Amnesty International me fushatë kundër ndarjes së pabarabartë të vaksinave

Organizata Amnesty International ka nis një fushatë që kërkon nga shtetet dhe kompanitë farmaceutike që të angazhohen për një shpërndarje të barabartë të vaksinave kundër Covid-19. “Kush ka qasje në vaksinat kundër COVID-19, kur dhe me çfarë çmimi, janë disa prej pyetjeve më të rëndësishme dhe më të debatueshme që sot përballen shoqëritë tona. Por, […]
Pallati i Rinisë mund të bëhet vend trajtimi ndaj Covid-19

Pallatin i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve “Adem Jashari “ në Prishtinë mund të kthehet në një qendër për vendosjen e pacientëve të prekur nga Covid-19. Kështu ka paralajmëruar nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, i cili ka thënë se vend tjetër për trajtimin e pacientëve mund të jenë edhe shtëpizat në parkun e Gërmisë. […]
Pas vendimit të PZAP, Hoxhiq i drejtohet Gjykatës Supreme

Udhëheqësja e subjektit politik boshnjak “Komuniteti i Bashkuar- Adrijana Hoxhiq”, Adrijana Hoxhiq, i është drejtuar Gjykatës Supreme për të kundërshtuar një vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. PZAP ka anuluar mbi 4.200 vota që subjekti politik i Hoxhiq kishte siguruar në komunat e banuara me shumicë serbe në zgjedhjet e 14 shkurtit. “Absolutisht […]
Dyshimet për manipulime: PZAP kërkon rinumërim të 134 vendvotimeve

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të rinumërohen 134 vendvotime nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Kjo është bërë pas ankesave të paraqitura nga deputetë të subjekteve politike. “Rezultati që del nga rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të përfshihet në rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve”, thuhet në […]
Papa Françesku përfundon vizitën historike në Irak

Në përfundim të vizitës katër ditore në Irak, Papa Françesku përkujtoi në Mosul viktimat e luftës. Françesku u shpreh i tronditur emocionalisht prej „përvojave të tmerrshme”. „Ka ndodhur „një dëm i pamasë”, tha ai. Myslimanët, kristianët, jezidët – të gjithë janë viktima. „So ne theksojmë megjithatë sërish bindjen tonë, që vëllazërimi është më i fuqishëm […]
Haziri dhe Abdixhiku paraqesin kandidaturat për kryetar të LDK-së

Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhiku janë dy anëtarët e fundit të LDK-së që paraqesin kandidaturat e tyre në garën për të qenë kryetar i kësaj partie. “Sot, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbajti mbledhjen e rradhës me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të Kuvendit të LDK-së, përkatësisht Kuvendit për zgjedhjen e Kryetarit […]
“Marshojmë s’festojmë”: Kërkohet drejtësi dhe barazi gjinore

Dita Ndërkombëtare e Grave u shënua në Prishtinë përmes një marshimi ku u kërkua drejtësi për gratë dhe barazi gjinore. “Tetë marsi këtë vit i gjen disa gra të vrara, nuk jetojnë më, disa të tjera që po vazhdojnë të jetojnë në familje të dhunshme pa mundësi për t’i ikur dhunës dhe pa mundësi për […]
Papa Françesku sot fillon vizitën historike në Irak

Pavarësisht kërcënimeve nga Covid-19 dhe terrorizmit, vizita e parë ndonjëherë papale në Irak pritet të fillojë të premten, gjatë së cilës Françesku do të takojë komunitetet e krishtera dhe një nga udhëheqësit myslimanë më me ndikim në botë. Për Papa Françeskun ky do të jetë udhëtimi i tij i parë jashtë vendit pas një viti qëkur pandemia kufizoi lëvizjet. […]
Epopeja e UÇK-së: 23 vite nga rënia e Jasharëve

Në Kosovë sot fillon shënimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kujtuar rënien heroike të familjes Jashari në Prekaz. Në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi u rrethua nga forca të shumta ushtarake dhe policore serbe. Më 5 mars fillon sulmi ndaj tyre e që zgjatë deri më 7 […]
Freedom House: ‘Liria botërore në rënie’

Për të pesëmbëdhjetin vit me radhë është shënuar rënie në lirinë botërore, tregon raporti i fundit i organizatës Freedom House. Në raportin vjetor theksohet se hendeku mes rënieve dhe përmirësimeve në nivelin e lirisë u thellua. Sipas raportit, Shqipëria ka rënë një pikë më poshtë, ndërsa Kosova dy pikë, transmeton Zëri i Amerikës. Maqedonia […]