Presidentja Osmani dhe SHBA kërkojnë mbylljen e UNMIK-ut

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kërkuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara që të përmbyll mandatin e UNMIK-ut. “Ndërkohë që i falënderojmë për punën e tyre, ju inkurajojmë që ta përdorni buxhetin tuaj për çështje më të rëndësishme,” ka thënë Osmani të premten në Këshillin e Sigurimit. Siç transmeton Koha.net, gjatë seancës kushtuar situatës […]

Christopher Hill emërohet ambasador i SHBA-së në Serbi

Diplomati amerikan me përvojë të madhe, Christopher Hill, është emëruar ambasador i Shteteve të Bashkuara në Serbi.   Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se emërimin e bëri Presidenti amerikan Joe Biden, transmeton REL. Gjatë viteve 1990-ta, Hill ishte zëvendës i negociatorit amerikan Richard Holbrook gjatë bisedimeve në Dejton për t’i dhënë fund luftës në Bosnje […]

Zëdhënësi i BE-së: Borrell nuk kritikoi operacionin kundër kontrabandës

Bashkimi Evropian ka komentuar deklaratën e Josep Borrell pas tensionimit të situatës në Mitrovicën e Veriut gjatë ditës së mërkurë. Operacioni i Policisë së Kosovës u përcoll me dhunë nga disa protestuesë serbë të cilët sulmuan policinë dhe disa gazetarë që raportuan nga vendi i ngjarjes. Reagimet ishin të shumta, derisa reagimi i Përfaqësuesit të […]

Kurti për aksionin e djeshëm: Ne luftojmë grupet kriminale multietnike

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se aksioni i fundit i policisë në Mitrovicën e Veriut ka qenë pjesë e luftimit të ‘grupeve kriminale multietnike’. “De në mëngjes kishte një aksion në katër komuna të ndryshme në Kosovë: Pejë, Prishtinë, Mitrovicën e Veriut dhe atë të Jugut ku kriminelë të ndryshëm shqiptarë dhe serbë […]

Avdiu: Qeveria duhet të nisë ‘dialogun e brendshëm’ me serbët

Qeveria e Kosovës duhet të filloj dialogun e brendshëm me komunitetin serb brenda territorit të Kosovës, thotë Plator Avdiu nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS). Rreth situatës së tensionuar gjatë ditës së mërkurë në Mitrovicën Veriore, Avdiu tha se një operacion i tillë policor do të duhej të kishte intervenim në raport me […]

Osmani: Serbia po vazhdon me “narrativë e argumente të falsifikuara”

Serbia po keqpërdor statusin e vendit vëzhgues në konferencën e Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara për të shtrembëruar të vërtetën për shtetin e Kosovës, ka thënë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Në Beograd po mbahet samiti dyditor në shënim të 60-vjetorit të konferencës së parë të Lëvizjes së të Painkuadruarve (NAM). “Si vend kolonizues, me […]

Vuçiq: Ne mbrojmë sovranitetin tonë dhe angazhohemi për dialog me Kosovën

Serbia “lufton për sovranitetin” e saj territorial dhe është “e angazhuar për dialog” me Kosovën, ka thënë Presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Ai është shprehur se dialogu nuk ka alternativë dhe se është e domosdoshme mbështetja e bashkësisë ndëkrombëtare. Këto qëndrime Vuçiq i shprehu gjatë mbajtjes së samitit dydutir në Beograd në shënimin e 60-vjetorit të […]

Rama: E kuptojmë se Evropa “nuk është në formën e saj më të mirë”

Evropa nuk është në gjendjen e saj më të mirë dhe këtë e kuptojmë, ka thënë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. I pyetur nëse është i zhgënjyer nga samiti i mbajtur në Slloveni mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, Rama tha se nuk priste tjetër gjë. “Jo, sepse në të vërtetë nuk prisja asgjë […]

Rusia pranon çdo zgjidhje që do t’i përshtatej Serbisë, thotë Lavrov

Rusia do të mbështes çdo zgjidhje që do të arrihej mes Kosovës dhe Serbisë dhe që do t’i përshtatej popullit serb, ka thënë Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Lavror është takuar në Beograd me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq para mbajtjes së samitit të Lëvizjes së të Painkuadruarve, ku Rusia ka statusin e vëzhguesit. Presidenti […]

Samiti i Sllovenisë: BE-ja kërkon “përparim konkret” nga Kosova dhe Serbia

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë shprehur përkrahjen e tyre për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Në deklaratën e përbashkët të nënshkruar në samitin e mbajtur në Slloveni, pjesë e të cilit ishin edhe liderët e vendeve ballkanike, thuhet se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor “mbetet zgjedhja jonë e përbashkët strategjike”. “Ne do […]