Poetja Louise Glück fiton Nobelin për Letërsi

Poetja amerikane Louise Glück është fituese për këtë vit e Çmimit Nobel për Letërsi.   Komiteti i Nobelit tha në vendimin e tij se “zëri i saj i pagabueshëm poetik e bën ekzistencën individuale universale”. Glück ka lindur më 1943 në New York, derisa jeton në Massachusetts dhe është profesoreshë në Yale University. Akadameia Suedeze […]

Shqipërohet “Valsi i Lamtumirës” i Milan Kunderës

Libri “Farewell Waltz” nga Milan Kundera tani mund të lexohet edhe në shqip. “Valsi i Lamtumirës” vjen në shqip nga përkthyesja Saverina Pasho. Kjo komedi e zezë nis me personazhin Klima, një instrumentist i njohur i xhazit, merr lajmin se një infermiere e re me të cilën ka kaluar një natë të shkurtër në një […]

Themeluesi i markës Kenzo vdes nga koronavirusi

Kenzo Takada, themeluesi japonez i markës së modës Kenzo, ka vdekur në moshën 81 vjeçare nga virusi Covid-19. Firma e tij ka lëshuar njoftimin duke treguar se Takada vdiq në Spitalin Amerikan në Paris. Takada do të mbetet i njohur për dizajnet e tij plot me ngjyra, përmes të cilave arriti famën në skenën e […]

Qendra e qytetit të Shkodrës shpallet pasuri kulturore

Pjesa e ‘Qendrës Historike’ në qytetin e Shkodrës është shpallur pasuri kulturore në Shqipëri. Këshilli i Ministrave vendosi për përcaktimin e zonës mbrojtëse të saj, sipas koordinatave dhe hartës së zonifikimit dhe miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e këtyre zonave. Siç transmeton ATA, është ngarkuar ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore, me propozim […]

Attenborough në Instagram, thyen rekord me videon e parë

Gazetari dhe historiani i mirënjohur anglez, Sir David Attenborough, ka thyer rekord në postimin e tij të parë në rrjetin social Instagram. 94 vjeçari ka arritur që brenda katër orë e 44 minuta të ketë një milionë përcjellës, pas postimit të tij të parë. Kështu, ai e ka thyer rekordin që më parë e mbante […]

Shkrimtari Simoni pas shërimit nga virusi: Është një “Inteligjent i Zi”

Pasi ka qëndruar 40 ditë i shtrirë në spital dhe ka fituar betejën me virusin Covid-19, shkrimtari Mark Simoni ka falënderuar të gjithë që janë interesuar për gjendjen e tij. Përmes një postimi, ai ka përshkruar gjendjen gjatë këtyre ditëve në spital, derisa e ka cilësuar koronavirusin si një “inteligjent të zi”. Më poshtë, lexoni […]

Hapet ekspozita e piktorit Haki Gjakli, kushtuar grave të dhunuara gjatë luftës

Një ekspozitë për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë është hapur në hollin e Kuvendit. Ekspozita përbëhet nga pikturat e artistit Haki Gjakli i ciki ka qenë i pranishëm në ceremoninë hapëse. “Kam paraqitur ndjenjën time për gratë e dhunuara gjatë luftës dhe njëkohësisht gjithherë më kanë brengosur dhe kam ardhur deri […]

Këngëtarja Gala Aliaj e fiton garën ‘The Voice Kids’ në Belgjikë

Një këngëtare shqiptare e ka fituar garën muzikore ‘The Voice Kids’ në Belgjikë. Pas disa javë konkurim, Gala Aliaj e ka fituar kompeticionin. Këngëtarja adoleshente është vajza e artistit shqiptar Robert Aliaj, transmeton Top Channel. Këngët që i dhanë fitoren mbrëmjen e së premtes ishin ‘Goodbye Yelloë Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You […]

Harry dhe Meghan arrijnë marrëveshje disa vjeçare me Netflix

Prince Harry dhe gruaja e tij Meghan kanë nënshkruar marrëveshje disa vjeçare me kompaninë Netflix, për të krijuar filma, seriale dhe emisione për fëmijë. Ky është një lajm i mirë për Dukën dhe Dukeshën e Sussex të cilët tashmë arrijnë të jetojnë nga të ardhurat e tyre pasi hoqën dorë nga përfitimet si pjesëtarë të […]

Berlinale do të mbahet gjatë muajit shkurt

Gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm do të mbahet edicioni i radhës i Festivalit të Filmit në Berlin. Organizatorët e kanë konfirmuar lajmin duke treguar se festivali i njohur edhe si Berlinale do të mbahet pavarësisht rreziqeve që mund të vijnë nga pandemia Covid-19. “Ndryshime në strukturën e festivalit, programi dhe numri i përgjithshëm […]