Sot nis zbatimi i masave të reja kundër koronavirusit

Rregullat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës, në betejën kundër përhapjes së koronavirusit, do të futen në fuqi nga dita e sotme. Gjatë ditës së djeshme, Kryeministri Avdullah Hoti prezantoi para mediave masat e reja, në të cilat përfshihet ndalimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00 në qytetet […]

Qeveria rikthen kufizimet e lëvizjes në disa qytete

Kryeministri Avdullah Hoti është paraqitur pak më parë para mediave për të bërë publike masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit. “Është përgatitur një plan i veprimit që sot miratohet në Qeveri që specifikon në detaje se cilat veprime do të ndërmarrin veprimet shëndetësore. Në qytetet me numër të madh të të infektuarve si Prishtina, […]

Dita e Pavarësisë së SHBA-ve, festa në praninë e koronavirusit dhe vrullit kundër simboleve

Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë 244-vjetorin e pavarësisë. Këtë vit, ndryshe nga herët e kaluara, vendi është në gjendje jo të zakonshme për shkak të dy zhvillimeve: përhapjes së koronavirusit dhe fushatës për të larguar simbolet dhe monumentet e Konfederatës të cilat kujtojnë ditët e skllavërisë. Vrasja e afro-amerikanit George Floyd nxiti protesta […]

Pagesat e dyta nuk mund të bëhen pa rishikim të buxhetit, thotë ministrja Bajrami

Pa rishikim të buxhetit nuk ka mjete të mjaftueshme për të zbatuar Pakon Emergjente Fiskale, ka thënë Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami. Në Pakon Emergjente Fiskale – e cila është në vlerë prej rreth 180 milionë eurosh –ndër të tjera është paraparë që punëtorët që kanë humbur vendin e punës, pas shpalljes së masave emergjente […]

Putinit i hapet rruga të qëndroj në pushtet deri më 2036

Në Rusi janë votuar ndryshimet kushtetuese të cilat i hapin rrugën Presidentit Vladimir Putin që potencialisht të qëndroj në pushtet deri në vitin 2036. Sipas zyrtarëve të zgjedhjeve, 77.6% e rusëve kanë votuar për ndryshimet kushtetuese, kur janë numëruar rreth tre të katërtat e të gjitha qendrave të votimit. Kjo do të thotë se Vladimir […]

Mali i Zi legalizon partneritetin e çifteve LGBT

Me 42 vota për, në parlamentin me 81 ulëse, është miratuar në Mal të Zi njohja ligjërisht e çifteve të komunitetit LGBT. Ka qenë Blanka Radoseviq Maroviq, drejtore në Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe minoriteteve, ajo e cila e ka konfirmuar lajmin, transmeton Radio Evropa e Lirë. Kështu, Mali i Zi është bërë  […]

Tri dekada nga Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut

Sot bëhen 30 vite nga dita kur në Kosovë u shpall Deklarata Kushtutuese e cila në atë kohë u shpall nga 111 delegatë të Kuvendit të atëhershëm të Kosovës. Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, […]

Apeli shpall verdiktin për përgjimet në rastin ‘Pronto’

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin për 11 personat e përfshirë në aferën “Pronto”, në të cilën janë të përfshirë zyrtarë të lartë të PDK-së. Adem Grabovci është dënuar me dënim unik prej 1 vjet e 2 muaj burgim. Grabovcit i është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve […]

Këto janë 5 vrasjet me pagesë të këtij viti nga ‘killerat’ shqiptarë

Deri më tani, gjatë vitit 2020, nga 23 vrasje të ndodhura në Shqipëri, pesë janë kryer nga vrasës profesionistë të paguar. Bëhet fjalë për vrasës me pagesë, profesionin e të cilëve mund ta konsiderojmë si “killer” i punësuar. Ata nuk i njeh askush. Janë njerëz të zakonshëm, por me cilësi psiko-motore shumë më ndryshe nga […]

Grenell i gëzohet kërkesës së eurodeputetëve për liberalizimin e vizave

Richard Grenell, i dërguar i SHBA-ve për dialogun, ka mirëpritur veprimin e disa deputetëve të Parlamentit Evropian të cilët i kanë dërguar letër kancelares gjermane, Angela Merkel, si kërkesë që të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën. Deputetët kanë thënë në letrën dërguar Merkelit se Kosova i ka përmbushur kriteret e kërkuara dhe tash i […]