Djokoviçit nuk i lejohet të jetë pjesë e US Open

Tenisti serb Novak Djokoviç nuk do të mund të garoj në edicionin e sivjetëm të turneut amerikan US Open. Shtetet e Bashkuara nuk do ta lejojnë futjen e tij në vend pasi ai nuk është i vaksinuar me vaksinën kundër Covid-19. “Fatkeqësisht, nuk do të mundem të udhëtoj drejt Nju Jorkut këtë herë për US […]

Britania përshpejton deportimet e azilkërkuesve shqiptarë

Britania e Madhe planifikon të “përshpejtoj” procesin për deportimin e azilkërkuesve shqiptarë të pamiratuar. Numri i shqiptarëve që kalojnë La Manshin me varka të vogla është rritur në muajt e fundit, edhe pse Britania e konsideron Shqipërinë një “vend të sigurt dhe me mirëqenie”, sipas statistikave të publikuara të enjten. Rreth 2,165 shqiptarë mbërritën në […]

Mal i Zi: Rrëzohet qeveria e Dritan Abazoviç

Parlamenti në Mal të Zi të shtunën rrëzoi qeverinë e kryeministrit Dritan Abazoviç. 50 nga 81 deputetë votuan rrëzimin me iniciativën e partisë së presidentit Milo Gjukanoviç dhe katër grupeve parlamentare.  Vetëm tre muaj e gjysmë qëndroi në post qeveria e pakicës e kryeministrit Abazoviç.  Abazoviç kishte zemëruar dy javë më parë presidentin e vendit, […]

Escobar do të takoj krerët opozitarë në Prishtinë

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka ftuar për takim krerët e tri partive më të mëdha opozitare në Kosovë. Escobar gjatë javës do të takoj në një darkë pune Kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi, Kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku dhe Kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, transmeton Klan Kosova. Raportohet se takimi do […]

Vrasja e Darya Dugin: Rusia akuzon shërbimet sekrete të Ukrainës

Rusia ka akuzuar Ukrainën për vrasjen e Darya Dugin, vajzës së ultra-nacionalistit rus Alexander Dugin.   Ukraina e ka mohuar përfshirjen në këtë rast, derisa Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) ka akuzuar shërbimet sekrete ukrainase për vrasjen. Shërbimi i sigurisë të Rusisë, FSB, u citua nga agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë […]

Në kërkim të marrëveshjes: Escobar dhe Lajçak ‘të mërkurën në Prishtinë’

Çështja e targave dhe dokumenteve serbe do t’i sjell gjatë kësaj jave për vizitë në Prishtinë dhe Beograd të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Sipas burimeve të REL të dy diplomatët do të qëndrojnë të mërkurën në Prishtinë.   Escobar dhe Lajçak […]

Kërcënohet Rada Trajkoviq, kërkon reagimin e autoriteteve

Politikanja serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, është kërcënuar të hënën përmes një telefonate. Kryetarja e Lëvizjes Europiane të Serbëve nga Kosova ka njoftuar përmes Twitter se është kërcënuar pas një deklaratë që kishte dhënë mëngjesin e së hënës në lidhje me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq. “Sapo jam kërcënuar me telefon nga ky numër […]

Nuk ka marrëveshje nga takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel

Nuk ka rezultuar me ndonjë marrëveshje takimi i së enjtes në Bruksel ndërmjet Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë pas takimit se nuk është arritur asnjë marrëveshje. Borrell tha se për mospajtimet e deritashme, mes të dyja […]

Escobar: Ka mjaft modele për të arrit zgjidhje stabile mes Kosovës dhe Serbisë

Brenda Evropës ka mjaft modele të cilat mund të përdoren si zgjidhje stabile në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. “Ne mendojmë se brenda Evropës ekzistojnë mjaft modele që mund të përdoren për të gjetur një zgjidhje stabile dhe produktive për të gjitha […]