Sulmet në Jemen: “Vetëmbrojtje individuale dhe kolektive”, thonë qeveritë e koalicionit

Qeveritë e Australisë, Bahreinit, Kanadasë, Danimarkës, Gjermanisë, Holandës, Zelandës së Re, Republikës së Koresë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në lidhje me bombardimet e filluara të enjten ndaj rebelëve Houthi në Jemen. Deklarata citon “konsensusin e gjerë” të komunitetit ndërkombëtar kundër rebelëve Houthi dhe thekson një rezolutë të Këshillit […]

DASH: Kosova kërkon të blejë 246 raketa Javelin

Kosova ka bërë kërkesë për të blerë 246 armë të llojit raketë anti-tank në vlerë prej 75 milionë dollarë, ka konfirmuar Departametni amerikan i Shtetit. “Departamenti amerikan i Shtetit shpesh ka vendosur të miratojë shitjen e huaja ushtarake për Ministrinë e Mbrojtjes ës Kosovës, për përdorimin e armëve nga Forcat e Sigurisë së Kosovës”, është […]

Ndihmëssekretari O’Brien: Nuk do të lejohet të përsëriten ngjarjet e Banjskës

Ngjarjet që ndodhën shtatorin e kaluar në Banjskë në veri të Kosovës nuk do të lejohen të përsëriten, ka deklaruar Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. “Mendoj se kjo është diçka që të dyja palët e kuptojnë se nuk do të lejohet të ndodhë dhe askush nuk dëshiron që kjo të […]

SHBA dhe Britania nisin luftën kundër rebelëve Houthi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nisur bombardimet ndaj rebelëve Houthi në Jemen. “Këto sulme janë në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj sulmeve të paprecedente nga (grupi) Houthi kundër anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq, përfshirë përdorimin e raketave balistike kundër anijeve për herë të parë në histori”, ka deklaruar Presidenti amerikan […]

Blinken: Duhet të shohim drejt krijimit të një shteti të pavarur palestinez

E ardhmja e Gazës dhe Bregut Perëndimor duhet të jetë ndarja dhe jo konflikti, dhe për këtë duhet shikuar drejt krijimit të një shteti të pavarur palestinez, ka deklaruar Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken. Këtë qëndrim Blinken e shprehu të hënën para gazetarëve në aeroportin Al Ula në Arabinë Saudite, duke thënë gjithashtu se […]

Scholz u kërkon aleatëve të ndihmojnë më shumë Ukrainën

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, u ka bërë thirrje aleatëve përbrenda Bashkimit Evropian që të “rrisin përpjekjet” në ndihmë të Ukrainës. “Dërgesat e armëve për Ukrainën, të planifikuara nga shumica e vendeve anëtare të BE-së tani, janë shumë të vogla… unë u bëj thirrje aleatëve tanë në Bashkimin Evropian që gjithashtu t’i rrisin përpjekjet e […]

34 vjeçari Gabriel Attal emërohet Kryeministër i Francës

Gabriel Attal është emëruar Kryeministër i Francës, duke u bërë kështu kryeministri më i ri në moshë në historinë moderne të vendit. Emërimi i Attal është bërë nga Presidenti francez Emmanuel Macron pas dorëheqjes së Elisabeth Bronen e cila mbajti postin vetëm 20 muaj. Gabriel Attal, i cili është aktualisht ministër i Arsimit, ka marrë […]

David Gilmour po punon në “album të ri” në studio

Gruaja e David Gilmour, Polly Sampson, ka ndarë në mediat sociale fotografi të burrit të saj duke punuar në studio. Besohet se kitaristi i Pink Floyd është duke punuar në një album të ri. Pamjet janë ndarë nga gruaja e tij e cila është autore dhe tekstshkruese. Në fotot e publikuara shihet Gilmour me artistë […]

Punimi më i ri i Banksyt vidhet nga dy persona në Londër

Banksy ka vënë në publik punimin e tij të fundit artistik që, me sa duket, është mesazh kundër luftës së Izraelit në Gaza. Duke e ndarë në faqen e vet në Instagram, artisti anonim ka publikuar një shenjë ndalese trafiku (STOP) mbi të cilën janë punuar në formë 3D aeroplanë luftarakë, mesazh ky i dhënë […]

Albumi i Kanye West dhe Ty Dolla $ign do të dal në janar

Albumi “Vultures”, bashkëpunim i Kanye West dhe Ty Dolla $ign do të lëshohet më 12 janar, kanë konfirmuar përfaqësuesit e dy reperëve. Ky album ishte menduar të lëshohet më 15 dhjetor, derisa ishte paralajmëruar edhe dy herë më parë gjatë muajit tetor dhe nëntor. Albumi ka kohë që është duke u punuar, derisa në nëntor […]