Lumi Vjosa drejt shpalljes Park Kombëtar

Ministria shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit ka filluar procedurat që lumi Vjosa dhe degët e tij të futen në kategorinë e një Parku Kombëtar. Një Memorandum Mirëkuptimi nënshkruar të hënën me organizatën amerikane “Patagonia” thotë se palët angazhohen për të punuar së bashku për përfshirjen e lumit Vjosa në kategorinë e një “Parku Kombëtar”. Brenda […]

Ambasadorja Kim: Shqipëria në çast kritik për luftimin e korrupsionit

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të jenë më energjike në luftimin e korrupsionit. “Jeni në një çast kritik të historisë suaj, duhet të vendosni se në ç’rrugë do të shkoni, do të ecni përpara apo do të shkoni pas. Kush do ta zotërojë vendin, krimi i organizuar […]

Hill: Serbia të reflektoj nëse “pozicioni neutral” është i qëndrueshëm

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, deklaroi të hënën se Serbia duhet të mendojë se ku qëndron e ardhmja e saj dhe nëse “ky pozicion neutral” i Beogradit zyrtar është i qëndrueshëm. Ai tha se në këtë mënyrë, Serbia duhet të marrë vendimin e vet. Siç transmeton REL, Hill u […]

Kina paralajmëron luftë për të mbajtur Tajvanin

Kina do të futet në luftë nëse Tajvani do të tentoj të fitoj pavarësinë nga territori i saj, ka deklaruar të premten Ministri mbrojtës i Kinës, Wei Fenghe. “Nëse dikush guxon të ndajë Tajvanin nga Kina, ushtria kineze definitivisht nuk do të hezitojë të fillojë një luftë pa marrë parasysh koston”, tha Fenghe gjatë një […]

SHBA thërret Turqinë dhe Greqinë t’i zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë diplomatike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga Turqia dhe Greqia që në mënyrë diplomatike t’i zgjidhin mosmarrëveshjet. Ky qëndrim i SHBA-së vjen pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi Greqinë të çmilitarizojë ishujt në detin Egje, duke shtuar se “nuk po bënte shaka” me paralajmërimin. “Ftojmë Greqinë të ndalojë armatosjen e ishujve që kanë status […]

Greqia ripërsërit qëndrimin në mbështetje të Kosovës

Greqia mbështet perspektivën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka ripërsëritur Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Të premten, kryeministri grek ka mirëpritur liderët shtetërorë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që po mbahet në Selanik. Përpara fillimit të samitit, Mitsotakis u takua veçmas me tre krerët e shteteve ballkanike, përfshirë presidenten e […]

‘Gjërat po zhvillohen në dëm të Serbisë’ thotë Vuçiq pas takimit me Kancelarin Scholz

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi të premten se zhvillimet politike në Evropë po shkojnë në dëm të Serbisë. Pas takimit me Kancelarin gjerman Olaf Scholz në Beograd, presidenti serb tha se është befasuar që tani edhe Gjermania, sikurse Shtetet e Bashkuara, kërkojnë që marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë të sjellë edhe zgjidhje për njohjen […]

Drashkoviç: Serbia të drejtohet në anën e qytetëruar të botës

Presidenti i Lëvizjes për Ripërtëritjen Serbe, Vuk Drashkoviç, ka thënë se Serbia duhet të drejtohet kah perëndimi dhe të disatancohet nga veprimet e Rusisë. “Ne duhet të shkojmë në anën e qytetëruar të botës dhe një ditë Rusia do të kthehet, kur e keqja të ketë mbaruar, kur njerëz të rinj të udhëheqin Rusinë dhe […]

Presidenti i Çekisë këron që Putin të përballet në gjykatë për krime lufte

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, thotë se pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka qenë “një dush i ftohtë” për të dhe shumë të tjerë që e kanë vlerësuar gabimisht Moskën dhe shton se presidenti rus, Vladimir Putin, duhet të përballet me një “gjykatë për krime lufte”. Dikur kritik i sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë, të shqiptuara […]