21 vite nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA
Në Shtetet e Bashkuara janë kujtuar viktimat e sulmeve terroriste të kryera 21 vite më parë, në 11 shtatorin e vitit 2001. Një tingull kambane dhe një moment heshtjeje shënuan fillimin e përkujtimores në të ashtuquajturën pikën zero në Nju Jork, ku kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë u shembën nga sulmet e […]
Rritje e lartë e numrit të migrantëve të parregullt drejt BE-së
Një raport i Agjensia e Rojes Kufitare dhe Bregdetare e BE-së, Frontex, publikuar të premten, pohon se në tetë muajt e parë të këtij viti, në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian është shënuar numri më i lartë i migrantëve të parregullt që nga viti 2016. Sipas policisë evropiane të ruajtjes së kufijve rreth 188.200 […]
SHBA me sanksione ndaj Iranit për sulmet kibernetike
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe drejtuesit të këtij institucioni, me lidhje me sulmet kibernetike të kryera gjatë muajit korrik. Sanksionet e vendosura të premten u tha se kanë të bëjnë edhe me aktivitete të tjera kibernetike të Republikës Islamike ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre. Ky […]
Vuçiq thotë se i është propozuar ‘kornizë e re’ për bisedimet në Bruksel
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar të premten se diplomatët evropianë i kanë ofruar atij një ‘kornizë të re’ për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe me këshilltarët e Kancelarit gjerman dhe të Presidentit francez, Vuçiq tha se nga dy këshilltarët një propozim për […]
BE-ja kërkon “dinamikë të re” në dialogun Kosovë-Serbi
Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se pret dinamikë të re në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Të premten në Prishtinë, Lajçak takoi Kryeministrin e Kosovë Albin Kurti me të cilin biseduan për më shumë se dy orë, derisa detajet e bisedës nuk janë bërë të ditura. […]
Vuçiq thotë se ‘shqiptarët fshehurazi po duan ta marrin veriun e Kosovës’
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar pas njoftimit se Policia e Kosovës ka filluar patrullimin e vijës kufitare në hapsirën e Liqenit të Ujmanit. Të enjten, Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi për patrullimin e policisë në pjesën veriore. “Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim […]
OBSH: Vaksinat hundore mund të ndihmojnë kundër COVID-19
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se vaksinat hundore kundër Covid-19 mund të ndihmojnë në kontrollimin e virusit. OBSH e ka mirëpritur mënyrën e re të luftimit të virusit, ndonëse ka thënë se dëshiron të ketë qasje në të dhënat për këto vaksina, dhe më pas të vendosë nëse do t’i miratojë. Deri tani, ky […]
Irani mohon të ketë kryer sulme kibernetike ndaj Shqipërisë
Irani ka mohuar të ketë qenë mbrapa ndonjë sulmi kibernetik ndaj sistemeve teknologjike të Shqipërisë. Gjatë javës, Kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin duke bërë të ditur se hetimet kanë treguar se sulmet kibernetike të kryera gjatë muajit korrik në Shqipëri janë urdhëruar nga Irani. Por, këto janë mohuar […]
Vdes Mbretëresha Elizabeta II
Ka vdekur në moshën 96 vjeçare Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, Eizabeta II. Djali i saj, Mbreti Charles III, ka njoftuar se nëna e tij ka vdekur qetësisht në Balmoral. Ai tha se vdekja e Mbretëreshës është një “moment i dhimbjes së madhe” për te dhe familjen e tij dhe humbja e saj do të […]
Hill: Deri në njohjen reciproke ka ‘shumë hapa të tjerë’ për t’u bërë
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka riktheksuar se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara karshi dialogut Kosovë-Serbi është që të përmbyllet me njohje reciproke, por që deri aty ka ende punë për t’u bërë. Hill e sheh si “shumë të rëndësishme” që të bëhen hapat e tjerë “që duhet kaluar” deri në arritjen e përmbylljes […]