Merkel dhe Vuçiq dëshirojnë rifillim sa më të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë zhvilluar gjatë ditës së enjte një videokonferencë. Siç bëhet e ditur nga zyra e kancelares Merkel, ata kanë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e ngushta bilaterale dhe ekonomike, procesin e pranimit të Serbisë në BE dhe reformat përkatëse, si dhe rreth situatës në rajon, transmeton DW. […]
LDK kërkon mocion mosbesimi për Qeverinë e Kryeministrit Kurti

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të iniciojë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, pjesë e të cilës është edhe ajo. Ky vendim i partnerit qeveritar vjen pas shkarkimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partneri i koalicionit, VV-ja, […]
Apostolova kërkon nga liderët kosovarë të bëhen bashkë për interesin kombëtar

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, ka përshëndetur miratimin e buxhetit për vitin 2020. Përmes një postimi në Twitter, diplomatja u ka bërë thirrje liderëve politikë në Kosovë që t’i tejkalojnë interesat e tyre partiake në të mirë të interesit kombvëtar. “Mirëpres votimin e mbrëmshëm të buxhetit për vitin 2020, si […]
Kurti kërkon falje për mos nisjen e largimit të taksës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u është drejtuar qytetarëve me ‘dy kërkimfalje’ gjatë ditës së dielë. Përmes faqes së tij në Facebook, Kurti ka kërkuar falje për mos fillimin e zbatimit të largimit të taksës për importet nga Serbia, si dhe për mos zbatimin e një urdhërese si masë kundër koronavirusit. Më poshtë, lexoni postimin […]
Takohen Thaçi dhe Kurti, pajtohen “të vazhdojnë të takohen”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Albin Kurti janë takuar gjatë ditës së premte. Në një paraqitje për media, kur është pyetur rreth këtij takimi, Kurti ka thënë se “u dakorduam që të vazhdojmë të takohemi”. Kurti tha se kanë folur për të gjitha temat që prekin Kosovën, transmeton Gazeta Express. Ndërkohë Thaçi tha […]
Borrell letër Kurtit: Na duhet heqja e plotë e tarifave

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka shprehur qëndrimin ndaj taksës. “Neve na duhet heqja e plotë e tarifave” ka thënë Borrell në një letër dërguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Siç njofton Zyra për Komunikim e Kurtit, Borrell në letrën e tij është shprehur i kënaqur […]
Selimi: Me Amerikën nuk prishemi për taksën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, nuk mendon se do të ketë prishje të raporteve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shteteve të Bashkaura të Amerikës. “Aq shumë probleme ka, sa që e kemi sfidë shumë të madhe që të ecim përpara me objektivat tona politike. Jemi të bërë për t’u përballur me këtë […]
Raporti i DASH për Kosovën: Zyrtarët e korruptuar nuk ndëshkohen

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit, për vitin 2019, thekson disa çështje të cilat janë shqetësuese për shtetndërtimin e Kosovës. Në pjesën për Kosovën, ky raport nxjerr si çështje kryesore: kufizimet të tepruara ndaj mediave, përfshirë dhunën ose kërcënimet ndaj gazetarëve; korrupsioni i qeverisë dhe mosndëshkimi i tij; si dhe sulmet kundër anëtarëve të pakicave […]
Ish-komandanti amerikan, Hodges: Tërheqja e trupave nga Kosova do të ishte gabim

Tërheqja e trupave amerikane nga Kosova është kundërshtuar nga ish-komandanti i Komandës së Ushtrisë amerikane për Evropë, gjenerali Ben Hodges. Hodges i ka reaguar propozimit të Donald Trump Jr., ku ky i fundit kishte shkruar në Twitter se “është koha t’i kthejmë në shtëpi” 650 ushtarët amerikanë që gjenden në Kosovë. “Do të ishtë një […]
Hyseni takon Grenellin: Tarifa të hiqet menjëherë

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokartike të Kosovës, Skender Hyseni, ka takuar të martën në Washington emisarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell. Përmes një postimi në Facebook, Hyseni ka njoftuar se gjatë takimit “të gjatë” me zyrtarin amerikan është biseduar për çështjen e tarifës ndaj Serbisë, dhe se është […]