SHBA paralajmëron përsëri: ‘Rusia po përgatit sulmin ndaj Ukrainës’

Rusia është duke u përgatitur për të fabrikuar një arsye për të pushtuar Ukrainën dhe sulmi mund të ndodh gjatë ditëve të ardhshme, kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të enjten, Presidenti amerikan Joe Biden tha se një aksion ushtarak i Rusisë mund të ndodh menjëherë. Biden gjithashtu deklaroi se një zgjidhje diplomatike ende […]
Dita e Pavarësisë: Kosova shënon 14-vjetorin e shtetësisë

Kosova sot po shënon 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008. Në këtë festë, Presidentja Vjosa Osmani ka uruar qytetarët e vendit. “Sakrifica për shtetin tonë ka qenë jashtëzakonisht e madhe. Mbi 13 mijë civilë (të vrarë), prej të cilëve 1 mijë e 133 e më shumë fëmijë. Rreth 20 […]
Escobar: Ishim të qartë me qeverinë në Kosovë, ‘duhet të ketë kompromis’

Shtetet e Bashkuara presin nga qeveria e Kosovës të angazhohet plotësisht në bisedimet me Serbinë dhe ta kuptoj se për të arritur qëllimin duhet të ketë kompromis, ka thënë i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. “Ne kemi qenë shumë të qartë me Qeverinë e Kosovës, se ne presim që ata të angazhohen […]
Presidenti amerikan Biden uron Kosovën në përvjetorin e pavarësisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka uruar Kosovën në prag të shënimit të përvjetorit të 14-të të pavarësisë. “Jemi të kënaqur që Kosova po vazhdon të ndërtojë dhe forcojë marrëdhëniet e saj pozitive me vendet fqinje dhe do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet tuaja drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, të […]
ASHAK: Retorika për bashkim kombëtar i shkon në favor politikës së Serbisë

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka lëshuar një deklaratë të hënën duke dhënë qëndrim në lidhje me çështjet aktuale politike në vend dhe në rajon. Në deklaratën e ASHAK bëhet thirrje për fuqitë perëndimore që të krijojnë një strategji “më të qartë kundrejt Serbisë” duke parë synimet e saj destabilizuese dhe afërsinë e […]
Putin uron Vuçiqin: Lidhjet ruso-serbe ndihmojnë në sigurinë e Evropës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për Ditën e Shtetësisë së Serbisë. Në letrën e tij, presidenti rus ka thënë se “zhvillimi i mëtejshëm i lidhjeve konstruktive ruso-serbe u përgjigjet plotësisht interesave të popujve tanë vëllazërorë dhe kontribuon në forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në kontinentin evropian”. Siq transmeton […]
Abazoviq: Në Ballkan, prapa nacionalizmit fshihen korrupsioni dhe krimi

Pas çdo nacionalizmi në Ballkan fshihet korrupsioni dhe krimi i organizuar, thotë politikani malazias Dritan Abazoviq. Abazoviq, që ishte zëvendëskryeministër në mandatin e qeverisë së kaluar, thotë se dëshira e tij është që Mali i Zi të jetë i gatshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian brenda tri viteve të ardhshme. Në një intervistë për DW, […]
‘Putin më siguroj se nuk do të ketë përshkallëzim’, thotë Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar të martën se Presidenti rus Vladimir Putin e ka siguruar atë që nuk do të ketë përshkallëzim të situatës nga forcat ruse në kufirin me Ukrainën. “Morra një sigurim se nuk do të ketë përkeqësim apo përshkallëzim,” i ka thënë gazetarëve Macron. Siç transmeton BBC, megjithatë Rusia ka bërë […]
Gjukanoviq: Ne mbështesim një qeveri të pakicës

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq thotë se partia e tij, Partia Demokratike e Socialistëve është e gatshme të mbështes një qeveri të pakicës. “Ne jemi të gatshëm ta mbështesim një qeveri të tillë, por nuk do të marrim pjesë në të. Padyshim që u deshën 14 muaj përvojë të pasuksesshme si kjo për […]
Rusia ‘e gatshme brenda ditëve’ të sulmoj Ukrainën

Rusia ka arritur të mbledh rreth 70 për qind të forcave të saj ushtarake të nevojshme për të nisur pushtimin e Ukrainës, kanë thënë zyrtarë amerikanë të cituar nga mediat amerikane. Sipas raportimeve, këta zyrtarë që mbesin anonim për mediat kanë thënë se nuk besojnë që Presidenti rus Vladimir Putin të ketë ndarë mendjen […]