SHBA dhe BE me sanksione ndaj zyrtarëve rus

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj disa zyrtarëve rus, si reagim ndaj trajtimit që po i bëhet liderit të burgosur të opozitës, Aleksei Navalny. Uashingtoni tha të martën se sanksionon shtatë zyrtarë rusë, pasi inteligjenca ka konstatuar “me besim të lartë” se zyrtarët e Shërbimit Federal të Sigurisë në Rusi qëndrojnë pas […]

Paraburgim dhe arrest shtëpiak për të dyshuarit e rastit “Subvencioni 2021”

Nëntë zyrtarëve të shtetit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore në Prishtinë, derisa dy të tjerë janë vendosur në masën arrest shtëpiak. Këto masa u janë dhënë të dyshuarve në rastin “Subvenconi 2021” të cilët u arrestuan nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti. Aksioni për […]

Kandiq: Duhet vullnet politik për të vërtetën rreth të pagjeturve

Zgjidhje për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk mund të ketë pa patur vullnet politik. Kështu ka thënë Natasha Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare, e cila ka theksuar rëndësinë e angazhimit të Prishtinës dhe Brogradit zyrtar. “Vazhdimisht flitet për numra dhe për çështje humanitare, por kurrsesi nuk […]

Maqedoni e Veriut: Mijallkov dënohet me 12 vjet burgim

Ish-shefi i policisë sekrete të Maqedonisë së Veriut, Sasho Mijallkov, është dënuar me 12 vjet burgim nga Gjykata Penale e Shkupit. Ai është shpallur fajtor për veprën penale “Bashkim kriminal”, “Përgjime të paligjshme” dhe “Shkatërrim të pajisjeve për përgjim”. Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, dy drejtues të lartë në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit janë […]

IKSHPK rekomandon ‘rigorozitet’ të masave anti-Covid

Përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë takuar sot me kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti dhe ministrin në detyrë të shëndetësisë Armend Zemaj. Në këtë takim, IKSHPK-ja ka rekomanduar rigorozitet të masave, bazuar në rritjen e rasteve pozitive me koronavirus gjatë ditëve të fundit, transmeton Koha.net. Edhe Hoti përmes një postimi ka njoftuar për […]

Prokuroria kërkon paraburgim për 11 personat e arrestuar dje

Prokuroria Themelore në Kosovë ka kërkuar paraburgimin e 11 personave të cilët janë arrestuar gjatë ditës së mërkurë pas një aksioni në disa qytete të vendit. Të arrestuarit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në marrje e dhënie ryshfeti, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe dhënie e ndihmës në kryerjen e veprave penale. Në […]

Zyra e BE-së reagon pas sulmit ndaj gazetarit Duriqi

Zyra e Bashkimit Evropian ka reaguar në lidhje me rrahjen që i është bërë gazetarit investigativ kosovar Visar Duriqi nga persona deri tani të panjohur. Përmes një postimi në Twitter, zyra e BE-së ka bërë thirrje që shpejtë të sillet para drejtësisë kushdo që e ka kryer këtë sulm. “Thellësisht të shqetësuar nga sulmi ndaj […]

Daka: Gjatë javës nis numërimi i votave të diasporës

Deri në fund të kësaj jave pritet të përfundoj rinumërimi i 494 vendvotimeve nga zgjedhjet e fundit në Kosovë, ka thënë Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka. Ajo gjithashtu ka thënë se deri në fund të javës pritet të nis edhe numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora. “Së shpejti, nëse nuk ka ndonjë […]

SHBA shënojnë 500,000 vdekje nga Covid-19

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i të vdekurve nga Covid-19 ka arritur mbi 500,000. “Sot ne shënojmë një moment me të vërtetë të zymtë, pikëllues – 500.071 të vdekur. Janë më shumë amerikanë që kanë vdekur brenda një viti në këtë pandemi sesa në Luftën e Parë Botërore, në Luftën e Dytë Botërore […]

Kosova e vetmja në rajon pa vaksinën kundër Covid-19

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nisur përdorimin e vaksinave kundër Covid-19, me përjashtim Kosovën. Edhe pse nga Ministria e Shëndetësisë ishte paralajmëruar se janë siguruar rreth gjysmë milioni vaksina të kompanisë Pfizer, kjo deri tani del të jetë e pavërtetë. Në një takim të Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me COVID-19, […]