Stoltenberg do të takoj Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të priten në takime në Bruksel nga shefi i Nato-s, Jens Stoltenberg. Takimet do të ndodhin më 17 gusht, një ditë para se Kurti dhe Vuçiq të zhvillojnë raundin e ri të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Sipas njoftimit për media nga […]
Kurti: Krimi i organizuar në veri të vendit rrezikon sigurinë kombëtare

Krimi i organizuar në pjesën veriore të Kosovës e rrezikon sigurinë kombëtare, ka deklaruar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në lidhje me situatën e fundit të tensionuar në Mitrovicën Veriore, Kurti tha se ka ekzistuar rreziku që situata të përshkallëzohej në një konflikt të armatosur. “Padyshim që rreziku ekziston, por ne bëjmë gjithçka që […]
Kurti dhe Vuçiq ftohen nga Brukseli për t’u takuar gjatë këtij muaji

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të takohen në Bruksel më 18 gusht. Të dy liderët kanë marrë ftesa për takim nga Përfaqëesuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell. “Ata do të mirëpriten në Bruksel më 18 gusht nga Borrell dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Mirosllav […]
Lista Serbe i reagon ambasadorit Hovenier: ‘Po na vëni nën presion‘

Lista Serbe ka reaguar ndaj qëndrimeve të shprehura të enjten nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier. Ambasadori Hovenier e ritheksoi të enjten qëndrimin e Shteteve të Bashkuara në lidhje me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq. “Më duhet t’u kujtoj njerëzve se, nga këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara, z. Milan Radoiçiq, është sanksionuar nga […]
Hovenier i ‘rikujton’ Rakiqit qëndrimet e SHBA-së për reciprocitetin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i ka riktheksuar qëndrimet e Shteteve të Bashkuara në lidhje me reciprocitetin mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë takimit të zhvilluar me Kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq. Në takim gjatë ditës së enjte, Hovenier tha se me ministrin për Komunitete dhe Kthim është biseduar lidhur me ngjarjet e fundit […]
KFOR-i do të ndërhyj nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë, thotë Stoltenberg

Misioni i KFOR-it në Kosovë është i gatshëm të ndërhyj në situata që rrezikojnë stabilitetin në vend, ka deklaruar Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg. Këto deklarata ai i bëri më 3 gusht gjatë një bisede me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin bisedoi lidhur me tensionet e fundit në veriun e Kosovës, transmeton […]
Pas Berishës, ambasadori britanik paralajmëron masa të tjera

Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith, ka paralajmëruar se do të ketë sanksione të tjera ndaj personave të ndryshëm nga Ballkani Perëndimor. Ky parlajmërim i ambasadorit britanik vjen pasi Britania e Madhe e shpalli person “non-grata” ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha. “Jam njoftuar me një letër se, Home Secretary ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes […]
BE-ja hap negociatat për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Bashkimi Evropian ka filluar zyrtarisht negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në konferencën e parë ndërqeveritare të mbajtur të martën në Bruksel, u shënua edhe hapja zyrtare e negociatave për anëtarësim të këtyre dy shteteve. “Negociatat janë në vetvete një instrument transformimi. Arsyeja që i kemi kërkuar me ka ngulm ka të […]
Rama i paraqet Nato-s propozimin për ndërtimin e bazës detare në Durrës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paraqitur të mërkurën para Sekretarit të Përgjithshëm të Nato-s propozimin për ndërtimin e një baze detare të Aleancës në Durrës. Rama tha se bëhet fjalë “për të shtuar një vlerë tjetër të rëndësishme në infrastrukturën dhe logjistikën e aleancës, duke vënë në dispozicion të NATO-s një bazë të flotës […]
Grenell thotë se prania e KFOR-it në Kosovë ‘e zgjat konfliktin’

Ish i dërguari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është shprehur kundër vazhdimit të pranisë së KFOR-it në Kosovë pasi, sipas tij, kjo ‘e zgjat konfliktin’. Gjatë një ligjerate të mbajtur në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, ai gjithashtu tha se prania e KFOR-it në Kosovë e dëmton ekonominë e vendit, raportojnë mediat serbe. […]