Vuçiq mendon se ka një pakt mes Kosovës dhe Kroacisë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se mes Kosovës dhe Kroacisë ekziston një pakt “i dukshëm”. “Sa i përket Prishtinës e Zagrebit, është një pakt krejtësisht i dukshëm, nga mediat, deri te ai financiar dhe i sigurisë. Nuk është ndonjë befasi”, ka thënë Vuçiq për mediat serbe. Siç transmeton Koha.net, presidenti serb ka thënë […]
Dimitar Kovaçevski mandatohet për kryeministër të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate, Dimitar Kovaçevski është mandatuar për të qenë kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut. Pas mandatimit nga presidenti i vendit, Kovaçevski tha se “qeveria e re do të ketë qëllim të qartë, të ofrojë siguri, jetë më të mirë dhe të ardhme më të ndritur për qytetarët”. “Duhet të gjithë […]
Rama: Ballkani i Hapur do të vijojë edhe nëse Kosova nuk bëhet pjesë e tij

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se nisma “Ballkani i Hapur” do të vijojë me qëllimet e veta edhe nëse pjesë e tij nuk do të bëhen Kosova, Bosnjë Hercegovina dhe Mali i Zi. “Ne këtyre njerëzve do iu kthejmë barrierat meqë tre vende nuk duan të heqin barrierat për njerëzit e tyre, për […]
“Ballkani i Hapur”: Liderët arrijnë marrëveshje të reja

Në takimin e mbajtur në Tiranë, liderët e tri vendeve themeluese të nismës “Ballkani i Hapur” kanë arritur marrëveshje të reja. Në një konferencë për media, pas takimit të nismës për bashkëpunim rajonal “Ballkani i Hapur”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha detaje të reja lidhur me marrëveshjet e arritura. Rama tha se qytetarët e […]
Lajçak shprehet ‘i sigurt’ për një zgjidhje rreth targave të veturave

Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë janë takuar të mërkurën në Bruksel nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për procesin e dialogut, Miroslav Lajçak. Pas takimit, Lajçak njoftoi se është zhvilluar një “diskutim i thellë” në lidhje me çështjen e targave për veturat që futen nga njëri vend në tjetrin. “Sot, u […]
Ish-presidenti Thaçi mbetet në paraburgim

Në konferencën e tetë statusore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokurorisë i është kërkuar që të caktoj një afat deri kur mund të zhvillohen hetimet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në konferencën e tetë […]
Takimi në Londër, Lajçak: Integrimi i Ballkanit në BE nuk ka alternativë

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha të hënën se takimi në Londër mes Mbretërisë së Bashkuar, BE-së, SHBA-së dhe Ballkanit Perëndimor ka qenë shumë i dobishëm. Lajçak njoftoi pas takimit se të gjithë pjesëmarrësit e kanë potencuar se nuk ka alternativë për rajonin e Ballkanit Perëndimor përpos integrimit në […]
Demokracia po përballet me sfida alarmante, thotë Presidenti amerikan Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se demokracia në gjithë botën është ‘sfida e kohës tonë’. Në nisje të Samitit për Demokracinë, Biden tha se në mbarë botën demokracia po përballet “me sfida të qëndrueshme dhe alarmante”. Sipas Bidenit, trendet e demokracisë “gjerësisht janë duke shkuar në drejtimin e gabuar”, prandaj, ai tha se “demokracia […]
Kurti dhe Borrell shfaqin hapur mospajtimet rreth Asociacionit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell kanë shprehur hapur qëndrimet e kundërta që kanë në lidhje me zbatimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kurti po qëndron në Bruksel dhe gjatë ditës së martë çështja e Asociacionit […]
Dialogu Kosovë-Serbi: Palët ‘pa gatishmëri’ për takimin e radhës

Nuk dihet se kur do të mbahet takimi i radhës në nivelin më të lartë politik mes Kosovës dhe Serbisë, madje nuk parashihet që një takim i tillë të ndodh së shpejti. Nga Bashkimi Evropian kërkohet që të ketë gatishmëri te palët për të arritur dakordim për rezultate konkrete para se të zhvillohet takimi […]