Donald Trump preket nga koronavirusi bashkë me gruan

Presidenti amerikan Donald Trump është testuar pozitiv nga koronavirusi bashkë me Zonjën e Parë Melania Trump. “Do ta kalojmë së bashku,” ka shkruar Trump në rrjetin social Twitter duke njoftuar se është testuar pozitiv për Covid-19. Trump është 74 vjeçar dhe kështu futet në grupin e personave me rrezik të lartë që mund t’i dëmtohet […]
Pandemia mund të rrit numrin e martesave të fëmijëve

Pandemia e koronavirusit mund të shkaktoj rritje në numrin e martesave të fëmijëve në nivel global, paralajmëron një hulumtim. Organizata bamirëse Save the Children parashikon rrezikun që deri në vitin 2025 të ketë ngritje të rasteve të martesave të fëmijëve. Rreth 2.5 milionë vajza mund të detyrohen të martohen në moshë të hershme. Vajzat në […]
Navalny fajëson Putinin për helmimin e tij

Aktivisti opozitar rus, Alexei Navalny, ka bërë përgjegjës presidentin rus Vladimir Putin për helmimin e tij. “Jam i sigurt se Putin është mbrapa këtij veprimi, nuk shoh një shpjegim tjetër,” ka thënë Navalny gjatë një interviste për revistën gjermane Der Spiegel. Më 20 gusht, gjatë një fluturimi në regjionin rus të Siberisë, Navalny humbi ndjenjat. […]
BERZH: Ekonomia e Kosovës mund të kthehet në binarë gjatë vitit të ardhshëm

Ndikimi pandemisë Covid-19 në ekonominë e Kosovës ka bërë që gjatë këtij viti të shënohet tkurrje për rreth 5 për qind. Megjithatë, viti i ardhshëm mund ta kthej në binarë atë me një rritje prej 4 për qind, thuhet në raportin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Por, raporti thotë se vlerësimi për […]
Komuna e Prishtinës ofron shërbime falas të mamografisë

Tetori është Muaji Ndërkombëtar i Luftës Kundër Kancerit të Gjirit dhe Drejtoria e Shëndetësisë e Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) po e fillojnë fushatën “Zbulimi i hershëm-Mbijetesë”. Komuna e Prishtinës ka njoftuar se përgjatë muajit tetor, në njësinë e Radiologjisë në QKMF, shërbimet e mamografisë do të ofrohen pa pagesë për të gjitha gratë […]
Armenia dhe Azerbajxhani vazhdojnë luftimet për regjionin Nagorno-Karabakh

Luftimet mes forcave të Azerbajxhanit dhe Armenisë kanë vazhduar për të dytën ditë në regjionin e kontestuar të Nagorno-Karabakh. Kjo pjesë e kontestuar mes dy vendeve është ndërkonbëtarisht e njohur si pjesë e Azerbajxhanit, por drejtohet nga banorë me prejardhje armene. Luftimet që nisën dje janë më të rëndat që nga viti 2016. Nga raporimet […]
Pritet heqja e masës së testeve nëpër kufijtë e vendeve të rajonit

Në Maqedoninë e Veriut sot është propozuar të largohet masa e PCR testeve nëpër kufijtë e vendit ndaj shtetasve nga vendet fqinje. Siç transmeton Alsat M, propozimi është bërë nga Komisioni për Sëmundje Infektive që ka rekomanduar të largohet kjo masë e parandalimit të përhapjes së Covid-19. Megjithatë, mbetet që gjatë javës të merret një […]
Vdekjet nga Covid-19 i afrohen shifrës një milion

Të dhënat nga John Hopkins University tregojnë se numri i të vdekurve në gjithë botën nga koronavirusi ka arritur në 997,737 persona. Të dhënat e publikuara mëngjesin e së hënës tregojnë se në gjithë botën tani janë të konfirmuar 33 milionë raste të personave të prekur nga virusi. Numri i të vdekurve nga Covid-19 po […]
Qeveria ndan miliona për rimëkëmbjen e bizneseve

Qeveria e Kosovës ka ndarë 60 milionë euro për bizneset, shumë kjo që synon të ndihmoj sektorin privat të dëmtuar nga pandemia Covid-19. Përmes një konference për media, Kryeministri Avdullah Hoti njoftoi se këto mjete janë në kuadër të Fondit për Rimëkëmbjen Ekonomike që kap vlerën e 385 milionë eurove. Siç transmeton Radio Evropa e […]
Zvicra në referendum për propozimin kundër lirisë së lëvizjes me BE-në

Të dielën në Zvicër do të votohet propozimi për t’u larguar nga marrëveshja e lëvizjes së lirë me vendet e Bashkimit Evropian. Edhe pse nuk është anëtare e BE-së, shteti i Zvicrës ka marrëveshje për tregti të lirë dhe lëvizje të lirë me vendet e Schengenit. Tani, propozimi për largim nga marrëveshja për liri të […]