Maqedonia e Veriut pranon 500 mijë vaksina kineze

Dërgesa më e madhe e vaksinave kundër Covid-19 ka mbërritur të dielën në Maqedoninë e Veriut. Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë Ivanka Stojanoski bashkë me ambasadorin kinez Xhang Suo pritën  500 mijë dozat e vaksinës në Aeroportin e Shkupit. Këto vaksina janë të prodhuesit kinez Sinovac. “Me procesin e deritanishëm të imunizimit dhe […]

Kurti ftohet t’i vizitoj komunat me shumicë serbe

Serbët në Kosovë janë shprehur të hapur të mirëpresin vizitat e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që ky i fundit të shoh nga afër sfidat nëpër komunat ku ata jetojnë. “Çdokush që ka qëllim të mirë, është i mirëseardhur”, ka thënë Drejtori i Kadastrit në Komunën e Graçanicës, Nebojsha Periq. Gjatë një tryeze të mbajtur […]

Para konventës, kryesia e PDK-së jep dorëheqje

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së dhe kryesia e partisë kanë dhënë dorëheqje disa ditë para mbajtjes së konventës së paralajmëruar për 3 korrik. Enver Hoxhaj ka njoftuar të enjten, pas mbledhjes së kryesisë së partisë, se kanë pushuar punën në pozitat brenda partisë deri në ditën e zgjedhjeve. “Ne do të pushojmë punën […]

Kurti takon Macronin: ‘Synojmë ndërtimin e shtetit me cilësitë që ka Franca’

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pritur të mërkurën në Paris nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron. Në paraqitjen për media para fillimit të takimit, Kurti tha se ndjehet i privilegjuar që po realizon takimin me presidentin francez. “Është privilegj dhe përgjegjësi për mua si kryeministri i shtetit më të ri të Evropës të jem […]

Rama: ‘Shengeni rajonal’ është domosdoshmëri për ne

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e sheh si “domosdoshmëri” krijimin e një zone të përbashkët të lëvizjes dhe shkëmbimit të mallrave në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Shengeni Rajonal siç e quaj unë nuk është alternativë e BE, po domosdoshmëri për të ardhmen e ekonomive tona, e fëmijëve tanë dhe e paqes së sigurt në […]

Lehtësohen masat anti-Covid: Lejohen dasmat dhe ahengjet

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër përhapjes së Covid-19. Risi në vendimin e fundit është lejimi i organizimit të dasmave, ahengjeve dhe mbrëmjeve të maturës. Këto organizime do të lejohen të mbahen “me kusht që të shfrytëzohet 30 për qind e kapacitetit të hapësirës(30 persona për 100m2), por jo më shumë se […]

PDK paralajmëron zgjedhjen e kryetarit të ri

Në fillim të muajit korrik do të bëhet zgjedhja e kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës. Përmes një njoftimi, PDK ka bërë të ditur se Konventa e zgjedhjes së kryetarit do të mbahet më 3 korrik. “Kryesia ka udhëzuar organet e partisë për fillimin e menjëhershëm të përgatitjeve për organizimin e Konventës zgjedhore […]

Bundestagu gjerman ofron mbështetje për procesin e dialogut

Kryetari i parlamentit gjerman ka ofruar mbështetje për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kreu i Bundestagut, Wolfgang Schäuble u takua të hënën me kryeparlamentarin e Kosovës Glauk Konjufca, duke i shprehur gatishmërinë për mbështetje të dialogut. “Ne do të jepnin me kënaqësi ndihmesën tonë nëpërmjet  kontakteve midis parlamentarëve, për të mbështetur procesin e […]

Parlamenti malazias me rezolutë për Srebrenicën, nxit reagimin e Beogradit

Në Mal të Zi është miratuar rezoluta që njeh si gjenocid krimin e kryer në Srebrenicë gjatë vitit 1995 nga forcat ushtarake serbe. Në korrik të vitit 1995, më shumë se 8,000 meshkuj boshnjakë mysliman u vranë në Srebrenicë të Bosnjës. Gjatë javës së kaluar, parlamenti në Mal të Zi miratoi rezolutën që ndalon mohimin […]

Mal i Zi, shkarkohet ministri që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Në Mal të Zi është shkarkuar ministri i drejtësisë për shkak se kishte mohuar gjenocidin e kryer në Srebrenicë nga forcat ushtarake serbe. Gjatë muajit mars, ministri malazes Vlladimir Leposaviç kishte thënë se do të pranonte se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid vetëm “kur një gjë e tillë të vërtetohet pa dyshime”. Ky qëndrim nxiti […]