Freedom House publikon raportin “Jashtë vëzhgimit, por jo të paarritshëm”

Ndjekja e personave që kundërshtojnë regjimet autoritare nuk kufizohet vetëm në vendin ku ai regjim shtrin pushtetin, por pasojat vazhdojnë edhe në vendet tjera. Një raporti i fundit nga Freedom House ka identifikuar vendet autoritare që kanë përdorur taktika në vitet e fundit për të vrarë dhe frikësuar kritikët që jetojnë jashtë kufijve të tyre. […]
Hyn në fuqi marrëveshja për nxitje të investimeve e DFC

Në dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, nënshkruan Marrëveshjen për nxitjen e investimeve, e cila mundëson vënien në dispozicion të mbështetjes financiare të SHBA-së, veçanërisht në sektorin privat të Kosovës. Tani, kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi dhe “i mundëson DFC-së që […]
Borrell me “mesazhe të qarta” gjatë vizitës në Rusi

Dita e enjte do të jetë fillimi i vizitës treditore në Moskë nga Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Kjo vizitë zhvillohet në kohën kur janë shtuar kritikat ndaj Moskës zyrtare për reagimin ndaj protestave pas burgosjes së politikanit opozitar Aleksei Navalny. Për këtë vizitë treditore, Borrell insiston se ai do […]
Rusi, arrestohen mijëra përkrahës të Navalnyt

Mijëra protestues janë arrtestuar gjatë protestave në përkrahje të opozitarit rus Alexei Navalny i cili është burgosur pas kthimit nga Gjermania. Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny u arrestua më 17 janar, pasi arriti në Rusi nga Gjermania, ku ishte trajtuar për disa muaj, pas helmimit në gushtin e kaluar. Navalny thotë se pas këtij helmimi […]
Vaksinat arrijnë gjatë muajit shkurt, thotë Zemaj

Vaksina kundër Covid-19 do të arrij në Kosovë gjatë muajit shkurt, ka thënë Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj. “Gjatë muajit shkurt, vaksina anti-COVID do të jetë në Kosovë. Përgatitjet janë më intensive në qendrat e mjekësisë familjare”, ka thënë Zemaj. Ai nuk ka treguar ndonjë datë, derisa ka paralajmëruar nisjen e fushatës vetëdijësuese, […]
Votuesit jashtë vendit mund të votojnë nga dita e martë

Votuesit jashtë vendit që kanë përmbushur kriteret për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, do të mund të votojnë nga dita e martë. “Të gjithë qytetarët që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit, pasi kanë plotësuar kriteret ligjore, do të mund të votojnë përmes postës duke filluar nga data 2 shkurt. Fletëvotimet duhet […]
Reshjet sigurojnë “furnizim stabil” me ujë për stinën e verës

Reshjet e shiut dhe borës gjatë muajit janar kanë siguruar rezerva të mjaftueshme për të siguruar furnizim me ujë gjatë verës së ardhshme për banorët e Prishtinës. Kështu ka thënë ushtruesi i detyrës së kryeshefit në Ujësjellësin “Prishtina”, Sokol Xhafa, i cili beson se janë krijuar rezerva të mjaftueshme të ujit. “Pjesa e rezervave që […]
Vuçiq do të takoj Macronin, temë edhe Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet në Paris me homologun e tij francez Emmanuel Macron. Duke njoftuar përmes Instagramit për udhëtimin e tij drejt Francës, Vuçiq ka thënë se në këtë takim do të disktuohet, ndër të tjera edhe për Kosovën. “Rrugës për në Paris. Na presin bisedime të rëndësishme për Serbinë, tema, […]
Gastronomët ankohen për sjelljet e policisë ndaj klientëve

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar nga policia dhe inspektoriatet përgjegjëse që të respektojnë vendimet e Qeverisë gjatë kontrollove në lidhje me masat kundër pandemisë. Përmes një postimi në Facebook, shoqata ka shprehur shqetësimin për sjelljet e zyrtarëve policorë. “Është bërë praktikë kohët e fundit që zyrtarët policorë janë duke shkaktuar problemë pranë lokaleve […]
‘Vendimi ndaj Kurtit nuk i ndihmon demokracisë’, thotë Haradinaj

Pas vendimit të Gjykatës Supreme që Albin Kurti të mos lejohet të garoj në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Sipas kreut të AAK-së, një vendim i tillë nuk është i dobishëm për demokracinë në vend. “Duke mos dashtë asnjëherë me dalë kundër vendimit të gjyqësorit, por ndalimi i kandidimit për liderin […]