Bugajski: Pa marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, rajoni rrezikon konfliktin

Pa një marrëveshje dypalëshe mes Kosovës dhe Serbisë, rajoni i Ballkanit mund të rikthehet te konfliktet, thotë analisti amerikan Janusz Bugajski. Sipas tij, administrata e tanishme amerikane duhet të jetë aktive në procesin e dialogut mes dy palëve. “Shtetet e Bashkuara mbajnë besueshmërinë për shkak të rolit të tyre udhëheqës në zgjidhjen e konflikteve të […]

Tahiri: Marrëveshja për asociacionin nuk bie ndesh me Kushtetutën

Marrëveshja për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, thotë ish-ministrja Edita Tahiri. Sipas saj, Kryeministri aktual i Kosovës Albin Kurti e ka përdorur këtë çështje për të përfituar politikisht. “Unë kam letrën e znj. Mogherini, që garanton se BE e lexon “Marrëveshjen e Asociacionit” si […]

Kurti: Kushtetuta nuk lejon asociacion mbi baza etnike

Mund të ketë asociacion mbi baza gjeografike, por Kushtetuta e Kosovës nuk lejon themelimin e një asociacioni mbi baza etnike, ka thënë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti. “Nuk mendoj që është e mundshme në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës të ketë Asociacion mbi baza etnike. Mund të ketë Asociacion të komunave mbi baza zhvillimore, […]

Vuçiq pas takimit me Kurtin: ‘I thashë se kurrë nuk do ta pranojmë Kosovën’

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se gjatë takimit me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti i ka thënë këtij të fundit se “kurrë” nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës. “Shikoni se çfarë pyetje kanë ngritur. E para, 10 herë e ka përmendur fjalën pranimi i Kosovës duke pyetur kur, kur, kur do të […]

Takimi Kurti-Vuçiq: Palët me dallime të mëdha

Rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, përmes takimit të së martës në Bruksel, nuk ka sjellë ndonjë pajtim konkret ndërmjet palëve. Takimi u mbajt ndërmjet Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell. Palët janë pajtuar që takimi i radhës të […]

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor

Është caktuar data për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë. Përmes një njoftimi nga presidenca, është bërë e ditur se mbajtja e zgjedhjeve është caktuar për datën 17 tetor të këtij viti. “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit […]

Lulzim Basha fiton mandatin e ri si kryetar i PD-së

Janë shpallur rezultatet përfundimtare nga votimet brenda Partisë Demokratike të Shqipërisë për zgjedhjen e kryetarit të saj. Komisioni i Zgjedhjeve në PD të hënën zyrtarizoi fitoren e Lulzim Bashës për mandatin e tij të tretë si kryetar i partisë. Siç transemton ABCNews, Kryetari i Komisionin, Jemin Gjanë në një deklaratë për mediat ka bërë me […]

Kurti: ‘Të mos ngutemi, presioni duhet të jetë mbi Serbinë’

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është drejtuar deputetëve në parlament gjatë ditës së premte, duke dhënë shpjegime rreth çasjes së qeverisë së tij në dialogun me Serbinë. Duke iu përgjigjur kritikave të deputetëve nga opozita, Kurti ndër të tjera iu referua procesit të deritanishëm të dialogut. “Kjo seancë është për me i nxjerrë mësimet […]

Parlamenti shqiptar shkarkon Presidentin Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është shkarkuar nga Kuvendi me 105 vota pro të deputetëve, 7 kundër dhe 3 abstenime. Gjatë ditës së mërkurë, fillimisht parlamenti miratoi raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor që gjeti 16 shkelje kushtetute të presidentit Meta dhe i propozoi parlamentit shkarkimin. Raporti do t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese e cila do të […]

SHBA me urdhër ekzekutiv ‘për ata që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor’

Shtetet e Bashkuara kanë rifreskuar Urdhërin Ekzekutiv i cili parashikon sanksione për individë nga Ballkani Perëndimor që shihen si rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA-ve. Urdhëri i ri parasheh bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në SHBA të personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor. “Shtetet e Bashkuara janë të […]