Shqipëri, 186 të infektuar dhe 8 viktima nga Covid-19

Të dhënat e fundit nga Shqipëria tregojnë se numri i të infektuarve nga koronavirusi ka arritur në 186, derisa kanë humbur jetën 8 persona. Siç transmeton Top Channel, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, informoi mbi situatën e COVID-19 në Shqipëri: “Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se […]

SHBA ndan miliona dollarë ndihmë kundër koronavirusit, përfiton dhe Kosova

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë grumbulluar 274 milionë dollarë për të ndihmuar 64 shtete të botës gjatë krizës shkaktuar nga virusi Covid-19. Ambasada amerikane në Prishtinë e ka shpërndarë këtë komunikatë duke shkruar “lajm i mirë për Kosovën dhe luftën e saj ndaj virusit COVID-19”. Sekretari amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, ka thënë se […]

Vdekjet nga koronavirusi kalojnë shifrën 20,000

Mbi 20,000 persona kanë vdekur deri më tani nga infektimi me koronavirus. Siç raporton BBC, janë mbi 450,000 raste të persona të infektuar, derisa rreth 110,000 kanë arritur të shërohen. Për shkak të përhapjes së virusit, çereku i popullsisë së botës është duke jetuar në një formë të izolimit.

BE-ja ndihmon Kosovën me 70 milionë euro në betejën ndaj koronavirusit

Kosova do të pranoj një ndihmë prej 70 milionë euro nga Bashkimi Evropian për t’u përballur me pasojat që rezultojnë nga përhapja e koronavirusit. “Ne jemi duke shikuar në mënyrë intensive se si ta asociojmë Kosovën dhe partnerët tjerë në nismat që janë duke marrë nga BE-ja në përgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit, sikur edhe […]

Shkon në 61 numri i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 26 raste të reja me koronavirus në Kosovë. “Sonte me 23.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar njëqind (100) mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e […]

Nga nesër hyn në fuqi orari i kufizuar i lëvizjes

Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga nesër, e martë, të futet në zbatim një orar i limituar i lëvizjes së qytetarëve. Është vendosur që lëvizja të kufizohet nga ora 10:00 deri në 16:00 dhe nga 20:00 deri në 6:00. Ky hap është i fundit që merret në vazhdën e masave mbrojtëse kundër koronavirusit. Deri […]

Britani, një 18-vjeçar vdes nga koronavirusi

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur 281 gjatë ditës së dielë. Mediat kanë raportuar që ndër të vdekurit e fundit është edhe një 18 vjeçar, i cili kishte edhe probleme shëndetësore të tjera. Kryeministri Boris Johnson ka paralajmëruar për masa më të rrepta nëse qytetarët nuk i përmbahen seriozisht […]

OBSH: Për vaksinën kundër virusit na duhet të paktën një vit

Drejtori Ekzekutiv i OBSH-së, Mike Ryan, ka thënë sot se duhet të paktën një vit për të zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit. Në një intervistë për BBC, ai tha se duhet të merren masat e nevojshme për të parandaluar rikthimin e virusit pas heqjes së masave kufizuese, transmeton VOA. “Nëse ne nuk vendosim masa të […]

Kancelarja Merkel mbyllet në karantinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel është futur në karantinë për shkak të koronavirusit. Kjo ka ndodhur pasi një mjek që e kishte vizituar ka testuar pozitiv si i infektuar me virusin. Siç transmeton Radio Evropa e Lirë, zëdhënësi i saj, Steffen Seibert, tha se Merkel do t’i nënshtrohej “testeve të rregullta” në ditët në vijim dhe […]

Rama: Qëndroni në shtëpi, mos na turpëroni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar të dërgoj mesazhe përmes rrjeteve sociale. Duke i shprehur mendimet e tija për situatën nën përphapjen e koronavirusit, Rama ndër të tjera ka bërë thirrje që të qëndrohet në shtëpi. “Duhet të adoptohemi urgjent me orarin e ri. Bëni çmos që askush në familjen tuaj të bëj gjërat […]