Irani mohon të ketë kryer sulme kibernetike ndaj Shqipërisë

Irani ka mohuar të ketë qenë mbrapa ndonjë sulmi kibernetik ndaj sistemeve teknologjike të Shqipërisë. Gjatë javës, Kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin duke bërë të ditur se hetimet kanë treguar se sulmet kibernetike të kryera gjatë muajit korrik në Shqipëri janë urdhëruar nga Irani. Por, këto janë mohuar […]

Vdes Mbretëresha Elizabeta II

Ka vdekur në moshën 96 vjeçare Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, Eizabeta II. Djali i saj, Mbreti Charles III, ka njoftuar se nëna e tij ka vdekur qetësisht në Balmoral. Ai tha se vdekja e Mbretëreshës është një “moment i dhimbjes së madhe” për te dhe familjen e tij dhe humbja e saj do të […]

Hill: Deri në njohjen reciproke ka ‘shumë hapa të tjerë’ për t’u bërë

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka riktheksuar se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara karshi dialogut Kosovë-Serbi është që të përmbyllet me njohje reciproke, por që deri aty ka ende punë për t’u bërë. Hill e sheh si “shumë të rëndësishme” që të bëhen hapat e tjerë “që duhet kaluar” deri në arritjen e përmbylljes […]

Pahor në Prishtinë: ‘Të zbatohet marrëveshja për Asociacionin’

Derisa nuk të ketë propozime alternative nga palët në lidhje me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, atëherë vlenë marrëveshja e arritur më parë, ka deklaruar Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. “Edhe në Beograd kam thënë, edhe herën e kaluar këtu, unë e shoh si rrugëtim për përforcimin e besimit që […]

Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin

Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, duke e akuzuar se është përgjegjës i sulmit kibernetik që i është bërë më 15 korrik ndaj sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe shërbimeve online. Të mërkurën në mesditë, Kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi vendimin për ndërprerjen “me efekt të menjëhershëm”, të marrëdhënieve diplomatike me këtë shtet. Vendimi […]

Serbia kërkon të blejë dronët “Bajraktar” nga Turqia

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se është i gatshëm të shpenzoj “qindra miliona euro” për të blerë dronë turq të llojit “Bajraktar”. “Ne jemi të një linje dhe unë shpresoj se do të mund të arrijmë diçka të tillë vitin tjetër”, ka thënë Vuçiq pas takimit në Beograd me Presidentin turk Recep Tayyip […]

Lajçak përsëri do të vizitoj Prishtinën dhe Beogradin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të vizitoj gjatë javës Prishtinën dhe Beogradin. Më 9 shtator, Lajçak do të kryejë vizitat e tija bashkë me dy këshilltarë të sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Qëllim i vizitës është “të eksplorohen opsionet për përparimin […]

Kosovë-Serbi: Fillon zbatimi i marrëveshjes për dokumentet

Me fillimin e 1 shtatorit ka filluar edhe zbatimi i marrëveshjes për dokumentet në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas marrëveshjes të arritur në Bruksel ditë më parë, qytetarët e dy vendeve do të mund të lëvizin lirshëm vetëm me letërnjoftimet përkatëse të shtetit të tyre. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal […]

Marrëveshja Kosovë-Serbi: Qytetarët do të lëvizin me dokumentet e shtetit të tyre

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, njoftoi të shtunën se është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentetet e qytetarëve kur ata kalojnë pikat kufitare mes dy vendeve. Borrell tha se “Serbia është pajtuar që të heqë dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët me letërnjoftime të Kosovës dhe Kosova është pajtuar që të […]