhe nuk do të mbështetë diçka që edhe veç një grimcë mund t’i përngjajë Republikës […]

DASH thekson rëndësinë e themelimit të Asociacionit

Departamenti amerikan i Shtetit ka mirëpritur bisedimet e zhvilluara mes Kosovës dhe Serbisë të hënën në Bruksel. “Takimi i djeshëm ishte një hap i mirë përpara, por mbetet një punë e vështirë. Marrëveshja mbi aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas propozimit të BE-së”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga DASH. Më tutje, theksohet […]

Takimet në Bruksel, Kurti: Dëm që nuk nënshkruam marrëveshje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të hënën në Bruksel se është trrguar i gatshëm ta nënshkruaj si marrëveshje pajtimin e tij dhe të Presidentit serb Aleksandar Vuçiq për propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes dy vendeve. “Nuk kam nënshkruar, sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme të nënshkruaj. Kam shprehur […]

Borrell: Palët u pajtuan, do të publikojmë tekstin e propozimit të BE-së

Kosova dhe Serbia janë pajtuar të hënën në Bruksel se nuk duhen diskutime të tjera për të arritur qëndrime karshi propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes dy vendeve. Kështu ka deklaruar Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas takimeve me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar […]

Vuçiq: Takimi ishte “shumë i vështirë”, insistova në çështjen e Asociacionit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë deklaratë për media pas takimeve disa orëshe të zhvilluara të hënën në Bruksel, përfshirë takimin e përbashkët me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Vuçiq i tha gazetarëve se takimi ishte “shumë i vështirë”. Kurti dhe Vuçiq zhvilluan të hënën takimin e radhës me ndërmjetësimin e shefit të politikës […]

Çitaku: Në Bruksel do të nënshkruhet “një status quo e re” për Kosovën

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se të hënën në Bruksel nuk do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë që do të nënkuptoj njohje mes dy shteteve. “Shkurt, nesër do të nënshkruhet një marrëveshje përmes së cilës palët zotohen se do të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më […]

Chollet përshëndet “konstruktivitetin” e Serbisë karshi propozimit të BE-së

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, deklaroi se e përkrah angazhimin e Serbisë në propozimin e Bashkimit Evropian për marrëveshjen finale me Kosovën. Ai shkroi në Twitter të dielën se ka biseduar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për takimin e së hënës në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e […]

BE-ja jep detaje për takimin e radhës Kurti-Vuçiq

Bashkimi Evropian ka njoftuar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë konfirmuar pjesërmarrjen për takimin e radhës në Bruksel që do të mbahet më 27 shkurt. Në lidhje me këtë takim, është bërë e ditur se Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, bashkë me të dërguarin special për […]

Kurti “shumë optimist” se këtë vit mund të ketë marrëveshje me Serbinë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për takimin e paraparë më 27 shkurt me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Ai është shprehur shumë optimist, se nga ky takim me Vuçiqin, do të rezultojë një marrëveshje, e cila do çonte në normalizimin e plotë të raporteve mes dy vendeve që sipas tij ‘’mund të […]

Presidenti Biden viziton Ukrainën paparalajmëruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka vizituar Ukrainën të hënën pa dhënë një paralajmërim publik për këtë vizitë. Në Kiev, Presidenti amerikan u prit nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tw cilin e njoftoi për një ndihmë prej gjysmë miliardë dollarësh shtesë nga SHBA, përfshirë predha, raketa antitank, radarë të mbikëqyrjes ajrore dhe ndihma […]