Polonia nis zbatimin e ligjit kundër abortit

Nga mesnata e të mërkurës, në Poloni ka filluar zbatimi i ligjit kundër abortit i cili e ndalon atë pothuajse në të gjitha rastet. Ky vendim përjashton ndalimin e abortit vetëm në rastet e dhunimit, incestit apo kur jeta e nënës të jetë e kërcënuar nga shtatzënia. Shumica e polakëve kundërshtojnë këtë ndalesë të […]
‘Zgjedhjet ndikojnë negativisht në tërheqjen e investimeve të huaja’, thotë Zeka

Investitorët e huaj dëshirojnë siguri juridike, derisa mbajtja e shpeshtë e zgjedhjeve të përgjithshme ndikon negativisht në tëheqjen e investimeve të huaja, ka thënë Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK) Arian Zeka. “Zgjedhjet definitivisht kanë ndikim negativ për sa i përket rritjes ekonomike dhe tërheqjes së investimeve të huaja direkte aq më keq […]
KDI: Kosova në pozitë me Vietnamin në luftën kundër korrupsionit

Të gjeturat e Institutit Demokratik të Kosovës përmes Indeksit të Përceptimit të Korrupsionit për vitin 2020 kanë treguar se vazhdon të ketë stagnim në luftën kundër korrupsionit. Në njoftimin e KDI theksohet se për të dytin vit radhazi, Kosova shënoi 36 pikë duke u renditur në pozitën e 104 së bashku me Shqipërinë, Algjerinë, Bregun […]
Rusia i reagon Shqipërisë: Na provokuat, do të përgjigjemi

Rusia ka reaguar pas dëbimit të një diplomati të saj nga shteti i Shqipërisë. Diplomati rus Alexey Krivosheev u shpall “non grata” ditë më parë në Shqipëri për shkak të thyerjes së karantinës. Në reagimin e shtetit rus, të premten zv. ministri i jashtëm Aleksandër Grushko tha se ky veprim nuk do të mbetet pa […]
Kusari: Gjuha e partive politike po sulmon lirinë e mediave

Juristja e së drejtës së mediave, Flutura Kusari, e ka vlerësuar të rrezikshme dhe sulm ndaj lirisë së mediave qëndrimin e dy partive politike në Kosovë ndaj programeve të televizionit Dukagjini. “Nëse një parti politike i denoncon publikisht mediat, atëherë përkthyer në praktikë, kjo i bie që një militant i kësaj partie apo ndonjë partie […]
15 vite nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova

Në përvjetorin e pesëmbëdhjetë të vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, mëngjesin e së enjtes janë bërë homazhe te varri i tij nga politikanë të vendit. Presidenti Rugova vdiq më 21 janar të vitit 2006. “LDK-ja dhe Kosova e ndien mungesën e tij, një figurë historike që dha shumë për lirinë dhe pavarësinë e […]
BE-ja me mekanizëm për sigurimin e vaksinave, përfshirë Ballkanin Perëndimor

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka njoftuar në Twitter se Bashkimi Evropian ka nisur lëvizjet për të siguruar vaksinat anti-Covid edhe për Ballkanin Perëndimor. “Për të siguruar front të bashkuar për të mposhtur COVID19 dhe qasjen e hershme në vaksina, Komisioni Evropian do të ngrejë mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave të ndara nga […]
Në Prishtinë konfiskohen barna të kontrabanduara

Dogana e Kosovës ka konfiskuar gjatë ditës së martë një sasi të konsiderueshme të barnave të kontrabanduara. Aksioni është zhvilluar në Prishtinë, në disa barnatore në rrugën “Dëshmorët e Kombit”. Siç transmeton Klan Kosova, gjatë kontrollës janë gjetur shumë barna që nuk janë deklaruar gjatë hyrjes në territorin e Kosovës. Për më shumë kliko këtu
Studentët kërkojnë rifillimin e ligjëratave në fakultete

Mësimi online po konsiderohet jo i efektshëm nga studentët të cilët po kërkojnë rifillimin e ligjëratave në klasët e fakulteteve. Përmes një peticioni online, studentët e Universitetit të Prishtinës po kërkojnë që nga muaji shkurt, kur nis semestri i dytë, të rikthehen në fakultete. “Me nënshkrimin e këtij peticioni ne si individë deklarojmë se dëshirojmë […]
Biden planifikon një projektligj gjithëpërfshirës për imigrantët

Në ditët e para të tij si President i Shteteve të Bashkuara, demokrati Joe Biden ka planifikuar të propozoj një projektligj gjithëpërfshirës për imigracionin. Sipas një personi të njohur me legjislacionin, që foli me kusht që të mos identifikohet, projektligji që pritet të ketë qindra faqe, do të paraqitet pasi që zoti Biden të bëjë […]