Maas: Duhet kujdes, ‘mund ta humbim Ballkanin’

Bashkimi Evropian duhet t’i mbaj premtimet karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të kundërtën mund ta humbet regjionin, ka paralajmëruar Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas. “Nëse nuk jemi të kujdesshëm, do ta humbim Ballkanin Perëndimor”, citohet Maas nga faqja e Ministrisë së Jashtme gjermane në Twitter. Duke folur para takimit të Ministrave të Jashtëm […]

‘Nuk ecet para pa pajtim dhe drejtësi’, thotë Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se për vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të ketë përparim pa pajtim dhe drejtësi. Von Cramon ka njoftuar se i është dërguar një letër Kancelares gjermane Angela Merkel për t’i rikujtuar se procesi i Berlinit duhet të përfshijë pajtimin ndërmjet vendeve ballkanike dhe […]

‘Nuk bëjmë dialog me Serbinë pa diskutuar në Kuvend’, thotë Kurti

Kosova nuk do të rifilloj dialogun me Serbinë pa zhvilluar dialog brenda parlamentit të vendit, ka thënë Kryeministri Albin Kurti. “Ne nuk jemi Qeveri e cila zhvillon dialog me Serbinë pa e bërë dialogun në Kuvendin e Republikës”, tha Kurti të premten pas miratimit të programit qeverisës. Në një konferencë për media, Kurti dha detaje […]

Kurti: ‘Të burgosurit në Gjykatën Speciale i kanë mbrojtësit e tyre’

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se nuk mund t’i kërkojë Kroacisë garanci për ish drejtuesit e UÇK-së që gjenden në Gjykatën Speciale në Hagë. Gjatë një konference për shtyp, Kurti tha se do të ishte gabim që shteti i Kosovës të ndërhyj në këtë proces juridik. “Ata që janë në burg i kanë […]

Miratohet programi i qeverisë, Kurti: ‘Do ta padisim Serbinë për gjenocid’

Qeveria e Kosovës ka miratuar programin qeverisës për mandatin 2021-2025. Gjatë shpalosjes së programit, Kryeministri Albin Kurti theksoi se gjatë këtij mandati do të bëhet aplikimi me kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kryeministri paralajmëroi edhe padi ndaj Serbisë. “Do ta përgadisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka thënë Kurti, […]

Ndryshimi i kufijve, Robelli: ‘Ide e tmerrshme me motive personale të Thaçit’

Ideja për ndryshimin e kufijve ishte tejet personale e ish-presidentit Hashim Thaçi që ka dëshiruar të mbetet personalitet në histori, thotë gazetari Enver Robelli. Sipas Robellit, ish-presidenti Thaçi ka shpresuar se si “paqebërës” do t’i shpëtoj problemeve me gjyqësinë. “Jo vetëm ideja për prishjen e kufijve ka qenë e tmerrshme, por edhe motivet sidomos të […]

Takimi Meta-Pahor: ‘Kosova meriton liberalizimin e vizave’

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të shohin drejt të ardhmes pa kufij në Bashkimin Evropian, dhe jo të ketë ndryshim të kufijve. Ky ka qenë qëndrimi i përbashkët i Presidentit të Sllovenisë Borut Pahor dhe Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta. “E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve por heqja e […]

Paralajmëron Gashi: ‘Kuvendi mund të tensionohet’

Pas përplasjeve verbale që kanë ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, deputeti i LDK-së Arben Gashi ka paralajmëruar se seancat parlamentare ‘mund të shkojnë drejt tensionimeve’. “Nëse kjo sjellje vazhdon kështu fatkeqësisht kuvendi po shkon drejt tensionimeve”, ka thënë Gashi që është edhe Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së. Ai tha se kryesuesja e seancës […]

Përplasje verbale në seancën e Kuvendit të Kosovës

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës ka patur përplasje verbale mes Ministres së Punëve të Jashtme dhe deputetëve të PDK-së. Shkak i përplasjes ka qenë diskutimi rreth Dhomave të Specializuara në Hagë. “Ky koalicion qeveritar nuk e ka krijuar Gjykatën Speciale dhe ju jeni përgjegjës që prijësit tuaj janë në hagë. Bëhuni opozitë […]

Bislimi: ‘Asgjë substanciale në dosjet e trashëguara për dialogun’

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka thënë se nuk është gjetur asgjë substanciale rreth dialogut me Serbinë në dosjet e trashëguara nga qeveria e kaluar. Në raportimin e tij para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, në lidhje me vizitën në Bruksel, Bislimi ka sjellë dosjen nga emisarit […]