Blinken uron Kosovën, thekson mbështetjen për propozimin evropian

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar Kosovën në 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Në këtë urim, Blinken ka theksuar “njohjen reciproke në qendër” në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. “Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, me njohjen reciproke në qendër, është thelbësor për këtë gjë. Marrëveshja e propozuar së fundi në kuadër […]

Senatori Menendez kritikon qëndrimet e Chollet ndaj Kosovës

Senatori amerikan Robert Menendez ka kritikuar qëndrimet e shprehura nga këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Menendez, që mban pozitën e Kryetarit të Komitetit për Politikë të Jashtme në Senatit Amerikan, ka thënë se  Kosovës i duhet njohja reciproke nga Serbia për të arritur paqe […]

BE-ja shprehet e gatshme të ndërmjetësoj diskutimet për Asociacionin

Bashkimi Evropian është i gatshëm të jetë ndërmjetës në diskutimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili ka theksuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbinë është hapësira ku duhet të diskutohet çështja e asociacionit. “Kemi vënë re deklaratat e bëra nga kryeministri Kurti […]

SHBA mirëpret vendimin e Kosovës për propozimin evropian

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të pranuar propozimin evropian për dialogun me Serbinë është mirëpritur nga Shtetet e Bashkuara. Këtë e ka deklaruar të premten Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Në një postim në Twitter ai tha se ka biseduar për këtë çështje me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. “Tani na […]

Kurti ‘i gatshëm për takimin e radhës’ me Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i gatshëm për takimin e radhës me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Këtë e ka konfirmuar Kurti gjatë një bisede telefonike me Këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet. “Kryeministri Kurti konfirmoi gatishmërinë e tij për takime të radhës të nivelit të lartë politik dhe shprehu pajtimin e tij […]

PE i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të përparojnë në procesin e dialogut

Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të avancojnë në procesin e dialogut që ndërmjetëson Brukseli. Këto komente janë bërë në një debat që është zhvilluar në këtë komision lidhur me raportet për Kosovën dhe Serbinë. Këto dy raporte janë hartuar nga raportuesit për këto dy […]

Kurti: Pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Qeveria e Kosovës e pranon propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë e ka deklaruar të hënën Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit që zhvilloi në Prishtinë me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.   Kurti tha se e konsideron si bazë të mirë propozimin e […]

Janjiç: Vuçiq iu referua kapitullit që nënkupton njohjen e Kosovës

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dusan Janjiç, ka deklaruar se njohja e Kosovës nga Serbia “mund të arrihet për një vit”.   Analisit serb tha se kur Presidenti serb Aleksandar Vuçiq iu referua kapitullit të katërt të bisedimeve për planin evropian, do të thotë se do të ndodh njohja e pavarësisë së […]

Hoti: Nuk ka modele për Asociacionin përveç atyre që janë nënshkruar

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Kosova duhet t’i zbatoj obligimet ndërkombëtare që ka marrë, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Hoti ka deklaruar se nuk ka modele tjera për Asociacionit përpos atyre që janë brenda Kushtetutës së Kosovës. “Modelet janë brenda kushtetutës. Eshtë marrëveshja e nënshkruar e 2013, është […]

Kurti falënderon Erdoganin për “mbështetjen e zëshme” për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të premten në Stamboll me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, ku kanë biseduar për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Gjatë konferencës së përbashkë, Kurti falënderoi Turqinë për “mbështetjen e zëshme” për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në Këshill të Evropës. “Në […]