‘Pulsi Publik’: Kënaqshmëria me punën e institucioneve ekzekutive, më e larta në dhjetë vitet e fundit

Raporti i fundit i ‘Pulsit Publik’ nga UNDP ka treguar se “nivelet e kënaqshmërisë me punën e institucioneve kyçe ekzekutive dhe legjislative në Kosovë janë më të lartat të regjistruara nga anketat e Pulsit Publik që nga viti 2010”. I realizuar përmes intervistave telefonike me 1306 qytetarë, raporti ka treguar se qytetarët janë më së […]
SHBA i japin fund marrëdhënieve me OBSH-në

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të premten se Shtetet e Bashkuara po i japin fund bashkëpunimit me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, për shkak të pandemisë së koronavirusit. “Sepse kanë dështuar të bëjnë reformat e kërkuara dhe shumë të nevojshme, ne sot do i japim fund marrëdhënieve tona me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe do t’i […]
Prezantohet pakoja për rimëkëmbjen ekonomike

Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë së koronavirusit do të ketë ndikim prej 1.2 miliardë euro në ekonominë e vendit përgjatë pesë viteve të ardhshme. Pakoja është përgatitur nga një grup punues i përbërë nga përfaqësues të zyrës së kryeministrit dhe të ministrive relevante, Bankës Qendore të Kosovës, Fondit kosovar për garantimin e kredive, komunitetit […]
Prishtina themelon qendrën për komunitetin LGBTI

Komuna e Prishtinës ka zyrtarizuar themelimin e një qendre për nevojat e komunitetit LGBTI. Drejtori i Mirëqenies Sociale, Dren Kukaj, ka njoftuar për zyrtarizimin e themelimit të qendrës ‘Drop In’. “Jam shumë i lumtur që sot në prani të Kryetarit Shpend Ahmeti e zyrtarizuam themelimin e një qendre për nevojat e komunitetit LBGTI në Prishtinë […]
Pandemia rrit numrin e familjeve në nevojë për asisencë sociale

Rënia e aktivitetit ekonomik dhe humbja e vendeve të punës gjatë kohës së pandemisë kanë bërë që shkalla e varfërisë në Kosovë të rritet. Sipas të dhënave të Ministrisë në detyrë të Financave dhe Transfereve dërguar Radios Evropa e Lirë konfirmohet se gjatë periudhës mars – maj, gjatë kohës kur Kosova është përballur me pandeminë […]
BIK publikon masat që duhet ndjekur pas rihapjes së xhamive

Bashkësia Islame e Kosovës ka shpërndarë udhëzimet dhe masat që duhet ndjekur për të hyrë në xhamitë e Kosovës, pasi ato të rihapen nga dita e nesërme (28 maj). Abdesi duhet të kryhet në shtëpi, të vendoset maska dhe të ruhet distanca sociale, janë disa prej udhëzimeve të shënuara në njoftimin e BIK. Këto udhëzime […]
Vetëvendosje nesër organizon ‘testin e dytë’ në përgatitjet për protestë

Lëvizja Vetëvendosje nesër (28 maj) do të realizoj “testin e dytë” në përgatitjet për protestë në sheshet kryesore në qendër të Prishtinës. Në njoftimin e LVV-së organizimi i nesërm cilësohet si “performancë” ku parashihet të marrin pjesë rreth 3500 persona. Mbajtjen e organizimit të nesërm e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. “Policia e Kosovës […]
Kufijtë në Maqedoninë e Veriut pritet të hapen nga 1 qershori

Në Maqedoninë e Veriut është hequr ora policore që deri sot ishte nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit ndërsa fundjavave ishte aplikuar edhe karantinë shtetëror. “Virusi është këtu dhe do të jetë i pranishëm derisa të fitohet imuniteti ose të gjendet një vaksinë. Është e rëndësishme që qytetarët të zbatojnë masat, për […]
Rihapja e çerdheve në Shqipëri, këto janë rregullat që duhen zbatuar

Rregullat e vendosura për rihapjen e çerdheve në Shqipëri duken se do të jenë mjaft të vështira për t’u praktikuar. Duke ditur se numri fëmijëve në kopshte dhe çerdhe është mjaft i lartë dhe është e pamundur zbatimi i rregullit kryesor, ai i distancimit social, transmeton Gazeta Shqip. Çka bie në sy është fakti se […]
Mali i Zi hap kufijtë në fillim të qershorit

Në ditët e para të muajit qershor do të hapen kufijtë tokësor të Malit të Zi. Kështu ka njoftuar Kryemnistri Dushko Markoviq i cili tha se kufijtë do të hapen për qytetarët e vendeve që plotësojnë kriteret e Institutit të Shëndetit Publik. “Vendet e para me të cilat do të hapen kufijtë janë Kroacia, Sllovenia, […]