‘Rusia financoi parti politike në dhjetra vende; mes tyre edhe PD-në në Shqipëri’

Rusia i ka dhënë rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në Shqipëri në vitin 2017, ka thënë për Zërin e Amerikës një zyrtar i lartë amerikan. Sipas tij, Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe Presidenti Putin është angazhuar në financim […]

Nga Samiti i Procesit të Bërdo-Brionit kërkohet heqja e vizave për Kosovën

Në konkluzionet e Samitit të Procesit të Bërdo-Brionit, ndër të tjera, kërkohet nga Bashkimi Evropian që të bëhet libralizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Pas takimit të mbajtur të hënën në Slloveni, pjesëmarrësit ranë dakord në gjashtë konkluzione, përfshirë kërkesat që Bosnje dhe Hercegovinës t’i ofrohet statusi kandidad nga BE-ja dhe të “hiqet regjimi […]

Vuçiq thotë se i është propozuar ‘kornizë e re’ për bisedimet në Bruksel

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar të premten se diplomatët evropianë i kanë ofruar atij një ‘kornizë të re’ për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe me këshilltarët e Kancelarit gjerman dhe të Presidentit francez, Vuçiq tha se nga dy këshilltarët një propozim për […]

BE-ja kërkon “dinamikë të re” në dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se pret dinamikë të re në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Të premten në Prishtinë, Lajçak takoi Kryeministrin e Kosovë Albin Kurti me të cilin biseduan për më shumë se dy orë, derisa detajet e bisedës nuk janë bërë të ditura. […]

Irani mohon të ketë kryer sulme kibernetike ndaj Shqipërisë

Irani ka mohuar të ketë qenë mbrapa ndonjë sulmi kibernetik ndaj sistemeve teknologjike të Shqipërisë. Gjatë javës, Kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin duke bërë të ditur se hetimet kanë treguar se sulmet kibernetike të kryera gjatë muajit korrik në Shqipëri janë urdhëruar nga Irani. Por, këto janë mohuar […]

Hill: Deri në njohjen reciproke ka ‘shumë hapa të tjerë’ për t’u bërë

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka riktheksuar se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara karshi dialogut Kosovë-Serbi është që të përmbyllet me njohje reciproke, por që deri aty ka ende punë për t’u bërë. Hill e sheh si “shumë të rëndësishme” që të bëhen hapat e tjerë “që duhet kaluar” deri në arritjen e përmbylljes […]

Pahor në Prishtinë: ‘Të zbatohet marrëveshja për Asociacionin’

Derisa nuk të ketë propozime alternative nga palët në lidhje me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, atëherë vlenë marrëveshja e arritur më parë, ka deklaruar Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. “Edhe në Beograd kam thënë, edhe herën e kaluar këtu, unë e shoh si rrugëtim për përforcimin e besimit që […]

Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin

Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, duke e akuzuar se është përgjegjës i sulmit kibernetik që i është bërë më 15 korrik ndaj sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe shërbimeve online. Të mërkurën në mesditë, Kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi vendimin për ndërprerjen “me efekt të menjëhershëm”, të marrëdhënieve diplomatike me këtë shtet. Vendimi […]

Serbia kërkon të blejë dronët “Bajraktar” nga Turqia

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se është i gatshëm të shpenzoj “qindra miliona euro” për të blerë dronë turq të llojit “Bajraktar”. “Ne jemi të një linje dhe unë shpresoj se do të mund të arrijmë diçka të tillë vitin tjetër”, ka thënë Vuçiq pas takimit në Beograd me Presidentin turk Recep Tayyip […]

Lajçak përsëri do të vizitoj Prishtinën dhe Beogradin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të vizitoj gjatë javës Prishtinën dhe Beogradin. Më 9 shtator, Lajçak do të kryejë vizitat e tija bashkë me dy këshilltarë të sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Qëllim i vizitës është “të eksplorohen opsionet për përparimin […]