Macron me fjalë inkurajuese për Ballkanin: ‘Nuk mund ta lëmë në situatën që është sot’

Pasi të merr Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, Franca do të organizoj një konferencë për Ballkanin Perëndimor. Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar konferencën që do të organziohet në muajin qershor të vitit të ardhshëm. “Në qershor do të organizojmë konferencën për Ballkanin Perëndimor sepse Ballkani është më shumë se fqinjësi, është në zemër […]
Viti 2021 shënon rekord në arrestimin e gazetarëve

Gjatë vitit 2021 është shënuar rekord në numrin e gazetarëve të arrestuar dhe të burgosur në gjithë botën. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka paralajmëruar se në të dhënat e mbledhura për këtë vit janë Kina dhe Bjellorusia dy vendet që renditen më së keqi në trajtimin e gazetarëve. Sipas regjistrimit vjetor të burgjeve […]
Në Slloveni, Gjykata Kushtetuese i thotë ‘Jo’ vaksinimit të detyrueshëm

Gjykata Kushtetuese në Slloveni ka konstatuar se vaksinimi i detyrueshëm për punëtorët në sektorin publik do të ishte vendim jo-kushtetues. Gjykata ka thënë se për të ardhur deri te një vendim i tillë për të bërë të detyrueshëm vaksinimin, fillimisht kërkohen “ndryshime në ligjin për sëmundjet ngjitëse”. Qeveria në Slloveni kishte planifikuar që nga 1 […]
Në Serbi protestohet kundër ligjeve që rrezikojnë ndotjen e mjedisit

Në Serbi, gjatë vikendit është protestuar në disa qytete kundër dy ligjeve të cilat protestuesit i shohin si të rrezikshme në të ardhmen për ambientin. Në Beograd është bllokuar trafiku për dy orë, derisa në Novi Sad u protestua në urën mbi Danubin. Derisa trafiku ishte bllokuar edhe në disa qytete të tjera, transmeton DW. […]
Kuvendi zgjedh 8 anëtarët e ri të Bordit të RTK-së

Janë zgjedhur tetë anëtarët e ri të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës. Gjatë mbrëmjes së hënë, në Kuvendin e Kosovës është bërë votimi dhe zgjedhja e anëtarëve të ri. Siç transmeton Gazeta Express, këta janë 8 anëtarët e zgjedhur të bordit të RTK-së, derisa për anëtarin nga komuniteti serb do të bëhet rishpallja e […]
Pensionohet Majlinda Kelmendi, kampionja e botës në xhudo

Dy herë kampionja e botës në xhudo, kosovarja Majlinda Kelmendi është pensionuar nga sporti aktiv. Përmes një ceremonie shtetërore të organizuar të hënën, Kelmendi u nderua nga Presidentja Vjosa Osmani me urdhrin “Shotë Galica” për vepra trimërie dhe guximi. “Ajo me të drejtë cilësohet si legjendë e sportit të xhudos, heroinë e Kosovës. Në tre […]
Aung San Suu Kyi dënohet me dy vite burgim

Liderja e rrëzuar nga pushteti në Myanmar, Aung San Suu Kyi, është dënuar me dy vite burgim nga ushtria që dhjetë muaj më parë mori pushtetin në vend. Gjatë ditës së hënë u bë e ditur se Suu Kyi është dënuar me katër vite burgim për nxitje kundër ushtrisë dhe thyerje të rregullave kundër Covid-19, […]
Trafiku Urban njofton për aplikimin e masave të reja

Nga 6 dhjetori, personat që duan të udhëtojnë me autobusët e Trafikut Urban do t’ju kërkohet t’i plotësojnë masat e reja kundër Covid-19. Pas masave të aprovuara nga Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate Trafiku Urban ka njoftuar se nga e hëna do të lejohen brenda një autobusi vetëm 17 udhëtarë. “Gjithashtu, duke u bazuar […]
Tetë raste me AIDS gjatë këtij viti në Kosovë

Tetë raste të personave të prekur me HIV/AIDS janë shënuar gjatë vitit 2021 në Kosovë. Ky numër është më i madh se vitin e kaluar, kur u regjistruan dy raste. Megjithatë, nga Klinika Infektive thonë se kjo nuk është shqetësuese. “Zakonisht numri i të infektuarve brenda vitit gjithmonë është sjellë 4 deri 5, kemi pasur […]
‘Ndalesat në udhëtime janë të padrejta’, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së

Ndalesat për të udhëtuar ndaj atyre që nuk janë të vaksinuar kundër Covid-19 janë të padrejta, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres. “Derisa virusi nuk njeh kufij, ndalesat për udhëtime të cilat izolojnë një shtet apo rajon janë jashtëzakonisht të padrejta e madje edhe joefektive”, tha Guterres në një konferencë për media. […]