BE pret nga qeveria e re në Kosovë të vazhdoj dialogun me Serbinë

Bashkimi Evropian do të angazhohet në bashkëpunimin me institucionet e reja në Kosovë drejt rrugës evropiane. Kështu është thënë në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi, pas zgjedhjeve të së dielës mbajtur në Kosovë. Ndër të tjera, në deklaratë theksohet se nga […]

Maliqi: Votuesit treguan se nuk janë militantë

Pas zgjedhjeve të djeshme skena politike duhet të ideologjizohet më qartë, thotë analisti Agon Maliqi. Duke reaguar pas rezultateve të votimeve të djeshme, ku partia Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm me mbi 48% të votave, Maliqi ka analizuar natyrën e atyre votuesve që mundësuan këtë ndryshim. “Të gjithë ata votues që u turrën në masë, duke […]

Elezi: Zgjedhjet shkuan mirë dhe pa incidente

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se procesi i votimit gjatë ditës së djeshme, në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë, kaloi pa incidente. “Kanë mbetur pa u proceduar diku rreth 40 vendvotimeve, të dhënat e të cilave do t’i ngarkojmë gjatë ditës së sotme në faqe”, ka thënë Elezi për Klan Kosova. […]

Ambasada amerikane: ‘Inkurajues dalja e sotme në votime’

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka reaguar pas përfundimit të votimeve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot në Kosovë. Përmes një postimi në Twitter, ambasada ka vlerësuar si “inkurajues” daljen e qytetarëve në zgjedhje derisa ka bërë thirrje që të pritet publimimi i rezultateve nga KQZ-ja. “Inkuruajues të shohim aq shumë qytetarë që […]

Zgjedhjet në Kosovë: Të drejtë vote kanë rreth 1 milion e 800 mijë qytetarë

Është certifikuar lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e nesërme që do të mbahen në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikaur listën sipas të cilës janë 1 milion e 794 mijë e 862 votues me të drejtë vote, transmeton Klan Kosova. Numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje, që do të votojnë për […]

Senati amerikan nuk shpall fajtor ish-presidentin Donald Trump

Senati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka shpallur fajtor ish-presidentin Donald Trump pas akuzës për nxitje rebelimi të ngritur nga Dhoma e Përfaqësuesve. Senati votoi me 57 vota për ta shpallur ish-presidentin fajtor dhe 43 jo fajtor, transmeton Zëri i Amerikës. Meqenëse në një gjyq në Senat kërkoheshin 67 vota, ose dy të […]

Bundestagu gjerman diskuton për imigrantët e kualifikuar nga Ballkani

Në parlamentin gjerman, Bundestag, gjatë ditës së mërkurë është diskutuar për Rregulloren e Ballkanit Perëndimor. Një mocion i Alternativa për Gjermaninë (AfD) që kërkoi anulimin e kësaj rregullore është kundërshtuar nga partitë e tjera. Deputeti djathtist Rene Springer tha se rregullorja nuk është e dëmshme vetëm për Gjermaninë, por edhe për vendet e Ballkanit, prej […]

DnV: Vendimet e qeverisë po diskriminojnë qytetarët jashtë vendit

Rrjeti i organizatave Demokracia në Veprim ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e masave anti-Covid. Përmes një reagimi, DnV ka shprehur shqetësimin për lehtësimin e masave duke kujtuar tubimet e partive politike gjatë fushatës zgjedhore. Tutje, në reagim thuhet se qytetarët jashtë vendit po diskriminohen duke iu kërkuar testi RT-PCR dhe […]

Rashiti: Zgjedhja e presidentit do të jetë problem

Zgjedhjet e ditës së dielë mund të sjellin formimin e qeverisë së re por më e ndërlikuar do të jetë çështja e zgjedhjes së presidentit, thotë analisti Naim Rashiti. Sipas Rashitit, subjektet politike nuk e kanë menduar mirë se si do t’i kenë qëndrimet kur të ngritet çështja e zgjedhjes së presidentit. “Numrat për formimin […]

Koronavirusi: Në Shqipëri ashpërsohen masat

Pas numrit të lartë të të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri, autoritetet kanë ashpërsuar masat. Masat e reja që fillojnë nga nesër (11 shkurt) dhe zgjasin deri më 25 shkurt,  ndalojnë qarkullimit e lëvizjes së qytetarëve nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në […]